Çështja “Tahiri”, zgjatet me tre muaj afati i hetimeve

January 22, 2018 11:27

Çështja “Tahiri”, zgjatet me tre muaj afati i hetimeve

 

Prokuroria e Krimeve të Rënda ka zgjatur afatin për veprime të mëtejshme hetimore ndaj ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri.

Bëhet e ditur se Krimet e Rënda i kanë zgjatur edhe me 3 muaj hetimet ndaj Tahirit.

Ish-ministri Tahiri hetohet si i dyshuar për lidhjet me të akuzuarit Habilaj për trafik droge.

Së fundmi, ish-ministrit iu rikthye pasaporta nga Gjykata e Apelit për Krimeve të Rënda.

Apeli i Krimeve të Rënda rrëzoi vendimin e Shkallës së Parë, duke i lejuar Saimir Tahirit të drejtën për të udhëtuar jashtë shtetit.

January 22, 2018 11:27
Komento

1 Koment

  1. Une January 22, 12:19

    Tahiri me faktet e paraqitura deri tani eshte i pafajshem! Keni fakte per Salen,Bashen Meten dhe askush nukleviz! Si mund te jene fakte biseda telefonike te njerezve qe flasin per t’u mburrur per ministrin kushuri! Kjo eshte drejtesia e berishes se plepave!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*