Çërçilli, Gërvalla dhe… Lala

September 3, 2018 13:28

Çërçilli, Gërvalla dhe… Lala

 

 

Nga Bedri Islami

Asnjë lidhje nuk ka mes këtyre të treve; as nuk janë njohur dhe dy të parët as që kanë dëgjuar për të tretën.

I ka bashkuar një gjë: profesioni i gazetarit dhe fakti që, përmes këtij profesioni apo pasioni, ata janë bërë të njohur, megjithëse në shkallë të ndryshme dhe për qëllime të ndryshme.

Çërçilli, në rininë e tij ishte ushtarak, oficer kalorësie, shkalla më e ulët e linjës së trupës ushtarake angleze. Pavarësisht se në shkollë kishte qenë gjithnjë i fundit, aq sa babai i tij, herë pas here e qortonte ashpër, ai kishte pasionin e gazetarit brenda vetes; jo si ecuri në botën e letrave, por si një shkallë drejt politikës. Ndoshta nga që gjyshi i tij nga nëna, një amerikan ambicioz, ishte manjati i disa mediave të fuqishme, mes tyre edhe i Nju Jork Taims.

Kërkoi ai rrezikun në luftë që të bëhej i njohur dhe të futej në politikë. I kërkonte nënës së tij që të përdorte gjithë njohjet, që të ishte në zonat e rrezikshme të luftimeve në perandorinë angleze, që të kishte një të shkuar për politikanin e ardhshëm, por lufta nuk ia preu kurrë kostumin që donte.

Ia zgjodhi gazetaria. I dërguar si korrespondent lufte, kur anglezët në Afrikën e Jugut luftonin kundër boerëve holandezë, i zënë rob lufte, i arratisur, i ndjekur, i kërkuar përmes shpërblimeve të ndjeshme për kohën, i fshehur në një tren mes dengjeve të pambukut, befas merr vesh se aventura e tij në Afrikën e Jugut ishte shumë më tepër se çfarë kishte pritur vetë ai. Ishte rrezikuar në Indi, mes kufirit me Pakistanin e ardhshëm, ishte tunduar përmes gjakut në Afganistan, ishte përpjekur në Egjipt, gjithnjë majë një kali luftarak, por e kishte gjetur vetëm atëherë kur kishte qenë gazetar.

I kishte filluar reportazhet ende pa u bërë 22 vjeç; të forta, të sinqerta, të drejtpërdrejta, pa asnjë fshehje, asnjë mashtrim, dhe ishte bërë aq i vështirë, sa që asnjë gjeneral nuk e donte pranë vetes.

Gërvalla, Jusuf Gërvalla, një gazetar i shkëlqyer nuk u bë i njohur fillimisht si gazetar, por si martir dhe hero i popullit të tij dhe i vendit të tij: Kosovës. Fjala e tij e shkruar, si gazetar, nuk kishte qenë gjithaq e njohur, ndoshta nga që ishte i ri, por kishte qenë mjaftueshëm e rrezikshme sa që për t’u bërë sinjali i vrasjes së tij.

Shpesh herë kam menduar, përse, aq mizorisht, shërbimet e fshehta serbe bënë vrasjen e 17 janarit 1982, kur tre vetë, mes tyre dy njerëz të letrave, Jusufi dhe Kadri Zeka, sëbashku me Bardhosh Gërvallën, vëllain e Jusufit, u vranë në pragun e shtëpisë së tyre, në një shtet të huaj, të quajtur tepër i sigurtë, në Gjermani.

Jusufi do të ishte mentari i parë në perëndim i lëvizjes ilegale çlirimtare. Nacionalist i dorës së parë me një lëvozhgë të së majtës, ai po bëhej shumë shpejt njeriu rreth të cilit po mblidheshin njerëzit që kishin vendosur të protestonin dhe të kërkonin ndryshe lirinë e vendit të tyre . Në fakt ai ishte vazhdimi i pranverës studentore.

Viti 1981 sapo kishte ikur, përgjakshëm, rrëmujshëm, por shpresëplotë. Njerëz të guximshëm kishte plot, lider nuk kishte. Kishte ardhur koha e liderëve dhe atë e morën përsipër dy njerëz tw letrave, Kadri Zeka dhe Jusuf Gërvalla.

Jusufi e kuptoi se fraza e lëmuar, poetike, e rrjedhshme, mes kujdesit dhe lëmimit, ndoshta nuk e kishte kohën e saj. Ishte koha e fjalës së drejtpërdrejtë, të lexueshme qartas, të kuptueshme lehtësisht dhe të ndjekur besnikërisht.

Kur ai e tha këtë fjalë, atë e vranë.

Sepse fjala e ndershme ka gjithëherë pagesën e saj.

Më janë kujtuar të gjitha këto nga një ngjarje e ditëve të fundit dhe që ka lidhje të drejtpërdrejtë me gazetaren Klodiana Lala.

Shtëpia e prindërve dhe e vëllait të saj u qëllua në një thyerje mesnate. Ora tre e natës. Tmerr të të përplasen plumbat në murin e shtëpisë apo në xhamat e portës kryesore.

Tmerr për cilindo, aq më shumë për një familje që ka në rrethin e saj një gazetare, aq më tepër të kronikës, investigative, herë herë e guximshme. Edhe më e rëndë bëhet e gjithë kjo kur mendon se në atë shtëpi, rastësisht, ndodheshin edhe dy fëmijët e zonjës Lala, e cila, si mësuam, banon diku tjetër. Të nisësh jetën përmes plumbave është një fillim i pazakontë, i cili kërkon një gjë të shpejtë dhe të sigurtë, zbardhjen e ngjarjes.

Ka ndodhur me synim Lalën apo njerëzit e saj, kjo nuk është e rëndësishme. Ka pasur edhe raste më mizore mbi gazetarët në kohën berishiane, edhe kjo nuk është e rëndësishme. Secilës ditë i del mjaft pikëllimi i saj – thuhet në librin e shenjtë kristian.

Edhe kësaj dite i del pikëllimi dhe trazimi i saj.

Zonjën Lala nuk e njoh. Nuk e kam takuar asnjëherë dhe as nuk besoj se mund të takohemi. Moshë të ndryshme, tema të tjera, miq të tjetërsoj. Jeta ka të papriturat e saj dhe gjithçka mund të ndodhë. Uroj që kjo të mos përsëritet – që jeta e saj të rrjedhë e qetë, e pa shprishur. Normalitet i zakonshëm.

Por e kam ndjekur disa herë në mjediset televizive, pikërisht në temat investigative. Nuk e kam krahasuar me të tjerë, dhe as që kam ndër mend ta bëj këtë. Zakonisht rri në kahun e opozitës, megjithëse një gazetar investigativ duhet të jetë gjithnjë si i të vërtetës, më shumë si i pjesëve partiake. Zakonisht kështu duhet të jenë të gjithë gazetarët, por veçmas ata investigativë. Ata ngjallin edhe më shumë solidaritet. E bënë të gjithë këtë, deri edhe Gjykata e Lartë e Prokuroria e Përgjithshme, ku nesër mund të gjykohen tentuesit dhe që mund t’i nxjerrin të pafajshëm ose përmes një dënimi minimal, si ka ndodhur shpesh herë.

Lala nuk ka nevojë për këtë, ajo kërkon të vërtetën, ashtu si e kërkojnë gjithë të tjerët. Ka shumë vrasje të mbetura në errësirë në këtë vend. Njëra prej tyre, ajo e Azem Hajdarit, pritet të rigjykohet, megjithëse duhej gjykuar saktë që asaj kohe. Edhe ai që nuk shkon për të dëshmuar bën një krim të vetin; edhe ai që fsheh se çfarë ka thënë një dëshmitar i incizuar bën një krim tjetër..

Zonja Lala është një zë në botën e gazetarisë investigative, zë i drejtpërdrejtë, por jo gjithnjë i saktë.

Fjala nuk bën mort, thonë të vjetrit, por gjuha kocka nuk ka, e kocka thyen.

Jo rrallë herë, në diskutimet e saj të shumta, në të drejtën e saj, kam dëgjuar të thotë, edhe kur gjërat janë krejt ndryshe, “nga burimet e mia informative”, edhe pse këto burime mund të mos kenë qenë askund apo të kenë dhënë informacion të rrejshëm.

Të bësh kujdes me fjalën, edhe pse mund të ndodhesh i rrezikuar, si në rastet e sipërm, njëri, Çërçilli,  nga gjeneralët e tij që i kishin në duar karrierën; tjetri , Gërvalla, nga shërbimet e vendit pushtues që i kërcënonin jetën, është më e vështira e, shpesh herë më e pamundura në jetën e një njeriu të fjalës së shkruar.

