Çështja “Tukaçevski”, kur shërbimi i fshehtë i Stalinit bashkëpunoi me atë të Hitlerit

September 13, 2016 22:48

Çështja “Tukaçevski”, kur shërbimi i fshehtë i Stalinit bashkëpunoi me atë të Hitlerit

Mikail Tukaçevski është një oficer i lartë brilant i Ushtrisë së Kuqe, protagonist i aksioneve të rëndësishme ushtarake gjatë luftës civile në Rusi. Në vitin 1935 arrin kulmin e karrierës: emërohet Marshall, në moshën 42 vjeç. Shfaq edhe ndonjë ambicie politike. Do të jetë viktima më e famshme e spastrimeve të urdhëruar nga Stalini kundër hierarkisë ushtarake, në vitet 1936-37.

Por, e çuditshme është se në komplot do të hyjë edhe Hitleri, i cili kushte arse të forta për të nxitur eleminimin e marshallit. Stalini, në fakt, do e marrë vendimin për të eleminuar atë që e konsideron tashmë një rival të mundshëm, kur ky i fundit, përpara Sovjetit Suprem, kritikon ashpërsisht Gjermaninë e Hitlerit, duke vënë theksin në rrezikun që ajo paraqet për sovjetikët. Sigurisht, nuk e di që është duke përzierë kartat e lojës komplekse që Stalini ka në mendje, teksa pret një marrëveshje të mundshme me djallin nazist, duke u druajtur se Franca dhe Anglia do të qëndronin indiferente në rast të një konflikti gjermano-sovjetik. Pra, më mirë një dakordësim me armikun, se sa të mbështetet në miq të paparashikueshëm. screen-shot-2016-09-13-at-15-45-37-1

Kështu, shërbimi i fshehtë i Moskës dhe ai i Berlinit bien dakord për të “fabrikuar” një dosje që do të provokonte humbjen e marshallit. Nikolai Jejov për NKVD-në sovjetike dhe Alfred Naujocks për SD bëhen aleatë: Stalini, në thelb dëshiron të heqë qafe Tukaçevskin, një rrezik potencial ndaj pushtetit të tij absolut, ndërkohë që Hitleri mendon ta shfrytëzojë për të eleminuar një prej oficerëve më efikasë të ushtrisë sovjetike si dhe të bëjë të heshtë një zë politik antigjerman.

Kështu, të dy shërbimet krijojnë në tavolinë dokumenta false për të demonstruar ekzistencën e një komploti të marshallit kundër Stalinit. Dokumenta që mbërrijnë në tryezën e zyrtarëve më të lartë sovjetikë, përmes ndërmjetësve të besuar. Nuk ka rrugë shpëtimi për Tukaçevskin. Në 1 maj 1937 shfaqet edhe një herë në krah të Stalinit në Sheshin e Kuq, por 20 ditë më vonë arrestohet dhe ekzekutohet në 12 qershor. Njëzetë vite më vonë do të rehabilitohej prej Hrushovit. /Bota.al

September 13, 2016 22:48
Komento

10 Komente

  1. Lufter September 13, 23:56

    Stalini u kerkoi me insistim Anglise dhe Frances per nje aleance midis tyre dhe BS para 1939 por ata nuk pranuan dhe pas kesaj Stalini beri aleance te mossulmimit me Gjermanine ne vitin 1839 por Hitleri e shkeli marreveshjen dhe sulmoi BS me 22 qershor 1941. Per kete duhet lexuar historiani anglez Montefjore dhe shoqeruesit e Rusveltit ne takimin me Stalinin te pasqyruara prej tyre ne 300 letrat Rusvelt-Stalin. Ne zhvillimet e Luftes ai qe realizoi bashkepunimin me Stalinin ishte Rusvelti dhe u realizua midis te dyve nje bashkepunim e bashkeveprim qe eshte pak te thuash te shkelqyer(lexo 300 letrat). Ndersa Curcilli prapa kraheve te Stalinit dhe Rusveldit bashkepunonte me gjermanet dhe u thoshte se fronti perendimor nuk do te hapet prandaj dergoni sa me shume forca ne lindje kunder BS.Kur e zbuloi kete tradheti Stalini u alarmua dhe nderhyri Ruzvelti qe ndryshoi. Stalini ushtronte presion per hapjen e frontit perendimor me qellim qe te lehtesohej barra mbi forcat Sovjetike,por nuk donte curcilli dhe me nderhyrje e forte te Rusveltit u vendos te hapesh me 1942,por perseri u shty nga Curcilli dhe nuk u hap as me 1943 por me D-DAY 6 qershor 1944 kur fronti i ushtrise Sovjetike prej 2000 km.nga Balltiku ne detin e Zi ishte ne mesymje dhe e kishte vene perpara ushtrine hitleriane(Lexo 300 letrat).

    Reply to this comment
    • ELIOT June 27, 19:25

      Lufter ;;; I KE MARRE ILACET ….. CHURCILLI BASHKEPUNONTE ME HITLERIN ….KU E LEXOVA MORE …. SE UNE I KAM PARE NJA 100 HERE EMISIONET NE FRENGJISHT DHE ASNJHERE SE KANE THENE SE ….. PRANDAJ .. SHIKOJE MIRE HISTORINE … DHE STALINI BERI NJE PAKT ME HITLERIN PER MOS SULMIMI MIDIS GJERMANISE DHE RUSISE .. DHE TE 2 E SULMUAN POLONJEN DHE E NDANE NE DYSH ….. STALINI VRAU 40 MIJE POLAK QE ISHIN ZBORISTA DHE ISHIN INXHINIERAT ISHIN INTILIGENTA E POLONJES .. DHE STALINI I PUSSHKATOI SI QENAT … PASTAJ HITLERI … SE MBAJTI FJALEN E SULMOI …DHE PER KETE NAIVIN QE SHKRUNA S E NA I SHPIFET ….. STALINI VRAU ME SHUME SE HITLERI MORE I GJORE ….. PRANDAJ ESHTE MIRE QE SHQIPTARET …ME NE FUND TE KUPTOJNE REALITETIN .. E LUFTES …MJAFT ME RRENAT E ENVERIT …..MERCI ..DHE GJERMANET E BOMBARDUAN LONDREN ANGLINE DERI SA E BENE HIR …. ATEHER KU ISHTE MIQESIA CHURCHILLIT ME ARMIKUN ME TE MADH TE ANGLISE ..

      Reply to this comment
  2. na i shpifet...nuk jemi ne klasen e pare fillore September 14, 05:42

    Nuk e di kujt i sherben ky artikull kaq pa vlera..

    Nuk ka vlera sepse ne Shqiperi mund te jene 50 deri 60 vete qe e dine se kush ka qene Tukacevski..

    Dhe nga keto pothuaj asnje nuk e lexon Diten..pra pse shkruhen keto artikuj per te barazuar Stalinin me Hitlerin se gjoja kane bashkpunuar sherbimet sekrete per kete aresye qe eshte pak ta quash idiotizem i “moderatorit” qe ben artikuj te tille..

    Pse nuk merret gazeta Dita per shembull:

    Kush sherbim sekret i dha urdher berishevskit te takohej me milloshevicin dhe grigorovin ne 1993 ?

    Pse berishevski egzekutoi Remzi Hoxhen qe lajmeroi per kete takim ??

    Pse sherbimi sekret i dhjere anglez nuk ekstradoi Kumbaron qe zhduku remzihoxhen por e mbrojti hapur duke u bere pjese e krimit berishian.

    Ju lutem ditore te dites

    mos u merrni me fantazmat e shekullit kaluar kur fantazma e viqidolit e ka shkerdhyer ate vend..

    Ne fund te fundit ishin Ruzvelti me Qyrqillin qe ju shtrine Salinit ne gjunje per te mundur Hitlerin..

    Boll me keto idiotizma qe po i ngrini vleren Stalinit duke harruar Salinin e Tropojes…

    Reply to this comment
    • prizreni September 16, 15:13

      te nderuar , perderisa i vlersoni te pavlera keto shkrime kush ju detyron qe te i lexoni , kete spo mundem ta kuptoj, ju lutem me tregoni pse po i lexoni …..

      Reply to this comment
  3. beni September 14, 10:26

    Kta te dy ben politike per te mbajt gjalle ekonomin e brishte te asj kohe mes komunizmit e kapitalizmit!
    Kriza ekonomike kish koh qe ndjehej shum dhe ishte thjesh koha kur do te plaste!
    Me von kur kta dy politikane filluan rimekembjen ekonomike kur dihet se lufta sjell zhvilimin u futen anglezet e amerikanet njelloj si ne siri ne kohen e sotme per te perfituar!

    Reply to this comment
  4. alphade September 14, 13:56

    ”Lufteri ” dhe ”na e shpifet…..”’ kane te drejte, i pari per
    njohurite e sakta qe ka mbi rrjedhen e ngjarjeve historike
    dhe qe keto kane vleren e tyre historike ,sidomos kur behet fjale per kthesat e medha historike qe bejne epoke, sic ishte L2B ,por edhe zoteria e dyte ka te drejte sepse
    tash vendi yne ka halle te tjera akute dhe nuknduhet te
    harxhojme mund dhe energji me ”na ishte nje here…..”’
    Sot , problemi i madh i shqiptareve eshte dhe mbetet drej-
    tesia, korrupsioni, narkotrafiku, etj.etj.
    Por mhi te gjitha , sot shqiptareve iu ka vene laku ne gryke
    nga nje bande mafioze ,hajne,vrasese, shkaterruese e vle-
    rave te shqiptareve , sulmit frontal qe i behet Shqiperise ne te gjitha fushat ,qe nga tritoli ne shtyllat e tensionit te larte e deri te sabotimet ashiqare dhe vjedhjet e cdo gje
    tjer qe sajon kjo bande kriminelesh, e kryesuar nga bariu
    i dhive dhe lopeve te Vicidolit ! Pa shkaterrimin perfundimtar te kesaj bande me berishovicet,bashicet,mulet ,ristanet,bylyket , etj.etj.etj.
    Shqiperia kurre nuk do te ece e qete perpara !

    Reply to this comment
  5. shushica September 14, 13:57

    Kur Dita përfundon në mjegull gri…..A e dini se ka patur një luftë civile në Spanjë , ku qeveria e koalicionit të majtë , e zgjedhur në mënyrë demokratike , pas tre vitesh lufte civile të tmerrëshme, humbi në sajë të grushtit shtet fashist të Frankos i ndihmuar nga nazistët , fashistët dhe , mosndërhyja, e demokracive të mëdha …Francës .Britanisë dhe ShBA…s
    A e di Dita se përpara traktatit të mosulmumit BS …Gjermani pati një Munih, ku u shit Cekosllovakia, u lejua anshlusi me Austrinë , u lejua Gjermania të armatoset dri në dhëmbë , duke shkelur traktatin e Versajës ..
    Stalini u propozoi Anglisë , Francës , Polonisë një pakt mbrojtje ., por ato dërgonin në bisedime nēpunës të rendomtë…Atëhere çduhet të bënte Stalini , kur të gjithë bënin lojë të dyfishtë,,,,, Èshtë e mundur që edhe Tukacevski të jetë viktimë , por në situata tëtilla viktima ka nga të gjitha palët

    Reply to this comment
  6. Kellumb Pulla September 14, 14:37

    Nje verejtje miqsore per gazeten Dita:

    Nuk e di kush “peshkon” keto artikuj qe po cudisin komentuesit?

    Shkruhet ne fund Bota ale. (lexo Bota hale) po kush PELLUMB e pershtati per lexuesit e Dites.??

    dihet duan te nxijne Stalinin kuptohet ..por mos harrojme se Stalini ishte ai qe perzuri Serbet nga shqiperia ne 1948 GJITHMONE FLASIM PER INTERES TE TIJ….

    pra stalini i perzu serbet nga shqiperia dhe ne 1992 na zaptuan me elezbiberjan & rajersonin qe na prune dhendrin e serbise dhe e mbrojne sot pa pike turpi.

