Çështja çame, çfarë shkruajnë mediat greke për deklaratat e Ramës

February 2, 2018 22:11

Çështja çame, çfarë shkruajnë mediat greke për deklaratat e Ramës

E përditshmja greke “Kathimerini” ka shkruar ditën e sotme një artikull në lidhje me komentet e kryeministrit Rama ditën e djeshme në emisionin “Real Story” të gazetarit Sokol Balla ku ka thënë se ministri i jashtëm grek është shprehur se nuk ka çështje çame vetëm për hir të opozitës dhe të opinionit publik grek dhe se realisht kjo temë po negociohet në kuadër të bisedimeve dy-palëshe.

“Kotzias e ka dëgjuar gabim. Çështje problematike e negociatave me Greqinë është dhe ajo çame”, titullohet shkrimi në Kathimerini.

Në brendësi të artikullit shkruhet se deklaratat e djeshme të Ramës përgënjeshtrojnë kryediplomatin grek i cili mohoi kategorikisht diskutimin e çështjes çame përgjatë negociatave në Kretë dhe në Korçë. e.k/dita

February 2, 2018 22:11
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*