Ku gabojnë Presidenti dhe PD-ja me rastin “Xhuka”

Luan Shahollari March 4, 2014 10:48

Ku gabojnë Presidenti dhe PD-ja me rastin “Xhuka”

Më 20 shkurt 2014 Kuvendi liroi nga detyra e Inspektorit të Përgjithshëm të Inspektoriatit të Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurisë (ILDKP) znj.Zana Xhuka dhe votoi z. Shkëlqim Ganaj. Të dy kandidaturat kanë qenë propozuar nga Presidenti i Republikës në janar 2013, pas emërimit të z. A. Llalla në postin e Prokurorit të Përgjithshëm.

 Shumica parlamentare e përligji këtë ndryshim me korrigjimin e një gabimi të bërë fillimisht nga Presidenti, të kthyer në shkelje ligjore nga shumica e legjislaturës së kaluar (opozita e sotme) pasi znj.Xhuka nuk plotëson kushtet për ta kryer atë detyrë. Opozita e sotme e vlerëson këtë ndryshim si veprim për motive partiake, kurse Presidenti si marrje të kompetencave të institucionit të tij. Ndërkohë Gjykata Kushtetuese më 28 shkurt e rrëzoi  kërkesën e deputetëve të PD për pezullimin e aktivitetit të grupit të punës së Kuvendit për verifikimin e veprimtarisë në ushtrimin e funksionit të ish- kreut të ILDKP-së Z.Xhuka.

Po si qëndron e vërteta? Për këtë duhen disa sqarime.

 

Deklarimi dhe kontrolli i pasurive të funksionarëve të lartë

Ligji i parë për deklarimin e pasurive të të zgjedhurve dhe të disa drejtuesve e punonjësve të shërbimit publik është miratuar në mars 1995. Qëllimi i këtij ligji ishte lufta kundër korrupsionit përmes një qeverisjeje të ndershme dhe transparente në sytë e opinionit publik. Në fillim të vitit 1996 doli edhe një VKM në zbatim të këtij ligji.

Bazuar në këto akte, në Kuvënd u ngrit një Komision me 9 anëtarë, i cili përbëhej nga 4 deputetë, 2 përfaqësues të KM, 2 nga Gjykata e Lartë dhe 1 nga Kontrolli i Lartë i Shtetit. Por Komisioni filloi punën vetëm në vitin 1998, pas ngjarjeve të rënda të vitit 1997.

Objekti kryesor i Komisionit ishte shqyrtimi i deklaratave të pasurisë të funksionarëve të lartë të shtetit, duke filluar nga Presidenti, Kryeministri, antarët e KM, deputetët e Kuvëndit, personat e barazuar me ta si dhe zëvëndësit e tyre, etj. Për shkeljet e vërejtura, ky komision, kishte të drejtë të vendoste gjoba, kurse më tej ishin organet administrative, ato që vendosnin për pasurinë e fituar nga burime të paligjëshme.

Gjatë zbatimit të ligjit u evidencuan shkelje ligjore duke u bërë ato edhe publike, madje edhe me emra, përmes raporteve në séanca plenare në Kuvend si dhe në median e shkruar dhe elektronike. Por ligji dhe vendimi i KM nuk parashikonin një aparat ekzekutiv në shërbim të komisionit, si rrjedhojë puna e tij mbetej kryesisht tek evidencimi por jo tek kontrolli i deklaratave të pasurisë.

Për të shmangur këto mangësi, gjatë vitit 2002, në kuadrin e planit anti-korrupsion të qeverisë së kohës, Ministria e Financave në bashkëpunim dhe institucione të tjera hartuan një projekt të ri, i cili u kthye në ligjin  nr. 9049, datë 10.4.2003 “Për deklarimin dhe kontrollin e pasurive të detyrimeve financiare të të zgjedhurve dhe të disa nëpunësve publike”. Për  hartimin e këtij ligji u përshtat edhe praktika e administratës të Kongresit Amerikan.