    Nqs se flasim per sherbime sekrete materiali i meposhtem tregon se Bota akoma eshte nene ligjet e xhungles

    ndiqni materialin te bindeni :

    Ish-nazistët kanë spiunuar për SHBA-të deri në vitet ’90-ta të shekullit të kaluar, shkruan “New York Times”, duke përshkruar dokumentet e klasifikuara, të cilat tani janë të disponueshme për publikun.
    Në kulmin e Luftës së Ftohtë, duke filluar në vitin 1950, J. Edgar Hoover nga FBI dhe Allen Dulles i CIA-s, në mënyrë agresive ka rekrutuar ish-nazistët, ku i trajnuan për të spiunuar komunistët dhe Bashkimin Sovjetik.
    Hoover dhe Dulles besonin se “dallimet morale me nazistët nuk ishin të mjaftueshme që të lënë pas dore vlerat e tyre në luftën kundër rusëve”, transmeton Telegrafi.
    CIA ka rekrutuar ish-anëtarin e Schutzstaffel (NS), i cili ndoshta ishte fajtor i “vogël për krimet e luftës”, thuhet në dokument.
    Dokumentet tregojnë se në vitin 1994, avokati i CIA-s ka bërë presion te prokurorët, të cilët kishin nisur një hetim kundër ish-spiunit mbi dyshimet se kishte marrë pjesë në masakrën e mijëra hebrenjve në Lituani. Hetimi u braktis përfundimisht.
    Në vitin 1980, zyrtarët e FBI-së nuk kanë pranuar të dëshmojnë rreth ‘gjahut ndaj nazistëve’ para Departamentit amerikan të Drejtësisë në lidhje me spiunët e tyre gjerman.
    Në vitet e ’80 të shekullit të kaluar, FBI kishte informacione të konfirmuara, se 16 ish-nazistë kishin punuar për CIA-n.
    Disa spiunë gjatë Luftës së Dytë Botërore kanë qenë në pozita të larta të “Rajhut të Tretë”.
    Otto von Bolschwing ishte një oficer në SS dhe mentori i Adolf Eichmann, arkitekt i “Zgjidhja Përfundimtare”, dokument që përmban planin e zhdukjes së hebrenjve nga Evropa.
    CIA e kishte punësuar pas luftës për të spiunuar në Evropë, ndërsa në vitin 1954 mori një shtëpi në Nju-Jork, ku u zhvendos me familjen e tij.
    Kur Izraeli e arrestoi Eichmann, autoritetet amerikane mbrojtën Bolschwingun, i cili ka jetuar i qetë edhe 20 vite të tjera. Pasi e kaluara e tij u zbulua, gjermani hoqi dorë nga shtetësia amerikane, por shumë shpejt vdiq pas kësaj.
    Norman Goda, historian në Universitetin e Floridas, i cili është duke punuar në dokumentet e klasifikuara, pohon se marrëdhëniet midis CIA-s dhe nazistëve ishin edhe më të larta, por që dokumentet e shumta do të mbeten mister.

    Reply to this comment
    • anticensurë 25642654 September 16, 12:26

      Kellumb Pulla
      dhe më e bukura është se marrveshja e stalinit me hitlerin ishte në atë kohë kur hitleri ishte thjeshtë kancelari,autoritar,i gjermanisë dhe jo shkaktari i L2B!!
      marrveshjet,pragmatiste të anglo-amerikanëve kanë qënë pas mbarimit të L2B,pra kur dihej tërë mynxyra që shkaktoi hitleri!!

      Reply to this comment
  7. anticensurë 25642654 September 16, 10:48

    “që Stalini ka në mendje, teksa pret një marrëveshje të mundshme me djallin nazist,”
    jo mër jo!?
    po pse kaq i qut a qënë stalini sa ta dinte që në atë kohë që hitleri ishte një djall??po pse çfar u bë ai,ndonjë nga bashkpuntorët shqiptarë të nazifashizmit që e parashikonin jo vetëm se çdo të bënte enveri kur të mbaronte lufta por dhe se do të vriste tërë shokët e tij dhe do të vdiste në ’85 dhe se ata do të këtheheshin vetëm pas ’90ës??
    pastaj ju e barazoni,e quani dhe stalinin po aq djall sa dhe hitlerin!djall që falë tij europa dhe bota mbeti demokratike dhe jo naziste!!
    eh mor të tredhur të përhershëm!!duhet të bëni interpretimet për dje sikur ngjarjet të jenë duke u zhvilluar sot!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*