Ceremonia për trofeun e “Skënderbej”, Rama: Gjurmë historike!

June 24, 2018 11:55

Ceremonia për trofeun e “Skënderbej”, Rama: Gjurmë historike!

 

Përmes një ceremonie të organizuar sot në sheshin “Skënderbej”, kryeministri Edi Rama dhe kryebashkiaku Erion Veliaj kanë prezantuar çmimin e fituar pak ditë më parë në Barcelonë të Spanjës për projektin e sheshit më të madh pedonal të Tiranës.

Në fjalën e tij, Veliaj u shpreh mirënjohës për të gjithë ata që kontribuan në ndërtimin e sheshit dhe shprehu kënaqësinë e tij për çmimin e fituar, duke thënë ndër të tjera se, pavarësisht kundërshtive të ndryshme, “në vitet në vijim ndoshta do të festojmë edhe çmime që mund të fitohen për stadiumin Arena Kombëtare apo edhe për Teatrin Kombëtar”.

Ndërkohë, kryeministri Rama falënderoi të gjithë, nga arkitektët te zbatuesit, dhe e quajti trofeun europian të sheshit “Skënderbej” fryt të “një vizioni, pasioni e pune të mundimshme të shumë njerëzve, që dhanë më të mirën e tyre duke lënë një gjurmë domethënëse në historinë e Tiranës moderne, që po bëhet dita-ditës një destinacion gjithnjë e më tërheqës për vizitorët evropianë”.

a.s/dita

June 24, 2018 11:55
Komento

3 Komente

  1. ERION FIKU & TELEVIZORI June 24, 17:49

    UNE JAM XHEVAHIRI.
    UNE SHITA FIQ U BERA PASUNAR DHE STUDJOVA NE AMERIKE.
    UNE SHITA PRAPE FIQ U BERA BOS DHE U MARTOVA NE KALA.
    ——————————————————————————————
    NE MENGJES UNE FIRMOS LEJE KULLASH POR ASNJEHERE NUK DAL NE TELEVIZOR.
    NE DREKE UNE MARR 1 FIDAN FIKU DHE NJE LOPATE NE DORE DHE DAL NE TELEVIZOR.
    NE DARKE JU HIDHNI FISHEKZJARRE UNE MBAJ MEDALJEN NE DORE VAZHDON KOMEDIA NE TELEVIZOR.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*