 

Inspektori i Përgjithshëm i ILDKP-së  

Në zbatim të ligjit të mësipërm, u ngrit ILDKP me kompetenca jo vetëm për të konstatuar shkeljet por edhe për të propozuar masat administrative për ndëshkimin e tyre. Ligji nr. 9367, datë 7.4.2005 “Për parandalimin e konfliktit të interesave në ushtrimin e funksioneve publike” e plotësoi kuadrin për përcaktimin e rregullave për identifikimin, deklarimin, zgjidhjen dhe dënimin e rasteve të konfliktit të interesave.

Inspektori i Përgjithshëm ka të drejtë të kërkojë deklarimin e pasurive dhe burimet e krijimit të tyre, si dhe të urdhërojë kontrollin për saktësinë e këtyre deklarimeve si dhe për personat fizike e juridike, kur, nga verifikimet e kryera, rezulton se këta të fundit janë persona të lidhur me subjektet që mbartin detyrimin për deklarim.

Verifikimi dhe kontrolli i pasurisë, i detyrimeve financiare kryhet i plotë, për çdo vit, për Presidentin e Republikës, Kryetarin e Kuvendit, Kryeministrin, Zv/kryeministrin, ministrat dhe drejtuesit, funksionet e te cilëve barazohen me ta.

Paraqitja e të dhënave të rreme përbën vepër penale dhe dënohet sipas legjislacionit në fuqi. Kur pasuritë e krijuara nuk mund te justifikohen me burime te ligjshme Inspektori i Përgjithshëm njofton menjëherë prokurorinë.

Kontrolli ose rikontrolli i plotë i deklarimit kryhet çdo herë që gjykohet e nevojshme nga Inspektori i Përgjithshëm, kur ai ka të dhëna, nga burime të ligjshme, që vënë në dyshim vërtetësinë dhe saktësinë e të dhënave që përmbahen në deklarimin e një zyrtari, si dhe kur ka mospërputhje, që rezultojnë nga kontrolli aritmetik e logjik, të cilat tregojnë se burimet nuk mbulojnë ose nuk justifikojnë të drejtat pasurore të deklaruesit.

Nga të gjitha këto mund të arrijmë në përfundimin se legjislacioni për deklarimin dhe kontrollin e pasurive të funksionarëve të lartë është i plotë.

 

Kush mund të zgjidhet Inspektor i Përgjithshëm

Sipas nenit 12 të ligjit të mësipërm, Inspektor i Përgjithshëm mund të zgjidhet kandidati që krahas të qënit shtetas shqiptar, të mos jetë i dënuar për vepra penale, dhe të mos jetë larguar nga puna me masë disiplinore, duhet të plotësojë edhe dy kushtet e mëposhtme:

-të ketë arsimin e lartë, si ekonomist financier ose jurist;

-të ketë vjetërsi pune në profesion jo më pak se 10 vjet ….

Zonja Xhuka nuk i plotëson dy kushtet e fundit pasi nuk është as ekonomiste financiere dhe as juriste. Më tej është e tepër të përmëndim se nuk ka as 10 vjet vjetërsi në profesion. Zonja në fjalë ka kryer studimet për matematikë në UT në vitet 1984-1988 dhe për administrim-biznes në Universitetin e Shkodrës në vitet 1993-2003.

Nga sa më sipër duket qartë se propozimi i Presidentit ka qënë i pa mbështetur në ligj, kurse shumica e djeshme (opozita e sotme) e shkeli ligjin duke votuar në seancën e 21 janarit 2013 vetëm kandidaturën e znj.Xhuka, duke e zgjedhur atë në krye të ILKPD-së.

Gjatë një viti në detyrë, znj.Xhuka krijoi marrëdhënie konfliktuale me punonjësit e ILKPD, shumica e tyre me përvojë 10 vjeçare, duke bllokuar punën për kontrollin e dokumenteve të pasurisë të funksionarëve të lartë publikë për vitet 2010-2013.

 

Për të ardhur keq

ILKPD – një organizëm i specializuar në kontrollin e pasurive, me një personel prej 40 specialistësh dhe me një buxhet prej rreth 1 milion dollarë në vit, për fat të keq, për gati një vit, ka qënë në ngërç. Një shembull i keq i harxhimit të ardhurave publike nga taksat.

Përvoja e hidhur e vitit të fundit të këtij institucioni tregon se nuk mjafton të miratohen ligje të mira, por në rradhë të parë të zbatohen me përpikmëri ato. Për të ardhur keq është fakti se këto ligje shkelen nga organet më të larta të shtetit që e kanë për detyrë të dekurajojnë dhe luftojnë korrupsionin, një nga plagët më të rënda të administratës publike.

Për të ardhur keq që lidershipi i PD-së, opozitës kryesore të vendit, në vend që të kërkojë ndjesë publike për shkeljen e rendë që i ka bërë ligjit, hidhet në sulm dhe kërcënon se po nuk u kthye zonja në fjalë, ata do të bojkotojnë Kuvendin!? Është për të ardhur keq gjithashtu që edhe President ii Republikës del hapur në mbrojtje të kësaj shkeljeje ligjore.

Të shpresojmë që pas këtyre ndryshimeve, ILKPD të rrisë efektivitetin e punës për zbatimin e ligjit, për të ndikuar në luftën kundër korrupsionit në funksionarët e lartë publikë, të zgjedhur dhe të emëruar.

* * *

Nishani i drejtohet Kushtetueses për Xhukën

bujar-nishani (1)Numri një i shtetit shqiptar i drejtohet gjykatës Kushtetuese për zgjidhjen e konfliktit te krijuar sa i përket kompetencave të Presidencës dhe Kuvendit të Shqipërisë. Në ankimimin drejtuar Kushtetueses, Presidenti Bujar Nishani kërkon zgjidhjen e mosmarrëveshjes së kompetencës midis Presidentit të Republikës dhe Kuvendit si dhe deklarimin si të papajtueshëm me Kushtetutën të vendimit nr. 14/2014, datë20.02.2014 të Kuvendit të Republikës së Shqipërise për zgjedhjen e zotit Shkëlqim Ganaj në detyrën e Inspektorit të Përgjithshëm të Inspektoriatit tëLartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive.

Seancën plenare të 21 shkurtit, pas debatesh dhe ndërprerjesh të shumta të seances, Kuvendi shkarkoi me votat e mazhorancës kreun e ILDKP, Zana Zhukën, duke zgjedhur në vend të saj me 75 vota pro dhe 2 abstenime dekretin e dytë që propozoi presidenti Nishani vitin e kaluar përballë Xhukës, pikërisht Shkëlqim Ganajn.

Emri i kreut të ri të ILDKP u propozua vitin e kaluar si kandidatura e dytë përkrah Xhukës për kreun e instutucionit të deklarimit të pasurisë, ndonëse nuk u hodh në votim.

Një tjetër konflikt mes kreut të shtetit dhe Kuvendit, është dhe rrëzimi i dy dekreteve të Presidentit për anëtarë të gjykatës së lartë. Pikërisht për këtë gjykatë dhe vakancën e krijuar në të, sot sërish Nishani ka thirrur për konsultime krerët e grupeve parlamentare për të përcaktuar kriteret konkrete për emërimin e një anëtari të Gjykatës së Lartë si pasojë e vakancës së krijuar për shkak të përfundimit të mandatit të gjyqtarit Ardian Dvorani.

 

Luan Shahollari March 4, 2014 10:48
Komento

35 Komente

  1. shqiptari March 3, 17:49

    kjo qe injorimi qe ju be kombite shqiptare bashke me ate panaritin qe na uli flamurin me kok poshte dhe nje sakate

    Reply to this comment
    • Dielli mbi KORAB March 3, 22:01

      Duhet te krijohet levizja popullore.”President Jarin ta nxjerrim ne KEMP”
      Zana Xhuka ishte garantja per te mbajur te fshehur paurine e Odetes,Zenit dhe Argites,prandaj eshte acarru Jari,kllouni i Berishes.
      Te gjithe shqiptaret te bashkohen per te nxjerr Jarin e Odetes ne KEMP.

