Ceremonia mortore e ish-presidentit turk Suleyman Demirel

June 19, 2015 13:29

Ceremonia mortore e ish-presidentit turk Suleyman Demirel

Suleyman Demireli po përcillet për në banesën e fundit me ceremoninë mortore kombëtare, që mban cilësinë e nivelit më të lartë të protokollit.

Trupi i pajetë i Demirelit u mor nga spitali Güven ku ndërroi jetë dhe u përcoll në banesën e tij në Rrugën Güniz. Kjo rrugë përpara sjelljes së xhenazes u la me ujë trëndafili.
Mbi arkivol, ushtarët hodhën petale trëndafili. Xhenazja përpara shtëpisë u prit nga familjarët, personalitete që kanë qenë pranë tij gjatë jetës politike si de dashamirës të shumtë.

Ceremonia përkujtimore përpara shtëpisë filloi me 1 minutë heshtje.
Këtu, doktoresha dhe këshilltarja e Demirelit, Aylin Cesur, me lot në sy tha; “Gjatë 15 vjetëve që kaluam në këtë shtëpi mësova shumë gjëra në emër të njerëzimit”.
Edhe Ish Kryetari i Kuvendit të Madh Popullor të Turqisë dhe njëkohësisht ish-ministër i jashtëm, Hikmet Çetin tha: “Ju jeni një burrë shteti dhe një politkan që ka dominuar në gjysmën e dytë të shekullit të 20-të. Ju ja dedikuat jetën kombit dhe popullit. Ju ishit një emër i identifikuar me Republikën. Ju nuk lejuat cenimin e demokracisë dhe drejtësisë”.
Edhe ish-ministri i brendshëm, İsmet Sezgin theksoi dhimbjen dhe hidhërimin e madh që kanë ndjerë për këtë humbje të thellë.
Ceremonia vazhdoi në Xhaminë Kocatepe në Ankara ku u fal namazi i xhenazes me pjesëmarrjen e autoriteteve më të larta të vendit.
Presidenti Erdoğan pasi ka shprehur ngushëllimet për familjen, ka ndjekur nga afër largimin e kortezhit duke patur në krah Kryeminitrin e vendit Ahmet Davutoglu dhe Kryetarin e Parlamentit Cemil Çiçek.

Suleyman Demirel, humbi jetën në moshën 91 vjeçare.

Përvojën e tij të parë politike e pati në vitin 1962 në Partinë e Drejtësisë (Adalet Partisi) dhe pas një sulmi ndaj selisë së kësaj partie, për një farë kohe u tërhoq nga politika aktive.

Në vitin 1965, Demirel ju rikthye politikës dhe hyri për herë të parë në kuvend si deputet i rrethit Isparta nga Partia e Drejtësisë.

Po të njëjtin vit, Ai themeloi qeverinë e 30-të të Republikës së Turqisë dhe në moshën 41 vjeçare u bë Kryeministri i 12-të i vendit.
Në 12 mars 1971 u bë grusht shteti dhe Demirel dha dorëheqjen.

Demirel, gjatë periudhave të grusht shteteve ndërmjet viteve 1971-1980 themeloi 3 herë qeverinë e koalicionit.
Seleyman Demirel, kaloi një periudhë në burg. Deri në vitin 1987, për 7 vjet me radhë atij ju ndalua pjesëmarrja në politikë.
Me votimin popullor të 6 shtat 1987 mori fund dhe dënimi për të qenë pjesëmarrës në politikë dhe në 24 shtator ai u zgjodh kryetari i Partisë së Rrugës së Drejtë (Doğru Yol Partisi ‘DYP’)

Në zgjedhjet e 20 tetor 1991 DYP dhe Partia Popullore Social Demokrate, bënë koalicion dhe themeluan qeverinë e 49-të të Republikës së Turqisë, Demirel erdhi përsëri në detyrën e Kryeministrit.

Ndërsa ndalesa e tij e fundit politike ishte Pallati Presidencial Çankaya.

Në 16 Maj 1993, nga ana e kuvendit, Demirel u zgjodh Presidenti i 9-të i Turqisë.

Pas detyrës 7 vjeçare, ai ja la detyrën Presidentit të 10-të Ahmet Necdet Sezer.

Gjatë viteve 1965-1993, Suleyman Demirel ka qenë kryeministër i 7 qeverive të ndryshme për 10 vjet e 5 muaj dhe pas detyrës 7 vjeçare si president, ai u tërhoq nga politika.

June 19, 2015 13:29
Komento

1 Koment

  1. Ermiri June 19, 14:54

    Demirel, nje emer i nderuar dhe shembull se si mund ti sherbehet vendit te tij.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*