Çernobili, historia tragjike tanimë në një film televiziv

February 9, 2019 18:37

Çernobili, historia tragjike tanimë në një film televiziv

Një nga fatkeqësitë më të rënda të shkaktuara ndonjëherë nga njeriu rrëfehen përmes akteve kurajoze dhe trimërinë e atyre që u përpoqën për të shpëtuar Evropën nga një katastrofë e paimagjinueshme, ajo bërthamore e Bashkimit Sovjetik. Jared Harris, Stellan Skarsgård, Jessie Buckley dhe Emily Watson janë protagonistët në Çernobil, prodhim origjinal i Sky dhe HBO në 5 episode, i cili do të shfaqet në televizionin italian Sky në maj.

Jared Harris (Mad Men, The Crown) interpreton Valery Legasov, shkencëtarin sovjetik të zgjedhur nga Kremlini për të hetuar incidentin, ndër të parët për të mbledhur prova mbi qëllimin e tragjedisë; Stellan Skarsgård (Melancholia, Mamma Mia, Will Hunting – Genius Rebel!) është Boris Shcherbina, kreu i komisionit qeveritar, themeluar në orët e para pas fatkeqësisë; dhe akoma, Emily Watson në gjurmët e Ulana Khomyuk, fizikanes bërthamore sovjetike, e angazhuar për të zgjidhur misterin që çoi në katastrofë.

Burimi: ansa.it

Përgatiti L.Veizi / Dita

February 9, 2019 18:37
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*