Ceremonia mortore, Tufa: Në homazhe edhe ata që se donin Lirakun

November 6, 2012 16:54

Ceremonia mortore, Tufa: Në homazhe edhe ata që se donin Lirakun

Familjarë, të afërm, miq, e kolegë i japin lamtumirën e fundit Lirak Bejkos, ish të përndjekurit politik i cili ndërroi jetën ditën e premte në një spital në Itali pasi u vetëdogj në ditën e 19-të të grevës së urisë. Pas mbërritjes në atdhe të trupit të pajetë të  Lirak Bejkos, familjarët kanë hapur dyert e zisë. Ndërkohë që veç ngushëllimeve në familjen e Bejko, homazhe pritet të zhvillohen dhe sot në ambientet e institutit të ish të përndjekurve në Tiranë. Ishte kreu i shoqatës së ish të përndjekurve, Skënder Tufa ai i cili bëri me dije se homazhet për nder të Lirak Bejkos do të zhvillohen për dy orë në këtë institut. “Nga ora 11:00 deri në 13:00 do të zhvillohen homazhet në institutin e ish të përndjekurve politik. Çdo qytetar që e ndjen, trupat diplomatikë janë të njoftuar për të marrë pjesë në homazhe dhe për të nderuar këtë martir të demokracisë”, vlerësoi Tufa, i cili iu kundërpërgjigj dhe deklaratave të kreut të  Institutit të ish të përndjekurve politik Simon Miraka. “Homazhet janë tonat. Ne jemi për të zbatuar çdo ligj shqiptar.  Shqiptarët kanë një kanun dhe për ne dera është e hapur për të gjithë.  Nuk  vendos asnjë por familjarët e tij. Është një komision i homazheve dhe dje është kontaktuar policia dhe është marrë edhe leja”, vuri në dukje Tufa. Në familjen e të ndjerit Bejko, e pranishme për t’iu gjendur pranë familjarëve në këto momente të dhimbshme për ta ishte dhe përfaqësuesja e PS-së Keti Bazhdari, e cila pasi vlerësoi figurën e ish të përndjekurit Lira Bejko, bëri me dije se përfaqësuesit e PS-së do të jenë të pranishëm në homazhet që do të zhvillohen sot për nder të tij.

November 6, 2012 16:54
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*