Çështja çame, Venizelos: Nuk e njoh. Bushati: Ka ardhur momenti që ta shohim realitetin në sy

Redaksia Online October 14, 2013 13:46

Çështja çame, Venizelos: Nuk e njoh. Bushati: Ka ardhur momenti që ta shohim realitetin në sy

Ministri i Jashtëm i Greqisë, Evangelos Venizelos deklaroi në Tiranë se ai nuk e njeh çështjen çame.

Ai tha se për problemet e pronësisë, gjithkush që ka probleme me ligjet e Greqisë, mund t’i drejtohet Gjykatës së Strasburgut.

Venizelos reagoi jo pa nervozizëm kur u pyet për këtë çështje.

“Kjo është një çështje që nuk e njoh, po të dojë, le të përgjigjet ministri,” tha ai, duke iu drejtuar Bushatit, që më parë kishte thënë se nuk ka çështje tabu mes dy vendeve.

“Pyetja që shtrohet është paksa e tejkaluar, për faktin se sa na përket ne, ajo që njihet si çështja çame është pjesë e dosjes tonë me diplomacinë dhe sot sipas pikëpamjes tonë është momenti që realiteti të shihet në sy. Të tejkalohen pengesat historike një nga një sepse duam të pasurojmë gamën e bashkëpunimit rajonal dhe jo t’i lëmë terren nacionalizmit folklorik, që në mungesë të adresimit të kësaj çështje apo çështje të tjera tenton të mbajë peng marrëdhëniet mes dy vendeve tona,” tha Bushati.

Redaksia Online October 14, 2013 13:46
Komento

11 Komente

  1. iliri October 14, 13:57

    Nuk jemi per nacionalizma por per realitetin,si nuk e dika ministri qeshtjen came,e din shume mire se ekziston qeshtja came por nuk i leverdis,uroj qe me kalimin e kohes ta kuptoje dhe te thone te verteten greket per qeshtjen came.

    Reply to this comment
  2. beni October 14, 14:24

    Mendoj se ne ligjet e shtetit Grek dikur edhe sikur ceshtja te veje ne gjykaten e strazburgut,perseri fiton greqia?!
    Venizellos i njef shum mire ligjet,kur ne kohe lufte te gjith ata qe i kan sherbyer pushtuesit ju sekuestrohet prona,dhe kete Greqia e ka vene ne zbatim ndaj Camve myslimane?
    Ku qendron rafinesa,e ligjeve ne greqi, ajde te diskutojm,esht e lidhur me nacionalizmin,esht e lidhur me ate qe hiqet patriot,dhe kur vjen puna i ben hallven shtetit,ne momentet me kritike te pushtimit!
    Per kufij skemi cfar te diskutojm me ta,se i ka vendosur tjeter kush,por vetem per ujrat ne det!

    Reply to this comment
  3. Sali Bollati October 14, 14:48

    Athina nuk eshte dere per Europe, por drejte KATASTROFES(fakt I sotem Grek)
    DINJITETI KOMBETAR SHQIPTAR DUHET VENDOSUR ME KEMBENGULJEN QE NA LANE RILINDASIT TANE DHE ME KRENARINE ETE QENIT SHQIPTAR.
    Mjafte me perulesit ndaj grekut te pabese, dembel, hileqar dhe lypes.
    Per Eurropen kane luftuar dhe punuar ne shekuj.PIrro Çami, Skenderbeu-Mbret I Epirit dhe Shqiperise,dhe Nena Tereze.Askush nga greket nuk ka bere per Europen, vec lypje.
    Pra Europa eshte e Shqiptareve dhe Shqiptaret jane te Europes.Pra kur ta tregojme KRENARINE VERTETE SHQIPTARE PER TE GJITHA TROJET ETNIKE TONAT, EDHE EUROPA DO TA KUPTOI SE ATJE ESHTE VENDI I SHQIPERISE E JO I GREQISE!

    Reply to this comment
  4. L.Shmilli-Itali October 14, 14:53

    Ne duhet ta detyrojmë në arenën nderkombetare ta njoh cështjen Came dhe të detyrohet nderkohë shteti grek që ka bërë GENOCID të demshperblejë shqiptaret e Camerise! Kjo duhet bërë tani me një sensibilizim demokratik të opinionin ndërkombetar ndaj diplomacia shqiptare dhe medjat kanë hapsirë të gjerë pa rënë në nacionalizëm ekstrem,por duke bërë fort patriotizmin shqiptar!Bushati nuk ka perse përdor termin”nacionalizëm folklorik”,pasi kjo do t’u sherbejë ultranacionalistëve grekë për spostim vëmendje! Natyrisht në Gjukaten e Strasburgut duhen ngritur paditë sipas së drejtave të Njeriut,por më parë duhet siguruar suport politik me nderkombetaret nga diplomacia jone dhe medjat e huaja të vihen ne korrent të problemit duke ndjekur LEVIZJEN…e vet shqiptarëve të Camerise, në tubime dhe simpoziume per këtë ceshtje ne Itali,Gjermani,SHBA,France,Turqi dhe pse jo në Athinë!Pa kerkuar ndryshim kufijësh a treguar ku i kishim,pasi hyrja në BE do i rrezojë keto MURE!Nuk shoh ndonje hap perpara,pervec kileve të mishit të ministrit grek që nuk kanë thyer kolltukun e Ministrise se Jashtme shqiptare! Të kuptojme tani prapaskenat është ende heret!…Duhet më tepër forcë llogjike nga shteti shqiptar i cili duket disi “rob” i synimit BE qe u dashka kaluar domosdoshmerisht nepermjet Greqise, vendosur nga burokracia europiane!Nuk mendoj se Bushati,duhej tu tregonte si mbreti Agron ne shekullin e II para krishtit, u ngrit nga Shkodra e cliroi Epirin duke shkaterruar Etolet pushtues,por absurdin e mosnjohjes së cështjes kombetare të Camerise martire,mund ta sulmonte me batutën:”Nuk e njihni ju,por do tju imponohet ta njihni edhe nderkombtarisht këtej e tutje!” Kjo se megallomanisë së ministrit grek duke nxjerrë argument injorancen,i duhej vënë kunderballancë e vërteta dhe jo “nacionalizmat folklorike!”,pasi vetëm për nacionalizëm folklorik nuk shquhen shqiptaret,por grekët!…Të presim të tjera,ku mesiguri do “shkelqeje” Nishani,president personal i Berishës që fali detin!…

    Reply to this comment
    • Pëllumb zaimi October 14, 19:48

      Në një mendje me z. L. Shmili? Duhet të përgatisim nje platforme sensibilizimi i opinionit nderkombetar por dhe per nje avokati te sigurt nderkombetare kur ceshtja te shkoje ne strasburg. Nderime z. Shmili !

      Reply to this comment
    • Pëllumb zaimi October 14, 19:49

      V. R!!! Në një mendje me z. L. Shmili? Duhet të përgatisim nje platforme sensibilizimi i opinionit nderkombetar por dhe per nje avokati te sigurt nderkombetare kur ceshtja te shkoje ne strasburg. Nderime z. Shmili !

      Reply to this comment
  5. bledi October 14, 14:55

    bravo ministrit tone, duhet mbajtur qendrim dhe jo demagogji e llafe pazari

    Reply to this comment
  6. AP October 14, 16:06

    Bravo Edi Rama, bravo Bushati!
    Sec kane biseduar Berisha e Nanua me greket popullit shqipetar i eshte mbajtur fshehur, sepse te dy ishin servile te peshtire. Sot, per here te pare, pame me ze e figure se ceshtja came per qeverine socialiste eshte problem serioz dhe jo nje pazar politikanesh mashtrues si deri me sot!
    Edhe njehere, bravo Edi!!!

    Reply to this comment
  7. Ta rikthesh Pirron si fitore... October 14, 17:19

    Prania e Pirros ne delegaten greke mund te shihet ne dy kende:

    1. Venizellos, i Riu, i ka besuar thenies se Edi Rames per “Zero Difference” ne politiken ballkanike.
    Por, Rama s’ka si e mbyll kaq shpejt endrren e tij per te lene gjurme ne historine e politikes shqiptare, qirje Venizellos!

    2. Venizellos vjen per t’ja shkrire menjehere Rames lodren e bukur prej akulli te “Ballkanit Tjeter” pas fitores se zgjedhjeve prej tij!

    Rama, nese ka shfaqur dorashka te bardha, dhe nese ka bere sikur nuk e di trazimin ballkanik, ne prononcime te tilla publike s’ka si e ndan Shqiperine nga kjo E Shkuar. Shqiptaret jane te favorizuar tashme, prej cmimit qe kane paguar, dhe do donin me ne fund nje lider qe nuk kerkon te fitoj duke humbur populli i tij.

    Pra, ne te dy rastet, sjellja e Pirros me para-dergaten rezulton me “Fitore si e Pirros”!

    Pirro Dhima, pavarsisht prej diferencave kundra mes kraheve formale te politikes shqiptare, nuk besoj se ka emer te mire tek shqiptaret e thjeshte: gjithnje shqiptaret jane ndjere bashke, perballe kercenimeve -qofte edhe ato me doreza apo pambuk- te fqinjeve tradicionale.

    Venizellos tregon deren e gjyqit, pra shqiptaret duhet te vazhdojne t’i ofrojne Europes fakte se Greqia nuk eshte modeli i kesaj Europe ne Ballkan.

    Opozita, nese eshte serioze dhe nese u sherben shqiptareve, duhet t’i
    bashkoj perpjekjet e saj me Poziten. Nese jo, provon se humbja e 23 qershorit ka qene edhe kombetarisht e merituar.

    Dhe kur mendon se pas pak ditesh vjen Presidenti Grek, te ndizet vetiu nje qiri shprese: Nishani duhet te shfaqet president i Shqiptareve, qe t’ja harrojne se u zgjodh prej nje pjese te spektrit politik.

    Reply to this comment
  8. XXXL October 14, 19:58

    Mbiemri i familjes Venizelos historikisht nuk e kane dashur Shqiperine e jo me te pranojne ceshtjen Came. Ministri i Jashtem Grek ka pamjen e nje dauni dhe thote qe nuk e ” Njeh ” ceshtjen Came. Vetvetiu lind pyetja: po mire more koke bole, popullsia Came u largua me deshire nga trojet e tyre historike apo ne kete fushate genocidi te papare u angazhua i tere shteti i ndyre grek dhe dhunshem, forcerisht ne gryken e armeve debuat kete popullate nga trojet e tyre historike duke i masakruar.

    Reply to this comment
  9. Aliu nga Selenic October 14, 20:49

    Pavarsishte se si eshte pritur ceshtja Came nga Ministri i Jashtem Venezuellasi eshte per tu thksuar se ceshtja Came sote per here te pare po shtrohet kaqe hapur ne mes dy plave. Asnjehe nuk kemi degjuar qe nje problem i till te jete bere kaq publik sa sote ne mes dy qeverive. Ketu shifet qarte se qeveria Rama po kerkon zbatim te reciproritetit ne mes dy vendeve tona. Nev i kemi ber gjith ato leshime Greqise per minoritetin grek se simbolikishte eksizton se ne te vertet ata tashnme jen shperngulur te gjith ne Greqi. Sidoqofte ne realizimin e ceshtejes Cale nuk eshte e then qe menjeher te shkojme teke autonomia e tyre, pore ka aspekte tjera qe do te vihen ne zbatim si ceshtja e arsimimit te tyre ne gjuhen shqipe , problemet e pronsise lejimi i tyre te vizitojne vende e tyre dhe keshtu shkall shkalle te shkojme atje ku duhet. Ky fakte besoi qe duhet te gezoi te gjith ata qe kane pare dhe kan lexuar. Qeveria jon ka parasyshe se me ke ka te bej pore te mos harrojme se edhe Presidenti i tyre eshte shqiptare.!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Click here to cancel reply.

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim