Çështja e emërtimit të rrugëve në Ulqin

April 27, 2015 14:52

Çështja e emërtimit të rrugëve në Ulqin

Në venbanimet me popullatë shqiptare në Mal të Zi disa rrugë dhe sheshe ende mbajnë emra personalitetesh dhe ngjarjesh nga historia dhe kultura jokombëtare.

Me nismat demokratike në Komunën e Ulqinit u bënë disa ndryshime  të rrugëve dhe shesheve, por Gjyqi Kushtetues i Malit të Zi i anuloi ato duke i konsideruar të paligjshme.

Ndërkohë, Këshilli Komunal për emërtime në Ulqin ka përgatitur vendimin ku parashikohet që më se 50 rrugë dhe sheshe të riemërtohen në frymën  kulturore, historike dhe kombëtare  të qytetit dhe banorëve që jetojnë aty.

April 27, 2015 14:52
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*