Ç’është kjo “luftë me mësuesit”?!

April 25, 2018 08:32

Ç’është kjo “luftë me mësuesit”?!

Z.Kryeredaktor

“Ka fillu t’na verboj dielli. Ma fort po dashurojmë errësirën. Po a ecën kuturu njeri?! Po shkelmojmë djathin. Do t’i pimë hirrën”!

Çuditërisht shoqëria jonë e sotme ka filluar rëndom një luftë të ashpër me mësuesit e të gjithë cikleve. Gjithkush sot është i dhanun të luajë paparacin dhe spiunin e dalë boje vetëm e vetëm me kap mat mësuesit.

Një Zot ndoshta mund ta dijë se ç’sëmundje i ka zënë sot qytetarët e Shqipnisë. Pse gjithë ky mllef e urrejtje është shfaq sot në zemrat e shqiptarëve?! Po vëllezër e motra bashkëmoshatar të mi përse e lejoni, përse heshtni kur po shohim çdo ditë video me sekuenca të filmuara nga fëmijët tanë nëpër klasa?

Fëmijët tanë sot po shndërrohen në paparacë e spiunë të pa moralshëm ku në vend të shfletojnë librat dhe fletoret, mbajnë telefonat në gatishmëri për të filmuar çdo veprim të mësuesit. A po mendoni ju prindër të dashur se fëmijët tanë po bastardohen në mënyrën më të keqe?

A po mendoni ju prindër se ndoshta nesër do të jetë djali apo vajza juaj mësues dhe natyrisht viktima e medias se shkanulluar vizive. Thua ju vëllezër e motra ta keni flakur tutje virtytin njerëzor dhe mos ndoshta keni humbur respektin për ish mësuesit tuaj?!

Po cili na qenka ai prind në qytet apo në zonat rurale që s’ja ka ndukur një here veshin fëmijës tij? Përse po ngutemi aq shumë o njerëz. Shoqëria jonë s’e ka arritur akoma atë stad zhvillimi dhe emancipimi sa të pretendojmë se jemi të gjithë të barabartë.

Fundja s’ka demokraci pa centralizëm asgjëkund, as në vendet më të përparuara demokratike. Ata që i japin të drejtë fëmijës së tyre më shume nga ç’e meritojnë, e thënë troç,  po i nxjerr fëmijët nga rruga e Zotit.

Gjithë kjo luftë dhe urrejtje për figurën më të nderuar të mësuesit do të na detyrojë të paguajmë një kosto të lartë nesër. Thënë më shkoqur lufta ndaj mësuesve është luftë kundër diturisë dhe emancipimit. Po gjuajmë diellin me gurë ne shqiptarët.

Mëkat i madh jo vetëm për persekutimin që po i bëjmë sot mësuesit, por mbi të gjitha po mbjellim në tokat tona hithra djegës e kastraveca të hidhur. S’besoj të na bëjë amen Europa këtë ves a virus të dëmshëm.

Preng Pjetri, Lezhë

 

April 25, 2018 08:32
Komento

9 Komente

  1. miri April 25, 10:14

    Nxënësit e shkollave kanë pak interes për mësimet sesa për telefonat të vetme lodra që nuk i mërzit por edhe medodika e te mësuarit le shumë për të dëshiruar,sot është e pamundur që një fëmije ,t’ja shpjegosh 100 herë të njëjtën gjë dhe prapë ta harrojë ose të mos e ketë kuptuar fare,pastaj bie dhe interesi te mësuesit dhe i le fëmijët “kunguj”

    Reply to this comment
  2. katarakti April 25, 11:24

    Jane shenja te dekadences se shoqerise. Te mungeses se autoritetit te ligjit, te edukimit ne familje. Ku secili mund te beje çfare te doje, kunder secilit. Nuk ka me norma dhe moral. Dhe ne fakt nuk dihet se kush eshte sot e moralshme dhe kush jo! Shoqerite jane kthyer ne nje “lesh arapi” ku s’e merr vesh i pari te dytin. Sot ne piedestal nuk eshte me mesuesi, shkencetari apo veterani. Por eshte çiljeta, kim kardashian etj etj! Antivlerat kane zene vendin e ndershmerise, atdhedashurise, respektit, mirenjohjes etj etj.

