“CEZ”, “DIA” dhe “21 janari”, 3 dosjet e bujshme me të cilat nis punën Prokuroria Speciale

July 30, 2017 12:35

“CEZ”, “DIA” dhe “21 janari”, 3 dosjet e bujshme me të cilat nis punën Prokuroria Speciale

Reforma në drejtësi po afron dhe pritet që edhe politika të bjerë në rrjetën e saj. Fillimisht do jenë gjyqtarët dhe prokurorët e korruptuar, ata të cilët do të largohen përmes procesit të vetingut dhe më pas do jetë radha e zyrtarëve të lartë.

Më 1 gusht hyn në fuqi Kodi i Procedurës Penale, i cili detyron Gjykatën dhe Prokurorinë e Krimeve të Rënda, si dhe Prokurorinë e Përgjithshme që të gjitha dosjet në ngarkim të zyrtarëve të lartë dhe aferave korruptive t’i dorëzojnë në SPAK.

SPAK do të ngrihet në nëntor dhe pastaj do nisë lufta ndaj pushtetarëve të korruptuar. Por pyetja që shtrohet është se cilat do jenë ato dosje pikate që do kalojnë në SPAK.

Në prokurori janë disa zyrtarë të kallëzuar, por 3 janë dosjet më të rëndësishme me të cilat pritet të nisë punën SPAK: Afera e privatizimit të OSSH duke ia shitur CEZ, rasti i marrëveshjes CEZ-DIA dhe 21 Janari.

Sa i takon rastit të parë, në muajin mars, komisioni hetimor parlamentar i ngritur për këtë rast dorëzoi një padi në prokurori për 11 zyrtarë, duke i akuzuar për shpërdorim detyre dhe abuzime me rastin e CEZ shkruan “sot”. Por përveç një shkrese të pak ditëve më parë ku kërkohej informacion në Kuvend mbi akuzat ndaj Shkëlzen Berishës, djalit të Sali Berishës, nuk ka asnjë gjë tjetër.

Por sipas ligjit, sapo të ngrihet SPAK prokuroria është e detyruar që të gjithë dosjen t’ia kalojë kësaj prokurorie, pjesë e të cilës do jenë amerikanët. Të akuzuar janë ish-kryeministri Sali Berisha dhe ish-ministrat e tij dhe provat për ta do i marrin në dorë amerikanët.

Nga ana tjetër dhe vetë ish-juristi i OSSH, Romeo Kara,  ka thënë se do dërgojë në SPAK dosjen për CEZ. Po ashtu edhe dosja CEZ-DIA ku është i akuzuar Kastriot Ismailaj do kalojë te SPAK.

Ajo po gjykohet nga Gjykata e Krimeve të Rënda dhe sipas ligjit do i kalojë SPAK. Pra këto do jenë dy dosjet që mund të hapin siparin e arrestimeve VIP, pasi në listën e të akuzuarve janë një sërë zyrtarësh të lartë.

Në bazë të padisë që ka bërë komisioni hetimor në prokurori të akuzuar janë: Sali Berisha, ish-kryeministër e aktualisht deputet i Kuvendit; Nuel Kalaj, ndërmjetës i privatizimit të OSSH, i cili dyshohet se ka kryer transferta të dyshimta parash në shuma të mëdha; Zoti Genc Ruli, ministër në Ministrinë e Energjisë; zoti Neritan Alibali, ish-zv/ministër; Enno Bozdo, ish-zv./ ministër në Ministrinë e energjisë; Mimoza Vokshi, ish drejtoreshë e Përgjithshme e Shërbimeve Tregtare në Ministrinë e Energjisë; Ridvan Bode, ish-ministër i Financave; Suzana Guxholli, ish-këshilltare e Sali Berishës; Zoti Florion Mima, ish-ministër i Ekonomisë, etj.

Një tjetër dosje që do kalojë te SPAK është ajo e 21 Janarit. Pak muaj më parë Gjykata e Strasburgut mori vendim në favor të familjarëve të viktimave dhe detyroi qeverinë që t’i dëmshpërblejë. Por aty qeveria shqiptare binte dakord që të rihapej dosja dhe familjarëve t’u jepej e drejta të njiheshin me provat.

Por edhe nëse nuk ndodh kjo, mësohet se vetë familjarët do bëjnë një padi në SPAK dhe dosja pastaj do transferohet nga Prokuroria e Përgjithshme te SPAK. Por ajo që ka detyrim ligjor do kalojë në SPAK, është rasti i marrëveshje me CEZ  dhe rasti CEZ- DIA, ku përfliten emra të disa politikanëve të rëndësishëm.

July 30, 2017 12:35
Komento

7 Komente

  1. nje qytetar July 30, 13:03

    GERDECI,GERDECI,GERDECI
    GERDECI,QELBESIRA,BERISHA,SHKERDHATA I BERISHES,NDYRESIRA MEDIU.ETJ……PO I HARONI….

    Reply to this comment
  2. Likja July 30, 13:43

    SA KOM QESH SA KOM QESH!ME PAK FJALE ATA QE BENE 21 JANARIN,ATA QE QUAJTEN KRYEKRIMIN “BURRE SHTETI” NGA SHERBIMET E VYERA QE KA KRYER KUNDREJT TYRE,ATA QE FSHINE SERVERIN E KRYEMINISTRISE SE KRYEKRIMIT,ATA QE I KANE DHENE IMUNITET DERI NE VDEKJEN NATYRALE “BISHES” ME FAMKEQE TE BALLKANIT ATA QE BERISHA U KA SHERBYER PER MESE 35 VJETE SOT ASKERKAN VENDOSUR QE TE GJYKOJNE BERISHEN PRA VETVEHTEN!!!!!

    Reply to this comment
  3. perkthyesi July 30, 14:13

    Ndoshta Gerdeci duhej te ishte i pari ne liste! Nje katastrofe qe kurre nuk ka per tu harruar!

    Reply to this comment
  4. MH July 30, 15:53

    Per 27 vjet Demokracia e Berishes asht:Vrasje,vjedhje shitje teritorit komshinjeve shovinist si dhe dhenji teritorit per varre grekesh ne truell tone.
    Vertet ato rane jasht deshiret se tyre tonen dhe iu krijuene njerezve te vet,te afermeve dhe gjithe popullit me shpirte njeriut dhimbje qe dhe sot e deri ne vdekje nuk do na shuhet krimi i demokracizezes Berisha.
    Ndaj sot ndjehem ma i gjalle se dje dhe marr fryme ma me kenaqesi qe 21 janari 2011 do ti nxjerrin kallajin pushtet pushtit Berisha ne mbeshtetje dhe te fjales popullore:Cdo mish varret ne krraben e vete.Ne vashden e kenaqesise ne rraport te drejte me denimin e krimit rritet besimi tek qeverisja me demokraci te drejt.Ku pa u ndalur do vashdoj me “CEZ’ – “DIA”.Pa kurrefare dyshimit dhe me shume e shume krime te kryera nga Berisha ne emer te demokracise se 2 gishtit do te vashdoj me Rrugen e kombit qe te na heqin qafet debilushin foshjnarak oriental politike cthururit Basha.
    Shitja e detit,Gjetja e varrit te te ndjerit Remzi Hoxha.Trebicka Gerdecin nga ku u nderua vemja parazite Mediu per pune te mire nga Berisha.Puna e mire ishte hedhja ne ere fabrikes se vdekjes qe tundi fshatin Gerdec me 26 te vdekur e mbi 260 te varruem e te pergjakur.
    Shenim:
    Ka shume e shume krime te kesaj natyre.Por t’iu them te drejten me krijohet merzi dhe dhimbje ne shpirt e ne zemer per keto te padrejta qi jane ba popullit nga nji piklish Vicidolit.Nuk munde ma.Le te vashdojn te tjeret qe ia rradhisin mbi 200-330 krime “Demokracise” demokratike berishaiane.

    Reply to this comment
  5. info analitike July 30, 20:33

    Mos u merzitni shoke se aleanca e celnikte Rama-Basha do te caje cdo bllokade imperialisto-revizioniste te ketyre prokuroreve speciale. Hashashi dhe parate e nxjerra prej tij blejne kedo pale tani qe do te kemi edhe lavatricen e madhe te fajdeve ne te cilen Luli dhe te afremit e tij jane specializuar qe nga koha e Vefes.

    Reply to this comment
  6. Arben July 30, 23:00

    ORE, U LODHEM ME KETE “DO TE”.

    Reply to this comment
  7. Drejtesia do te behet,duan apo nuke duan mijte e kenateve dhe avoketerit e ligesise. July 30, 23:21

    Nuke e din Edvin kristaq rama se skemat piramidale
    qe lane pas mbi 3500 te vrare dhe Gerdeci te pa zbardhura deri me sot jane nder ngjarjet me tagjike te pazbardhura ndonjehere,gjithomes pas krimeve makabre te diktatures komuniste qe si dje dhe sot vazhdojne ti bejne avokatine politikat e Tiranes zyrtare ne dite vite.Mjaft me,pa denimin e krimeve makabre te diktatures komuniste dhe te persekutoreve qe vazhdojne te sundojne me bijte e mostrat e tyre deri me sot ne te tre pushtetet,kurresesi nuke mund te flitet per shtet te se drejtes,dhe per liri e demokraci.O sot o kurre duhet filluar nga A-ja si germe e pare e alfabetit,se keshtu mesohet si gjuha dhe e verteta e tjetersuar dhe e dhunuar ne dite vite,nga eterit e diktatures komuniste,tek bijte e mostrat e tyre qe si dje dhe sot vazhdojne te derdhin lot krokodilesh vetem e vetem per te mashtruar e shqyer prene e rradhes,pra popullin dhe popujt.Mjaft me,me lojra fjalesh dhe skenare te buces komuniste qe shet buce dhe bejne kelysher.Ora bie tik-tak-tik-tak-tik-tak,ate nuke ka force njerezore qe ta ndaloje se e ka bekuar Zoti.Dita e gjykimit po afron,por bijte e eterve dhe mostrat e tyre nuke duan ta besojne dhe vazhdojne me skenaret e peshtire te rradhes,si ca te nenes dhe ca te njerkes.Per drejtesine nuke ka disa te njerekes dhe disa te nenes,por para ligjit te gjithe jane te barabarte.Prokuroret speciale dhe gjykatat speciale me specialiste nga USA dhe BE-J duhet te mos i anashkalojne tragjedite ne dete e toke ku pati viktima dhe persekutore te veshur me pushtet qe montuan pandeshkueshmerine.Vetem keshtu Shqiperia dhe Bota do te beje progres njerezor.Besoni.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*