Censuroi Eurovizionin, “EBU” i ndalon transmetimin kanalit kinez

May 11, 2018 10:13

Censuroi Eurovizionin, “EBU” i ndalon transmetimin kanalit kinez

 

Unioni Europian i Transmetimeve i ndaloi një prej kaneleve televizive më të famshme të Kinës që të transmetojnë festivalin “Eurovision Song Contest”, pasi ai censuroi elementë “LGBT” të shfaqjes.

“Mango TV” u kritikua në rrjetet sociale, pasi shfokusoi gjatë transmetimit flamujt shumëngjyrësh si dhe tatuazhet, gjatë gjysmëfinales së ditës së martë.

Televizioni kinez nuk transmetoi këngën e Irlandës, për shkak të lidhjes homoseksuale që ajo paraqiste.

Të njëjtin fat pësoi edhe kënga e Eugent Bushpepës, për shkak të tatuazheve të këngëtarit.

Unioni Europian i Transmetimeve tha se kjo censurë nuk përkon me vlerat e tij të diversitetit. Për këtë arsye, EBU-ja ndërpreu çdo raport me televizionin kinez, që nuk u lejua të transmetojë gjysmëfinalen e dytë dhe nuk do të transmetojë as finalen e madhe.

Censura e “Mango TV” u mor vesh falë përdoruesve të shumtë kinezë të medieve sociale, të cilët përdorën këto platforma për të denoncuar veprimet e kanalit televiziv.

l.h/ dita

May 11, 2018 10:13
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*