Çështja e kryetarit, Ervin Bushati: Është politike, jo thjesht statutore

July 18, 2015 20:18

Çështja e kryetarit, Ervin Bushati: Është politike, jo thjesht statutore

Pas Asamblesë së Partisë Socialiste e cila u mbajt sot, deputeti i PS, Ervin Bushati në një lidhje direkte në studion e lajmeve në Ora News me gazetaren Klementina Cenkollari tha se çeshtja e kryetarit të partisë është një çështje politike, dhe jo vetëm statuore.

Deputeti Ervin Bushati tha se është Kongresi si forumi më i lartë i cili do të marrë vendimin, konkres i cili do të mbahet në fund të vitit ose në muajin janar të vitit të ardhshëm.

“Asambleja e sotme ishte direkt pas një procesi zgjedhor ku na u duk e nevojshme të fillojmë me një ringrim të PS që të jemi të gatshëm për zgjedhjet e 2017 dhe kjo më duket një hap pozitiv, një hap modern që tregon që PS është në avangard të zhvillime politike.

Çështja e kryetarit të partisë ka shumë këndvështrime, është një cështje politike, nuk është thjesht statutore, është një çështje gjykimi, organizimi strukturash dhe që në fund fare do të vendosi kongresi i PS dhe nuk mendoj që për qytetarët është aq e rëndësishme kur e shikojme që kemi një rimandatim të mazhorancës në terma kaq të fuqishme, në shifra të paprecedenta ku shqiptarët treguan një mature politike që edhe fqinjët tanë nuk e kanë treguar.

Duhet të kemi parasysh Greqinë, ku Shqipëria i ndermerr reformat për ti paraprirë një zhvillimi ekonomik, për ti paraprirë një ngërci ekonomi, sepse nëse reformat evitohen shkohet në raste të vështira makroekonomik sic është rasti i Greqisë. Është për tu përshëndetur elektorati shqiptar, të cilët patën maturinë të jenë më lart sesa fqinjët e tyre . Ti pararendin që në vitin 2013 me një mazhorancë të fuqishme mbi 84 vota, duke i dhënë mandatin mazhorancës që të ndryshojë ekonominë, drejtësinë me reformat të cilat qeveria ka pasur burrërinë ti ndërmarë”, tha Bushati për Ora News.

I pyetur në lidhje me shifrat kontradiktore për rritjen ekonomike mes Blushit dhe Ahmetaj, Bushati si ekonomist tha se se rritja ekonomike ka një ngritje mbi 2% dhe është e stabilizuar, duke iu referuar këtu edhe raporteve të BB.

July 18, 2015 20:18
Komento

6 Komente

  1. Iftar Rama,Kurban Basha July 18, 20:52

    Ky qenka simbol i injorances!A di gje ky qe PS sot ka vetem 12 perqind te elektoratit!!??
    Nese PD ka qene 25 vjet nje Bande e organizuar e tani ka fundin e nje bande pa kryebandit e nuk mund te kthehet kurre ne pushtet pa u ndertuar nga themelet PS-ka qene 25 vjet nje fantazem qe as lindi e as ka qene ASNJEHERE PARTI E MAJTE E NUK PERFAQESON ASGJE NGA E MAJTA!
    Tere keta mender Blusha e Bushatra qe e kane shpene 25 vjet Shqiperine ne kete derexhe duhet ne mos ne burg te zhduken.
    SI NUK I HA MERAKU KETA ANTISHQIPETARE QE POPULLI SHQIPETAR ASNJEHERE NUK KA VOTUAR MBI 50 PERQIND?KUSH I PERFAQESON SHUMICEN E SHQIPETAREVE?
    Si e spjegojne keta injorante qe brenda 2 vjetesh PS e xhixhilese ju largua 200 mije elektorati e keta na meren me nje Blush Edvin apo karabush.
    KUR BERISHA 25 VJET DIQTE SHQIPERINE KU BEHEJ RAMA KUNGULL I DHJETORIT BASHKE ME LIKE FLORINE??Ngrofeshin tek zjarri?Tek ne ka 25 vjet pa asnje reforme e tere pasurija shitur e shqipetaret marre arratine keta antishqipetare luajne nuse dajash çdo te enjte.
    Si flet me paturpesi ky antishqipetar e ofendon greket kur ata brenda nje legjislature kane permbysur 4 qeverri e ne jemi tere 2 vjet festa fetare?!

    Reply to this comment
  2. katarakti July 18, 21:17

    Thjesht propagande partie nga ky Bushati tjeter. Statusi i partise eshte ne fakt kushtetuta e saj. Vetem nje njeri qe nuk ka respekt per partine e shkel statusin. Eshte kaq e thjeshte.

    Reply to this comment
  3. Monika Kryezeza July 18, 21:21

    PS DO KETE TE NJEJTEN FAT SI MOTRA E SAJ PD DHE AJO GREKE PS.PSE NUK ANALIZOHEN ZGJEDHJET?!
    Krrimbat parazite si Blushi kerkojne qe pas 25 vjetesh te ‘rinovojne’ mandatin e krimit e korrupsionit ne kurris te shqipetareve ne trashegimni brez pas brezi nga i jati tek i biri pastaj tek nipi.TRAGJEDI!
    PS-qendron mbi paterica se nuk ka e nuk ka per te patur ‘opozite’ e aqe me teper informacion te luaje rolin e opozites.Me gjendjen tragjike çerekshekullore e mjerimin migjenian edhe partija me e dobet ne opozite ose nje informacion sado pa nivel do kish rrezuar edhe qeverrine me te afte,Shqipetaret duhet te shqetesohen serjozisht po nuk lindi nje ‘subjekt’ i RI qe nuk ka te beje fare me kete gjenerate te degjeneruar e te pa moralshem.
    LSI-nje parti feudale ashtu si edhe PS qe do gllaberojne elektoratin gjasme te djathte e elektorati i majte progresist do largohet komplet.Nuk do ngelen me shqipetare po vetem ‘politikane’ pake gomare .

    Reply to this comment
  4. Arben July 19, 04:25

    TE DHJEFSHA FORUMIN TEND.

    ASNJE NUK ESHTE I PALEVIZSHEM, PO U SHKEL KY PARIM, KA MARRE FUND.

    Reply to this comment
  5. Ajaxs July 19, 09:01

    Te PS jane vetem servilat. Ata harrojne se statuti i PS eshte Kushtetuta dhe duhet zbatuar si kur i fiton zgjedhjet edhe kur i humbe. B Blushi ketu ka shume te drejte.

    Reply to this comment
  6. anticensurë 25642654 July 19, 11:18

    “Çështja e kryetarit të partisë ka shumë këndvështrime, është një cështje politike, nuk është thjesht statutore, ”
    dhe diktaturat janë thjeshtë këndvështrime të ndryshme!!
    asgjë më tepër mor tallash bushati!!
    enveri nuk e mohoi asnjëherë që ishte diktaturë,por në partinë e tij sa për formë ai zbatonte statutin e partisë dhe bënte në çdo fund mandati zgjedhje të reja!!kuptohet zgjidhej gjithnjë ai,por sado fiktive ato zgjedhje bëheshin!!
    kurse ju qënt e ndyrë,që jeni të sigurtë se “populli ka dhënë “verdiktin”në zgjedhjet administrative”,keni frikë të bëni zgjedhje!
    e vetia arsye është se duhet të fallcifikoni jashtëzakonisht shumë për ta mbajtur në krye të partisë të çmëndurin!!sozien e artistit tjetër që erdhi në pushtet po kështu në mënyrë demokratike 90 vjet më parë në gjermani!!dhe ai piktor i dështuar ishte!!
    ju legenë zagarë,nga ata të këqijt që kanë ngrënë m**,përse sot thoni se paska fituar zgjedhjet dhe nuk mund të diskutohet qëndrimi i tij si kryetar?!
    dje ai humbi dy zgjedhje!’09 dhe ’11 përse nuk dha dorheqjen??
    atëherë e justifikuat me “të jemi të bashkuar për të mposhtur berishën”,sot që fiton “ka votuar populli për të”,pavarsisht se populli nuk është i gjithi socialist,pavarsisht se populli votoi për kryetarë bashkie dhe jo për kryetar partie!!
    këto retorika e sofizma të trasha nuk bëjnë gjë tjetër veçse krijojnë,forcojnë dhe përjetsojnë diktaturën!!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*