Ç’është lundërza?

September 4, 2015 15:18

Ç’është lundërza?

I nderuar lexues! Lundërza është kafshë e familjes së shqarthëve, me trup të lartë deri 30 cm, të gjatë 120-150 cm me ngjyrë gështenjë, më të çelur nga ana barkore dhe peshon 6-15 kg. Jeton 14-16 vjet. Është e përhapur në të gjithë Evropën, në Azi dhe në Afrikën e Veriut. Në Shqipëri ndeshet kudo në brigjet e lumenjve, kënetave, liqeneve e pellgjeve ku ndërton strofkën duke hapur galeri me dy dalje, nën ujë e për ajrosje. Njihet edhe me emrin “vidra”. Ushqehet me peshq, bretkosa, shpendë e vezët e tyre. Është vepruese kryesisht gjatë natës. Është e dëmshme në ekonomitë e rritjes së peshkut. Lundërza gjuhet për gëzofin e saj me vlerë, me qime të shkurtra, të buta, të dendura, me ngjyrë kafe e të shkëlqyeshme.

September 4, 2015 15:18
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*