    Reply to this comment
  3. lalai April 25, 12:25

    Shqiperia vendi i cudirave apo vendi i injorances???
    Sgqiperia po kthehet ne nje vend ku injoranca po dominon dhe e ardhmja vihet ne pikepyetje.
    Pse dhe cfare po ndodh..?
    Shume mesues jane neper punera sepse i ka vene PARTIA,Mbaruan shkollen me korenspodence dhe pa bere asnje dite pune u emeruan drejtore!
    Shume dekane kane privatizuar Universitet si ne prone te babait,sepse i paguajne TAKSA PARTISE pa dallim ngjyre!!
    Tekstet shkollore behen pa strategji,po thjesht TENDERA!
    Sot ne shkolla nuk behet me asgje,aktivitet fizik,pune laboratorike,…etj!!!
    Nxenesit jane kthyer ne militante Partie si pjesa derrmuese e Drejtoreve,mesuesve dhe Partise,kesaj te fundit i interesojne qeniet PA TRU,per te mbujetuar vet!!!
    Shume PEDAGOGE,MESUES qe kane apo kishin eksperience nuk perfillen fare sepse PARTIA e INJORANCES nuk do “bizhdila”neper kembe!!!
    Shqiperia do vuaje akoma kete pasoje ne vietet qe vijne,sepse INJORANCA eshte shume e larte,ku INJORANCA PARTIAKE,QEVERITARE,KOLEKTIVE tashme eshte nje GANGRENE,dhe kete mund ta kuptojne ata qe jane pjese ne sistem!!!
    Nxenesit sot jane ca kavie dy thundrake,ku dhe nxenesi me i mire e gjen veten te zhytur ne mes te LLUMIT,ku nuk i ofrohet asgje mbeshtetje,vleresim apo ndihme ose me e keqja te merret si shembull!!!
    Shqiperia do vuaje dhe shume biles…..mjere ata qe rrine ne Shqiperi dhe lum ata qe Largohen per mos t’ju nenshtruar INJORANCES!!!

    Reply to this comment
  4. mek April 25, 15:25

    Sot nese flet apo te ka dikush inat, fusin nxenesit te prishin mesimin te bejne zhurme apo te rrine me celulare si kulisa per te kapur mesueset. Po te flasesh se dicka ste pelqen te nesermen ne klase shume femije fillojne kolliten pa pushim ose bejne zhurme qe duket sheshit se jane te futur… Kjo eshte kriminale sepse shkaterron shkollen dhe mesuesit, mesimin, edukimin…

    Reply to this comment
  5. Xha Spiroja April 25, 18:04

    Z. Preng lexoje komentin e lalait. Unë nuk kam çfarë të shkruaj më shumë se lalai. Fëmijët nuk rrihen as torturohen në shkolla, por mësuesit që deri sa të marrin emërimin u rrinë peqe lepe atyre që kanë të drejtën e firmës, kthehen në torturues fëmijësh deri edhe tek ata të.çerdhe kopshteve. Këta nuk janë edukatorët por maskarenj që duhen jo vetëm larguar nga arësimi por dhe të dënohen penalisht.
    Xha Spiroja

    Reply to this comment
  6. Arben April 25, 18:10

    Ata qe luftojne mesuesin, jane prinderit,

    rezultati duket sheshit.

    brez i ri me kot i mundshem

    Reply to this comment
  7. Juri April 26, 08:31

    Cilesia e mesimdhenies ka rene ne fund sepse ne shkolla jane prinderit te paret qe nuk zbatojne rregullat e shkolles qe nga veshja e femijeve e deri tek “urdherat” qe i japin mesuesit MOS ma prek femijen e dore MOS i fol femijes nese femija zbaton rregullat dhe mesuesi nuk ka pse e qellon osé ofendon femijet .Une nuk jam mesuese por jam prind dhe ne oren e mesimit dhe ne rregullat nuk duhet te ndehyjne prinderit .Perkedhelit dhe plotesimet e tekave ti lene per ne shtepi.Ne kohen time kishte respekt nxenesi per mesuesin dhe nuk e ofendonte sipas qejfit.po te jene prinderit me bashkepunues me mesuesit dhe me femijet e tyre cdo gje do te shkoje me mire .

    Reply to this comment
    • Olsi April 26, 15:55

      Nxenes, prinder dhe Drejtori arsimore rrethesh dhe Ministria vete dhe media, ah, media…..jane vene kunder mesuesit! Pike. Ky eshte realiteti. Mesues qe godet kot eshte gje e rralle.
      Nxenesi te shan dhe nga nena dhe nuk ke ç’i ben!

      Reply to this comment
  8. e verteta e hidhur April 26, 13:11

    Ne se do ta zhdukesh nje komb, degjeneroji shkollen.Futja e politikes ne shkolle e shkaterroi shkollen,shkaterrimi i shkolles eshte shkaterrimi i kombit.Shkaterrimi i shkolles filloi me Programet(qe ju a nderruan emrin dhe ju thone Kurrikula).U shkaterruan mardhenijet prinder-nxenes -mesues.Tymin kesaj pune ja kemi pare me kohe,tani po i shohim flaken.Tani “o burra”, ku jane mesuesit me te perkushtuar sulmohen politikisht nga krahet politike respektive,madje duke perdorur nxenesit,thjesht dhe vetem per t’u rrembyer vendin e punesPas ketyre veprimeve,ne luften kunder mesuesve te devotshem, fshihen mellefe politike,fetare edhe krahinore.Keto mellefe te pakontrolluara, e te pa ballancuara do te japin me vone pasoja qe do i bejne te qajne te gjithe.Prisni dhe kini durim dhe kini per te pare!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*