Ceremoni madhështore për çeljen e Kampionatit Botëror Brazil 2014

June 12, 2014 20:18

Ceremoni madhështore për çeljen e Kampionatit Botëror  Brazil 2014

Përfundon pritja për Kampionatin Botëror të Futbollit Brazil 2014 . Sezoni i 20-të në historinë e futbollit është hapur mbrëmjen e sotme përmes një ceremonie madhështore. Rreth 500 vetë, artistë, sportistë dhe nxënës të shkollave të ndryshme kanë performuar në ceremoninë madhështore të hapjes së këtij kampionati në stadiumin e San Paolos. Ceremonia nisi rreth orës 20:15 me orën e vendit tonë në një manifestim madhështor të kulturave, veshjeve, traditave të qyteteve të ndryshme të Brazilit.
Puna per organizimin e ceremonise se çeljes se Boterorit Brazil 2014 ka nisur ne fillim te vitit 2013. Ne kete kupe bote do te marrin pjese 32 skuadra pergjate nje muaji deri ne finalen e madhe te 13 korrikut. Trofeu i Kupës së Botës bëri një udhëtim nëpër 88 shtete të ndryshme të botës që nga shtatori i vitit të kaluar deri sot në ditën e nisjes së Botërorit. Gjithashtu, ne kete boteror do të ketë nje pjesemarrje te gjere te futbollisteve me origjine shqiptare. Ky kampionat botëror do të jetë më i kushtueshmi në histori, madje me diferencë të madhe me kampionatin botëror të Gjermanisë në 2006.

June 12, 2014 20:18
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim