“CEZ”, kërkesat procedurale po e shtyjnë prej 9 muajsh

January 22, 2018 16:15

“CEZ”, kërkesat procedurale po e shtyjnë prej 9 muajsh

 

Ish-drejtuesit e CEZ-it në Shqipëri, Josef Hejsek dhe Jan Ivan, të akuzuar për mashtrime me pasoja të rënda, duket se e kanë marrë peng procesin penal që po zhvillohet ndaj tyre në gjykatën e Tiranës.

Prej 9 muajsh, që nga maji i vitit të kaluar, nuk është bërë e mundur të fillojë procesi ndaj çekëve për shkak të kërkesave të ndryshme procedurale.

Me ritmet aktuale ky proces mund të mbushë vitin pa filluar gjykimin.

Më herët avokati i çekëve kishte kërkuar pushimin e çështjes me pretendimin se marrëveshja e mirëkuptimit mes qeverisë shqiptare dhe CEZ përjashton drejtuesit e kompanisë nga ndjekja penale.

Për këtë kërkesë nuk pati ndonjë vendim përfundimtar, pasi gjyqtari Sokol Tona kërkoi më parë të njihej me provat.

Sipas prokurorisë, dy ish-drejtuesit e CEZ kanë qenë bashkëpunëtorë të ish-administratorit të kompanisë DIA Kastriot Ismailaj, i cili duhet të mblidhte detyrimet e papaguara të debitorëve të CEZ-it.

Por Kastriot Ismailaj u dënua nga gjykata për mashtrim me pasoja të rënda me 11 vite burg dhe rreth konfiskim të rreth 4.3 milionë eurove.

January 22, 2018 16:15
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*