Ç’është gjithë ky nxitim?! Do rrini gjatë në opozitë

September 27, 2017 12:39

Ç’është gjithë ky nxitim?! Do rrini gjatë në opozitë

 

Nuk është në natyrën time,

shtetarët këtu të mburren,

por më cytin shumë mendime,

kur shoh Lulashët si turren!

 

Qeveria ngjyrë roze,

as dhjetë ditë që është krijuar,

dhe ende asgjë serioze,

s’ka këtu për t’u sulmuar!

 

Shumë është nxehur LSI-ja,

dhe Shtëpia buzë Lanës,

i ka kapur histeria,

keqas kundër Edi Ramës!

 

S’e kuptoj pse i janë turrur,

që në dhjetë ditëshin e parë,

kur s’ka asgjë për t’u mburrur,

por nuk ka as për të sharë!

 

Luli super qesharaku,

gjithë jetën do mbahet mënd,

si Rama i erdhi hakut,

dhe e gjysmoi në Kuvënd!

 

Por i qetë është karvani,

PS-ja nuk ka marrë kot,

ndërsa Luli sharlatani,

kërcënon si një idiot!

 

Na thotë se do ketë përplasje,

shumë të madhe me Edvinin,

ne të themi:”Hesht-o plasje,

sa ta pamë shpartallimin!”

 

Ç’është gjithë ky nxitim,

“bombardime” ditë për ditë,

kur do rrini-pa dyshim,

shumë vite në opozitë!

 

Kini kohë ta ndizni zjarrin,

ta drejtoni bajonetën,

pak respekt për kundërshtarin,

që ju shpartalloi i vetëm!

 

Për votën e tjetërsuar,

këngë e qyqeve vazhdon,

me PD-në jemi mësuar,

po LSI-së kjo s’i shkon!

 

Nuk i shkon Petrit doktorit,

se është një shtetar i vjetër,

se në zgjedhjet e Qershorit,

mori shumë vota më tepër!

 

Mos këput dëngla të kota,

o Luli-Lulash mavria,

të paktën dyzet mijë vota,

ty t’i mori LSI-ja!

 

Ty ndëshkimi do të vinte,

se qe rrafshuar partia,

edhe Rama s’mund të blinte,

në Qershor votat e tija!

 

Titi me Lul kryetarin,

janë nxehur si për dreq,

s’mund të shash ti kundërshtarin,

vetëm pse të mundi keq!

 

A.Duka

September 27, 2017 12:39
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*