Çështja CEZ-DIA, dëshmon kreu OSHEE-së Ardian Çela

July 7, 2017 16:12

Çështja CEZ-DIA, dëshmon kreu OSHEE-së Ardian Çela

 

Kreu i OSHE Ardian Cela për afro dy orë në cilësinë e dëshmitarit është përballur këtë të premte në gjykatën penale të Tiranës me të pandehurin e drejtësisë për mashtrim me rastin CEZ-DIA Kastriot Ismailaj, për të cilin u shpreh se ka njohur kurrë më parë dhe prej dy herësh e sheh në gjyq.

Çela ka mohuar që kompania që ai administron OSHE të ketë paguar në formë shpërblimi apo të ketë premtuar shpërblime për persona të ndryshëm për të dëshmuar kundër kompanisë DIA në arbitrazhin e Vjenës.

Ndërkohë në gjykatë Cela ka shpjeguar se më 3 dhjetor 2015 në zyrën e tij ai është takuar me përfaqësuesin ligjore të DIA-s shtetasen Rebecha Gaskin, e cila sipas Celës i kishte kërkuar të nënshkruanin marrëveshjen për të mbyllur mes DIA dhe OSHE konfliktin me pajtim pasi DIA e përfaqësuar zyrtarisht dhe ligjërisht nga Gaskin nuk kishte asnjë pretendim ndaj OSHE.

Ndërkohë mbrojtja e Ismailajt kërkoi nga gjykata që në cilësinë e dëshmitarit të shoqërohet nga policia edhe ministri Energjitikës Damian Gjiknuri, pasi prej më shumë se 4 seancash ai nuk paraqitet për të dëshmuar.

July 7, 2017 16:12
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim