Ç’është albanologjia?

April 9, 2015 12:05

Ç’është albanologjia?

I nderuar lexues! Albanologjia është tërësia e studimeve që kanë bërë dhe bëjnë studiuesit e huaj për historinë, gjuhën dhe kulturën e popullit shqiptar. Lindi si drejtim i veçantë studimesh nga fundi i shek.XVIII dhe fillimi i shek.XIX dhe u konsolidua sidomos në gjysmën e dytë të shek.XIX. Në një etapë të parë problemet e albanologjisë u trajtuan kryesisht në kuadrin e studimeve për Evropën juglindore, pa u zbërthyer në disiplina të veçanta. Vëmendja e studiuesve u përqendrua kryesisht në problemet e prejardhjes së shqiptarëve e të gjuhës shqipe. Nga fillimi i shek.XIX studimet albanologjike u zgjeruan, duke trajtuar edhe probleme të historisë mesjetare të Shqipërisë.

April 9, 2015 12:05
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim