Çështja Tahiri, Rama sonte te “kazani pa mbetje toksike”

October 27, 2017 14:14

Çështja Tahiri, Rama sonte te “kazani pa mbetje toksike”

 

Kryeministri Edi Rama do t’u përgjigjet pyetjeve të gazetarit Arian Çani, në daljen e tij të parë në një studio televizive pas shpërthimit të “çështjes Tahiri”.

Të premten në orën 21:00, Kryeministri Rama do të jetë i ftuar në emisionin “Zonë e Lirë”, në Tv Klan.

Kjo është paraqitja e tij e dytë brenda pak muajsh në “Zonë e Lirë”, studio ku kishte munguar për 7 vite.

Lajmi u konfirmua nga vetë kryeministri Rama, i cili në një postim në Facebook tha: “Sonte në 9 tek “Zona e Lirë” e Arian Çanit, që në këtë kohë degradimi të klubeve të katundit mediatik, mbetet i vetmi kazan pa mbetje toksike.”

Intervista me Çanin vjen dy ditë pasi kryeministri Rama sulmoi hapur gazetarët për paaftësi dhe pyetje injorante e idiote, gjatë një prononcimi para sallës së parlamentit.

October 27, 2017 14:14
Komento

2 Komente

  1. Nona-Madona October 27, 16:19

    Duket sikur po ja mshtjell Çani nga mbrapa ktij fyellit tone qi e kena bo Kryeminister.Po ja nxjerr bojen vetes çod dite dhe ma shum.
    Njerzit skan buke me honger dhe ky tall bolet ne Fb e ne televizion.
    Do i thot kush ktij TRAPIT se nuk behemi shtet tu bo gallat neper televizione.

    Reply to this comment
  2. anticensurë25642654 October 27, 17:30

    “Lajmi u konfirmua nga vetë kryeministri Rama, i cili në një postim në Facebook tha: “Sonte në 9 tek “Zona e Lirë” e Arian Çanit, që në këtë kohë degradimi të klubeve të katundit mediatik, mbetet i vetmi kazan pa mbetje toksike.””
    arian çani quhet medie e pastër??
    ai debil i lindur vlersohet nga ish çuni i tironës,dje,palloshi i shqipërisë,sot??
    ky as për lesh ari nuk shkoka mo!!
    qeka pjerdh komplet!!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*