ÇËSHTJA DOSHI / Gjykata e Lartë shpall të pafajshëm Petrit Vasilin, u padit për shpifje

September 7, 2015 09:16

ÇËSHTJA DOSHI / Gjykata e Lartë shpall të pafajshëm Petrit Vasilin, u padit për shpifje

Gjykata e Lartë ka vendosur të shpallë të pafajshëm deputetin e LSI, Petrit Vasili, i paditur për shpifje.

Vasili ishte paditur nga Alma dhe Petrit Çinari për atë që njihet si çështja Doshi.

Në atë kohë u tha se Petrit Çinarit i ishte kërkuar nga njerëzit e Ilir Metës që të ekzekutonte Tom Doshin.

Por Petrit Vasili tha se për këtë dëshmi, Çinari është paguar me një apartament nga Tom Doshi.

Megjithatë Gjykata e Lartë vendosi të pushojë çështjen, duke theksuar se qëllimi i Vasilit ka qenë informimi i publikut.

“Qëllimi i vërtetë i të akuzuarit ka qenë denoncimi dhe vënia në lëvizje e organit të prokurorisë për hetime më të thelluara lidhur me çështjen e ditës së asaj periudhe”, thuhet në vendim.

September 7, 2015 09:16
Komento

1 Koment

  1. LOVE September 7, 10:04

    informim i publikut ???
    me cfare na diz]informoi neve si publik Vasili ???
    me pazaret e tyre te pista ???
    “me ceshtjen e dites te asaj periudhe ”
    tani iku ,nuk ka me ceshtje dite , tani jemi duke u marre me …kapje peshku

    Njerzit jane duke vdekur nga pritja e nje date nga Gjykata e Larte
    keta me urgjence merren me Vasilin
    hajde shtet hajde ….votojne kokepalaret se do dale i pafajshem Vasili

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*