E di se si mund të jenë ndjerë prindërit e zonjës Lala asaj nate e si ndihen edhe tani. Më kujtojnë nënën time një natë tetori 1992, kur dy njerëz me armë, pas mesnatës, shpërthyen portën e hyrjes në shtëpinë time dhe kërcënuan. Ishte rasti i vetëm i ndodhur në qytetin tim, megjithëse isha gazetari i vetëm opozitar i atyre viteve të para. Pastaj mora vesh se kishin ardhur nga një qytet tjetër, më verior, se kishin pyetur dy herë se ku ishte shtëpia ime dhe, pasi kishin thyer derën, asaj kohe ajo ishte me dritare të xhamta se ende nuk ishim mësuar me erën e krimit, kishte ngjarë ajo që pasoi.

E kuptoi se si ndjehen edhe prindërit e atyre që në emisione të ndryshme investigative, jo vetëm Lala, por edhe të tjerë, shpejtojnw t’i quajnë kriminelë, hajdutë, vrasës, e një mijë të tjera, të cilat më pas, jo shumë larg, saktësohen si krijesa të çastit ose të llogaritura qetësisht për një zhurmë të çastit.

Fjala, ndryshe nga sa mendojmë, të vret.

Që mos të vrasë, duhet të jetë e qetë, e guximshme, e matur , edhe kur ajo mund të bjerë si rrebesh mbi fatin e mbi jetën tonë.

Disa herë zonja Lala ka bërë këtë gjë të saktë dhe  të vyer, por jo gjithnjë.

Por askush nuk ka të drejtë të ligjërojë krimin. Të bëhet pjesë e krimit.

Mos i ndodhtë askujt çfarë ndodhi në shtëpinë e prindërve të saj.

Një gazetare trime nuk ndalet nga krimi. E unë besoj se edhe ajo nuk do të ndalet.

Por shembujt që solla në fillimin e këtij shënimi ndoshta mund të na shërbejnë për rëndësinë e fjalës së ndershme.

 

September 3, 2018 13:28
Komento

17 Komente

  1. Nasi September 3, 14:20

    Nje krahasim i pa vend,qe nje rrogtare gazete e krahason me Curcillin e madh!
    Mos i beni heronj gazetaret kur populli nuk u ka pare hajrin atyre.
    Te gjithe qytetaret shqiptare kur goditen,vidhen,vriten etj jane te njejte para ligjit dhe gjykimit e jo te na i beni gazetaret si heronj.
    Une ju shkruaj se “shteti po me grabit” ,ndersa ju heshtni!
    Atehere pse t’u respektojme si perendi?

    Reply to this comment
  2. ETHEM September 3, 16:39

    ANALIZE E KRAHASIM I SAKT,DY TE PARET BURRA HEROJ E TRIMA PER KOHEN E TYRE.E TRETA NJE GRUA QE KERKON TE BEJE DETYREN MBI DISA TE PAVERTETA.
    Z.KLODI E KAM PARE E DEGJUARE DISA HERE NE DYERT E PREKUROREVE DUKE THENE..”LAJM NGA NJE BURIM I BESUESHEM..”..”TE DHENA TE MARRA NGA INFORMACIONE TE MIA ..”.DHE NE DISA STUDJO TV ESHTE PERPLASUR ME SHUME ANALIST KUNDERSHTAR SA QE TE LINTE PERSHTYPJEN E KOPJES SE SALIUT NR.2,LULIT NR.3,MULIT NR.4.
    RASTI I GAZETAREVE PARTIAK KA QENE AI I ISH MINISTRIT TAHIRI:SA U DHA LAJMI NGA NWS24,MENJIHERE DOLI LULI NE FOLTOREN E SHQUPIT DHE URDHEROI ARRESTIMIN E TAHIRIT.DHE DIHET SE SI U SAJUA BABALE 1,ME PAS BAVALE 2,ETJ.
    -GODITJA E SHTEPISE SE PRINDERVE TE GAZETARES ESHTE KRIM SI ÇDO KRIM TJETET TE NDODHUR NE KETE VEND NE KETO 28 VITE.POR KETE HERE ULURIMAT E SHQUPIT ISHIN ME TE MEDHA.DHE DIHET PSE:SEPSE SHTATORI PERKON ME 2O VJETORIN E VRASJES SE SHEKULLIT.DHE AUTORI SAJ KERKON PERSERI GJAK.NGA KUSH..PARIMI UDB ESHTE..”VRIT NJE NGA TE TUT DHE HIDHJA FAIN KUNDERSHTARIT PER TE MARR PUSHTETIN..”.
    GAZERARJA TE MOS KET FRIK TE BEJE DETYREN,POR..GJELLA ME KRIPE E KRIPA ME KARAR..! SE POPULLI ÇDO DITE VEZHGON DHE DIN TE NDAJ MIRE GRURIN NGA EGJERA.
    JU THAFTE DORA ATIJ QE QELLOJ PAVARSISHT SE KE QELLOI.