      Reply to this comment
    • Gramozi i Larte March 4, 14:38

      A i duhet Shqiperise nje presidnet “ULOK”, si e quan me te drejte avokat Ngjela? Turp te na perfaqesoje nje figure e tille groteske…

      Reply to this comment
    • Zake Beluli March 4, 21:01

      Po kete kush e ka goditur me tulle kokes? Ky sikur nuk ka shenja paralize. Ky duket sikur ka rene me koke nga ballkoni. I ziu ki, thote nje miku im nga Gjinokastra.

      Reply to this comment
  2. misteri March 3, 17:49

    ok p ulok pi ilacet.trap ke qen kur quheshe bujar mehmeti e ishe thjesht nje ushtar i bindur i ppsh dhe i shefit te sigurimit ne shkollen e bashkuar kar u bere kur u quajte bujar nishani ushtar papages i sal shpellarit.te kaloj tere jeta si ushtar dhe impotent o zoti IDJOT

    Reply to this comment
  3. lavdosh March 3, 17:57

    Keta jane pisa
    Politika e Rames per te qene i sjellshem dhe te zbatoje rregullat demokratike nuk ecen me keta
    Keta njohin vetem dhunen dhe forcen
    Ndoshta ka ardhur koha qe Rama te perdori forcen e kartonit dhe tu tregoje vendin ketyre krimineleve, qe per ligj njohin vetem interesat e Berishes dhe ne kete process te tyren

    Reply to this comment
  4. LORA March 3, 18:10

    I kerkoj nje sherbim redaksise se “DITES” ,qe te mund te na beje me dije deklaraten e pasurise se presidentit “bujari ju degjon”.Do te me interesonte edhe koha,,,para apo pas kamarjerllekut figuron pasuria e tij???? Faleminderit ,in advance.

    Reply to this comment
  5. strano March 3, 18:11

    Keta te emeruarit e Familjes Mafioze Berisha ne postet kyce te shtetit jo vetem qe jane te pa afte dhe idiote qe nuk njohin as ligje dhe as kompetenca por keta jane edhe Kamikaze te paskrupullt te Familjes. Keta dalin cdo dite dhe me hapur duke ber karshillek tashme jo ligjit dhe mazhorances ne qeverisje, por popullit mbare. Nuk e kuptoj pse nuk shkarkohen akoma keta njerez?! Eshte vertete turp per ne te perfaqsohemi nga keta individe te pa vlere.

    Reply to this comment
  6. myzeqari March 3, 18:24

    Po ti more Nishan PD nuk po ngrihesh asnjehere ne rolin tend si president por mbete vegla e Berishes. Te vij turp qe do mbahesh mend si presidenti më me pa vlere dhe pa integritet.

    Lere more qeverrin qe te cliroj institucionet nga njerez te pa pergjegjshem qe drejtojne sot disa institucione te rendesishme.
    Ik ore Nishani i PD, ik dhe lere qeverrin te veproj se do tu ndjek nga pas gjynahu i ketij populli.

    Nje gje u them per te gjitha keto gjynahe qe po i beni ketij populli i vuajtshin femijet tuaj dhe mos mbetshi kemb e u shofshi njehere e mire. IK PRESIDENT BAJG.

    BEJ DICKA PER DREJTESIN O PRESIDENT BAJG, NDRYSHO DICKA NE KLD O PRESIDENT BAJG. YYYYYYYYYY NISHAN BAJGA, GJEJA ME E PESHTIRE.

    Reply to this comment
  7. patrik March 3, 18:33

    …o bidon!

    Reply to this comment
  8. mehdi March 3, 19:02

    o zot kush eshte kryetar shteti ne shqiperine e shekullit 21 ,nje kukulle e vertete e forcave regresive qe nepermjet tij kerkon te mos vendoset drejtesi ndaj atyre qe kane vrare ne mes te bulevardit protestues te lire ,kane vjedhur gjithe pasureit e popullit e kane arritur deri sa te shesin edhe teritore te RP SHQIPERISE

    Reply to this comment
  9. toni March 3, 19:02

    @jaroo po pse ore bdon shurre zgjedhja jote si ishte sipas ideollogjise tende o karcu i thare druri,ore po a je nga trute timore te qft kina odeten,po dil more RBQ njehere mbi palet o kokrra injorantit dava plere….

    Reply to this comment
  10. . March 3, 19:12

    ******************************************************************************************************

    President i PD-se dhe “Tritolit” kerkon turbullira dhe destabilizim te qeveris …. per te mbrojtur kriminelin e tij s-Ali Bisha.

    ******************************************************************************************************

    Reply to this comment
  11. anonimi March 3, 19:17

    o kapter jarikari ty nuk te dhimset zana po ju mlidhet litari se nuk jua fshe dot zana shura pasurit qe i keni vjedhur ketij popullit per 23 vite ti kapter jarikari ke qen dhe do mbetesh sevil do ngelesh ne histori si nje president handikapat me gjyse truri ne te satemes jarikari @

    Reply to this comment
  12. bishtpalla March 3, 19:28

    Mua ky njeri sa here e shohe me bene per te qeshur….Do te kishte me shume vlere si gastor..

    Reply to this comment
  13. inf March 3, 20:08

    Kapterri ver hoxhes duhet hetuar se ka ven nji pasuri marremendese uluk sakati berish hajdutit duhet ti behet publik pasuria e tij si ka mundesi nji ish oficer i Diktatures vuri nji pasuri perrallore pa asnji prone pa snji pune vetem se u perly me mafien e berishes ky ish minister qe miratoi Grdecin e shum hajdutlliqe ky sakat ,mire ky sakat po ata qe nuk kan qene sakat kane bo kerrdine kshu i beri saliu hajduterr qe te shpetoji per vete dhe bijt e tij.
    Ik o zgjeps ik pallo grune se po ta pallojne rojet bregdetare ty o qenef e bir spiuni o zorraxhiu i diktatures je ti Hiqeni ket kerrme se qelbi dipllomatet me eren qe i vjen i palari surrat hitleri i Albanise kerkon revansh o horri i salistanit.
    Ktyre hiqi pasurine dhe i shkerrdheve ropt se kta kane vu nji pasuri qe do dali ket muaj se dhe vet kta do çuditen se sa pasuri kane vjedh dhe vet nuk e dine.
    Posht mbreteria juj e poshterr posht ju o nevojtore kombetare posht ju o tradhtare e Burra Zonje jeni ju qe qelbeni nga bytha e nga goja .
    Do zana xhufken Musteqe miu do qe mos ti preket pasuria sakat qafirit kujton se do mbulli mandatin aty ky jeniçer i berish shkerrdhates ptyyyyyyyyyyyyyy horra pa limit jeni ju ptyyy.

    Reply to this comment
  14. . March 3, 20:39

    @@@@@@@@@@@@@@@@@@@@@@@@@@@@@@@@@@@@@

    “P y e t j e” per shqiptaret e vertete (jo nga maloket veriore).

    Pse sa here Ceta-Verioreve PD-se del ne opozite,
    apo sa here s-Ali Bisha humb pushtetin Shqiperia digjet dhe vritet ?

    @@@@@@@@@@@@@@@@@@@@@@@@@@@@@@@@@@@@@

    Reply to this comment
    • kampaçurreta March 4, 19:24

      @@@…..KOMPLEKSITETI JUAJ PER VERIORET (MALOKET) ME BEN TE MENDOJ PER NJE KULTURE TE ULET TUAJEN. NUK MNDE TE IDENTIFIKOSH GJYSMEN E SHQIPERISE ME SALI RAME BERISHEN,NUK MUNDE TE IDENTIFIKOSH GJYSMEN E SHQIPERISE ME ENVER HOXHEN,JU PO E SHIKONI SE KRIME NUK KA VETEM NE VERI KA EDHE NE JUGE, MUNDE TE IDENTIFIKOSH BERISHIANET ME PD ASHTU SIKUR IIDENTIFIKOJ EDHE UNE POR NJE SHPREHJEE TILLE (JO MALOKETVERIORE ) ESHTE INJORANCE.

      Reply to this comment
  15. Jozi March 3, 21:14

    DE BIL VETEM PRESIDENT NUK MUNT TE QUHESH

    Reply to this comment
  16. Meno March 3, 21:35

    Është per te ardhur keq qe nje paraplegjik te jete president. Ky qe kemi ne nuk ka as moral, as kulture dhe aq me pak njohje per ligjshmerime. Zgjidhja e vetem eshte qe Parlamenti ta shkarkoje sa me pare.

    Reply to this comment
  17. Titi March 4, 00:41

    Shtome qenefi,, vec per ate pune bon ti mor i shkret!

    Reply to this comment
  18. White&Black March 4, 11:38

    Eshte e dukshme qe ligji eshte shkelur per rastin ne fjale. Por ligji eshte shkelur edhe nga maxhoranca e sotme sepse ka emeruar shume drejtor te drejtorive te ndryshme qe nuk plotesojne kriteret ligjore.

    Reply to this comment
  19. ganiu March 4, 11:39

    Nese gjykata kushtetuese rrezon kerkesen e presidentit atehere i bie qe ne rastin me te mire presidenti te largohet nga ai post pasi me ligj eshte garantues i kushtetutes te cilen nuk e njeh dhe per pasoje nuk jep garanci dhe me e keqja eshte te largohet keshilltari apo keshilltaret e tij juridike qe perftojne nga taksat tona jo pak por gati 1.5 milione leke te vjetra ne muaj. Ky eshte shteti loigjor presidenti paraplegjik i shqiptareve.

    Reply to this comment
  20. Dituria March 4, 12:26

    Nishani apo Mehmeti -si e kish me pare llagapin, eshte njeri me Problem. A ka qene i semure? SA eshte % e trurit te tij qe e ka te sakte (ka kaluar PARALIZE) ,sa eshte ne GJENDJE TE ZBATOJE LIGJET.

    Reply to this comment
  21. Oficeri March 4, 12:52

    Bujar Nishani e ka ndrruar mbiemrin, ai me pare ka qene Bujar Mehmeti. Dhe e dini pse e ka ndrruar mbiemrin. Sepse ka qene spiun i sigurimit te shtetit dhe mbiemri Mehmeti e dekonspiron ate, prandaj ka gjetur nje mbiemer te “fisshem – Nishani”.
    Per oficerin servil, te bindurin e Partise se Punes, spiunin e sigurimit, pyesni bashkemoshataret e tij te Shkolles se Bashkuar, se e njohin mire.
    Madje, PD te gjithe spiune dhe ish komuniste e ka lidershipin, pse te habitemi.

    Reply to this comment
  22. DUKA March 4, 13:10

    Bir Senan i Nenes c’te te qaj me pare?

    Reply to this comment
  23. rilindja March 4, 14:39

    Te nderuar komentues!
    Respekte per te gjitha komentet tuaja, por te dalim te ceshtja thelbesore. Cili funksionar i larte eshte kontrolluar dhe denuar per deklarimet e rreme ? Keni degjuar per pasurite qe kane, shtepite , vilat, makinat, parate. Kush u denua ? Ata bejne zhurme kot, qe ne te merremi me fjale dhe ata te vjedhin. Po sjell nje shembul. Ardian Fullani, eshte milioner me disa shtepi e vila, me llogari te majme bankare. Ka marre ne pune femijet dhe te afermit e pushtetareve dhe nuk e ngacmon njeri. Pothuajse te gjithe ish ministrat Ruli, Imami, Pollo, Bregu etj, etj, etj. kush u gjykua, kush u denua. ILDKP eshte institucion per te mbrojtur pasurite e pushtetareve. Ndersa ne, zihemi me njeri tjetrin neper rrjetet sociale, ata pasurohen akoma me shume.Per kete duhet protestuar fuqishem. Ketu korrupsioni eshte ne nivelet me te larta te shtetit.

    Reply to this comment
  24. Dike Mullai thote- March 4, 15:05

    Presidenti u zgjodh nga ISH-mazhoranca (SOT Opozite) me 70+1 vota! Sot Mazhoranca ka 84 vota!!! Cudia eshte se kjo mazhorance “I lutet presidentit” te jap DORE-HEQJE ?!!!

    Reply to this comment
  25. nrj March 4, 16:01

    Ne vendet e demokracise perendimore çdo bashki ka nje rifuxhio per qente e braktisur, dhe kur kalon afer sajê, ata te shkrete qen, te mbyllur kushedi nga sa kohe, lehin me terbim, me shpresen se ndonjeri do ti adoptoje……..! te gjithe kota qe lehin vetem kunder opzites me kujtojne qete e bashkise,qe te shkretet;qe te duken sa me te devotshem lehin sa ju ha gryka,tamam si keta te kesaj letre higjenike e ketij inçsetuozi !!!

    Reply to this comment
    • BUJARI JU DEGJON March 4, 18:51

      Ne Shqiperi jane disa njerez – qen qe nuk i harrojne kollaj kockat dhe tulet qe u ka hedhur Saliu …
      Le te jete Saliu kriminel,ata prape i qendrojne besnike…
      Ne fund te fundit qente ate detyre kane …

      Reply to this comment
  26. ali March 4, 18:20

    Jo te dalin ne Kemp ,por ne burg, zoterinj. !

    Reply to this comment
  27. mitati March 4, 18:42

    Perkrah dhe bashkohem me te gjitha komentet.
    Nuk jam dakort dhe nuk pajtohem me ata qe shajne dhe ofendojne me urrejtje. Jo,sharjet dhe ofendimet , nuk jane dhe nuk duhet te jene ne kulturen tone.Bile .krijon urrejtjen e shumices qe e lexojne komentin me sharje.
    Sharjet nuk perputhen me inteligjencen e sejcilit qe perdor internetein dhe mjetet e tjera elektronike.
    Po jap edhe nje kshille shoqerore.Kurre nuk duhet ti tregosh te meten qe ka.Asnjeri nuk do qe te kete nje te mete fizike.Secili duhet ta vere veten e tij ne vend te tjetrit.

    Reply to this comment
  28. kolonjari March 4, 20:52

    23 qershori eshte dita kur me voten e popullit u perbys rregjimi i krimineleve ne ne krye injorantin taliban te tropojes.Kjo eshte nje feste tjeter e madhe per popullin tone pas dorezimit te rregjimit komunist.Cfare pret populli tani eshte te rifilloje nga e para gjithka e ndertuar keqas nga rregjimi berishist.Nga qeveria duhet force dhe shpejtesi per te pastruar me themel faren e keqe qe na morri frymen ne keto 23 vjet.Ne na duhet nje shtet ne funksion te qytetarit dhe jo shtet ne sherbim te koruptuarvet.Rregjimi i vjeter do te bej te pamunduren te mbaj gjoja institucionet e pavarura qe ngriti vetem per keto dite duke perdorur edhe struktura paralele per destabilizimin e vendit.Vendit tone duhet nje politike e re dhe per kete edhe nje opozite konstruktive.Vitet treguan qe pd nuk qe ne gjendje te ndertonte shtet por la pas toke te djegur .Qeveria e ka gjithe mbeshtetjen e popullit qe tebej ate qe humbem per 23 vjet.Ky shansi i fundit i joni .O sot o kurre.

    Reply to this comment
  29. MARKO March 5, 00:15

    Ndal kush kalon? Eshte kapter Bujari me bidon.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*