Certifikatat online, këto janë zonat ku do të vendosen e-kioskat

January 3, 2018 16:40

Certifikatat online, këto janë zonat ku do të vendosen e-kioskat

Njësoj si bankomatet, edhe njësitë administrative të Tiranës do të ofrojnë shërbim “e-Kioskë”, ku çdo qytetar, përmes monitorit mund ta komandojë vet nxjerrjen e një certifikate.Aktualisht, bashkia e Tiranës është në proces implementimi të projektit që synon vendosjen e kioskave vetëshërbyese të cilat do t’ju mundësojnë qytetarëve shërbim 24-orësh.
Banorët e Tiranës nuk do të rrinë më në radhë të gjata për të marrë certifikata në njësitë administrative përkatëse.Brenda dy muajsh, Bashkia e Tiranës do t’i ofrojë çdo qytetari mundësinë për t’i marrë certifikatat e Gjendjes Civile “online” në bankomate ose në “e-kioskë”, gjatë të gjithë 24-orëshit.Sipas bashkisë, implementimi i kioskave vetëshërbyese do të realizohet përmes ndërtimit të një “software” (programi) ku do të ruhen të dhënat dhe statistikat e aplikantëve në pikat e vetëshërbimit.
Sistemi i Gjendjes Civile do të ndërlidhet me sistemin elektronik të Gjendjes Civile në kohë reale, do të zvogëlojë radhën e pritjes dhe do të përmirësojë cilësinë e shërbimit.
Gjithashtu, për të marrë certifikatat përmes këtij vetëshërbimi, qytetarët do të aplikojnë me kartën e identitetit ose përmes emrit të përdoruesit dhe fjalëkalimit.
Por, shërbimi “e-kioskë” nuk do të shërbejë vetëm për certifikatat “online”, por edhe për të dërguar elektronikisht gjatë të gjithë kohës kërkesa dhe ankesa pranë bashkisë.
Ermir Puka, drejtues i projektit pranë Bashkisë së Tiranës bëri të ditur për ATSH-në, zonat në të cilën do të implentohen pajisjet “e-kiosk”. Sipas tij, ky projekt do t’u shërbejë rreth 860 mijë banorëve.
Zonat janë:
Bashkia Tirane, godina qendrore
-Njësia administrative Nr. 1, Nr. 2
-Njësia administrative Nr. 5
-Njësia administrative Nr. 7
-Njësia administrative Nr. 11
-Njësia administrative Vaqarr
-Njësia administrative Petrelë
-Njësia administrative Farkë
-Njësia administrative Berzhitë
-Njësia administrative Baldushk
January 3, 2018 16:40
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*