    Reply to this comment
  3. Korabi September 3, 16:48

    O bedri eshte turp te krahasosh kollosa dhe njerz te medhej me marksistet kosovare . Mos ja futni pordhes tani nuk eshte sidikur qe keni genjyer per cdo gje ja keni lene UDB s Jugosllave . Jusuf gervallen e kane vrar shoket e tij, se per cfar e dine ata , Shikoni ne yotube ;; intervisten e RIZA SALIHU< IBRAHIM KELMENDI qe akuzojne njeri njetrin dhe se Jusufi ka qene spiun jugosllave prandaj lereni pordhat me rigon

    Reply to this comment
  4. e kam thene; komunizmin e "anulluam",per te evituar...REVOLUCIONIN e armatosur . . September 3, 17:00

    sa per idene, qe do te japesh, duket sikur i thua; mire mire, po s’e ke mire . dhe une keshtu them . madje e gjej te pozizionuar ne anen e gabuar kete gocen …si shume e shume te tjere . sa per krimet, s’ka nevoje fare per “investgime” . jane sheshit, hapur dhe me… KUSHTETUTE . ” kthimi i prones ish pronareve”, shpallja heronj, e te gjithe “ish te burgosurve “politik”, vjedhjet e mallit shteteror dhe ngritja e bizneseve me to, pushtimi i trojeve dhe dhenja e tapive, pa piken e ndjenjes se fajit, ndertime pa leje dhe me pas legalizimi i tyre sikur te jene veprime bamiresie . ka dhe vjedhje uji, drita, prishje parqesh, stolash e lulishtash . ka…dhe vrasje ne mes te dites, qe cuditerisht nuk “zbulohen” autoret, ku me egzemlare jane vrasjet e 21 JANARIT 2011 . dhe per keto…..S’E HAP GOJEN NJERI…nderkohe, keta “investigativet” gjurmojne; si, kush, ku e kur, u be vrasja e viktimes, qe me pare kishte vrare me nje karikatore kallashnikovi, nje shokun e tij per…..LARJE HESAPESH, (psh. . .per DROGE ose konkurence BIZNESI) . PS . a mund te na lini pak…rehat .

    Reply to this comment
  5. Krist September 3, 19:53

    Por edhe kete rralle ja ke fut kot,more Bedri?Ku kujton se eshte pozicioni yt,more Bedri,qe hiqesh kaq,me fal se po ta them troc: pordhac.? Por po me detyron te te them se qenke edhe nje “trap”,i pa pare.

    Reply to this comment
  6. Rita September 3, 19:55

    Me ngadale komentues Korabi e mos etiko emra e sherbime sekrete pa u hapur dokumentat e dy shteteve ish-Yugosllavi e Shqiperi , Gja qe nga ana jone them se kurre dokumenta per eliminimin e kosovareve nuk kane mbetur por jane zhdukur ,thjesht per te zhdukur trathtite vllazerore ,Nuk ka shume rendesi se kush shkrehu pushken ate nate dimri ne Gjermani por kur ishte urdheruesi ,Miloshevici ne gjygjet ( seancat e kryera ) per kete kurth e vrasje te pabese ka deklaruar se vrasesit flisnin shqip . Dhe thenia e tij ishte e tille qe te linte te kuptonite dhe tjetren se une do te coja per siguri te plote vrases qe flasin serbisht e jo shqip ,PRA?????? Medet viktima qe iken e sa dhimbje e plage i len pas ,familjes , femijve e prinderve ,!!!!!!

    Reply to this comment
    • Per @ Riten September 3, 21:21

      Mos prit kot , per dokumentat e shtetit shqiptar qe te hapen , sepse ato, vite me pare i jane dhene UDB-se nga Sali Berisha , Azem Hajdari , Bashkim Gazidede , Ali Spahia e nje tufe banditesh te Partise Demofashiste . Ndaj , ato nuk jane per te hapur kuuurre se nuk ndodhen me ne duart tona ! Ti nuk je kaq naiv , sa hiqesh , se te kam ndjekur edhe ne komentet e tjera !

      Reply to this comment
  7. Rita September 3, 22:50

    Me naivitetin me duket se po luani ju derisa shkruani emrat e mesiperm qe ne ngjarjet e janarit te 1982 nuk kan pasur asnje post politik dhe per zhdukje dokumentash ishin te interesuar R Alia e familja Hoxha , qe paten nje kohe jo te vogel ( nje dekade ) per te bere retushimin e cdo fjale ,emri ,pseudonimi e madje fotografie , ,,shqip djegjen e ketyreve dokumentave qe vetem akuzojne me shume se sa tregojne ne te vertete , Per hir te asaj kompromisi midis shtetit tone fatekeq i periudhes 1941–1991 me ate te ish Yugosllavise behet e mundur dhe kycja e perhershme e dosjeve yugosllave gje qe i ben te flene te qete te gjallet e te vdekurit te shtetit tone per rastin Gervalle e shume e shume raste te njejta I ndjeri J Gervalla i UDB s”ishte aspak por vec nje ushtar i zellshem i M Shehut e shebimit sekret shqiptar ,Hynte ne ambasaden shqiptare te Vjenes ( Austri ) ,sikur te ishte ne shtepine e vet e madje jipte urdhera e priste urdhera , Fundi tragjik e me teper i tille kur bashkeshortja e tij kerkon qe varrimi t”i behet ne Tirane e Tirana qe ai luftoi e,bashkpunoi me bindje te verber beri nje vesh te shurdhet , Pra komentues i mesiperm mos ngatarro data ,e emra ,,flasim per vitet 1980 e jo per Berishet Hajdaret e Gazidelet ,

    Reply to this comment
  8. alphade September 4, 03:24

    Shenim: Zoti Bedri, me gjithe respektin e madh qe kam
    per Ju,si njeri dhe si gazetar ,dua te bej vetem nje she-
    nim: Ke vene tre emra ne krye te artikullit tend qe mund
    t’i konfundosh njerezit qe shohin titullin dhe e interpre
    tojne si bicim krahasimi apo te venjes ne nje lartesi kate-
    gorie:
    1- Cercilli,kryeministri i Anglise gjate L2B, ishte ne tere
    kuptimin e fjales nje DINOSAUR qe u zhduken 60
    milion vite me pare dhe mbeti vetem nje “trashgimtar”
    qe ishte Curcilli…….!
    2- Isuf Grvalla ishte nje luan dhe luaneshat pjellin vetem
    nje LUAN ,qe luftoi per Kosoven ne mergim por qe
    nuk e pa clirimin e Kosoves sepse dora gjakatare ser-
    be i mori jeten ne mezin e jetes……..!
    Per keta dy te paret mund te shkruhen rromane pa-
    mbarim dhe asnjehere nuk ekzaurohen bemat e tyre.
    3- Lala, ne krahasim me te paret eshte thjeshte nje vemje
    e peshtire qe sajon dhe i sajojne “heroizma” si metode
    hitleriane e sponzorizimin per t’i rritur “ryben” sepse
    nga sa kam pare une ne intervistat e saja ne mediat
    televizive eshte nje gazetaruce mediokre, nen medio-
    kre e mbushur me mllefe partiake,nje sharlatane pa
    asnje pike vlere si gazetare,aq me pak si “gazetare
    investigative”, titull ky qe te vjen me vjelle kur e degjon
    te flase “kodra pas bregut” dhe pervec deklaratave te
    marra hua nga kupola e mafias politike nuk ka asnje
    fare kapaciteti per te argumentuar e analizuar faktet
    sepse realisht asnje here nuk sjell fakte por vetem ha-
    mendesime si ato te “Orakullit te Olimpiti” ose per ta
    bere me te kapeshme per publikun shqiptar kjo gaze-
    taruce investigative ka vetem nje burim: “Qytetarin
    Dixhital” … E gjithe zallamahia qe eshte bere eshte
    vecse “shkume qumeshti” dhe asgje me teper. Ate
    nuk e rrezikon asgje,absolutisht asgje.
    Me sa duket kjo gazetaruce ka nje hall dhe ky hall
    vetem ajo e di por per te ndricuar kureshtjen e publi-
    kut ,mos kjo “Shume zhurme per asgje”, ” Much ado
    about nothing” ,ka lidhje me letrat angleze per “gje-
    tur nje argument se gjoja asaj i rrezikohet jeta ne
    Shqiperi” ! Puro genjeshtra qe sajohen per te justifi-
    kuar emigrimin ne nje vend te huaj si Anglia,Amerika,
    etj. Nekete linje duhet shikuar skenari imkesaj zonje,
    ne se e meriton te quhet zonje…..!

    Reply to this comment
  9. Alban September 4, 08:53

    O Bedri, ne vitin 1992, kriminelet erdhe tek shtepia jote; ne vitin 2018, kriminelet shkuan tek shtepia e juristit te burgut te Krujes; pa me thuaj o Ciceron se cfare lidhje ka gazetarja Klodiana Lala me plumbat dhe gezhojat e shtepise se vellait? Sa na lodh me mCurciller e Gervallera qe s’kane lidhje fare me nje zedhenese krimesh te Sali Berisshes; shko bre burre e intervisto burimin, Saliun.

    Reply to this comment
  10. intelektuali September 4, 11:37

    Ta krahasosh kryeministrin me te zgjedhur anglez, antikomunistin e perbeuar Winston Churchill ta krahasosh me Jusuf dhe Bardhosh Gervallen e Kosoves me shume hije nga pas ( te implikuar ne vrasjen e tyre jane akuzuar Bexhet Pacolli, Ramush Haradinaj dhe Albin Kurti) dhe aq me shume te vazhdohet krahasimi idiot dhe dallkauk i Churchillit, nje nga burrat e shtetit me me fame boterore me gazetaren investigative Llalla qe i ka zbathur breket Edi Rames dhe lukunise enveriste pas tij qe nga pionieret e Enverit Erion Veliaj dhe Taulant Xibraka me nje tabor spiunesh dhe kriminelesh te sigurimit nga pas,

    KETE KRAHASIM MUND TA BEJE VETEM ENVERISTI FANATIK BEDRI ISLAMI

    Qe hedh llogje idiotesh pa kurfare llogjike ne gazeten DITA dhe nuk ka kush qe t’i beje kritike intelektuali per nivelin e ulet te gazetarise boshe.

    PO CHURCHILLIN NUK I BERI ATENTAT DHE NUK E VRAU DOT AS HITLERI O BEDRI ISLAMI, PERKUNDRAZI E RESPKETOI SI NJE KUNDERSHTAR TE DENJE DERI NE FUND TE LUFTES.

    Reply to this comment
  11. Neutrino September 4, 11:50

    “Kërkoi ai rrezikun në luftë që të bëhej i njohur dhe të futej në politikë”

    Ose eshte lapsus gjate shkrimit, ose i mungon pikepyetja ne fund. Keshtu sic eshte, kjo fjali eshte gabim.

    Reply to this comment
  12. Fuat Cela September 5, 00:33

    Te qîfsha grune o enveristi robqime Bedri Islami.

    Reply to this comment
  13. fteri September 5, 07:57

    Çërçilli, Gërvalla dhe… Lala !…..
    Ku e gjete këtë krahasim qesharak -bombastik me një figurë të madhe si të Çërçillit ,që përfundon titullin me një pordhë .Apo pirdh-pirdh se kështu e do mileti ? .

    Turp për një gazetar si ti o Bedri ,të mos njohësh gazetaren e tërbuar Lala që flet si ROBOT-automatik nëpër studjo televizive pa tru .Një gazetare që i flet goja para llogjikës ,çëmend edhe djallin .

    Krahasim qesharak !! kjo -Lala është vetëm një pordhë një mburojë e krimeve të Saliut,Lulit,B.Fevziut,Fari Balliut .

    Ja ke futur kot kot plako ! ,apo kur s’ke punë luaj derën
    …..Me këtë titull bombastik false apo i bëni jehonë e madhështi dhe erë pordhve fallso të gazetares robot pa tru. Po more Bedri shkruani gjëra reale ,kjo ka vlera .

    Akti në se nuk është i montuar ,është i dënueshëm ,por duhet zbardhur e trejtuar drejt ngjarja .
    (Faleminderit për mirkuptimin)

    Reply to this comment
  14. info analitike September 5, 10:04

    Churchil-i, Gervalla…Lala dhe……………. Islami, nje gerdalle partie grafoman qe ka te vetmen detyre, sherbimin deri ne vetemohim ndaj partise.

    Reply to this comment
  15. Peti i Nasit September 5, 19:37

    Shkruani më shkurtër, sepse lexoheni më shumë, o gazetar. Kur shkruan gjat nuk ka lexues, por komentues. Nuk e keni vënë re këtë?!

    Reply to this comment
  16. Peti i Nasit September 5, 19:45

    Më pëlqejnë shkrimet e Mikom Zeqos

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Click here to cancel reply.

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*