CEZ, replika dhe akuza mes Shkëlzen Berishës dhe Taulant Ballës

February 15, 2018 16:27

CEZ, replika dhe akuza mes Shkëlzen Berishës dhe Taulant Ballës

 

Pas daljes nga Gjykata e Krimeve të Rënda ku mori pjesë në seancën gjyqësore për padinë që ai ka ngritur ndaj deputetit socialist Taulant Balla për shpifje lidhur me çështjen CEZ, Shkëlzen Berisha tha se Gjykata ka frikë të shprehet.

“Për të dhënë drejtësi, duhet të kuptoni gjendjen ku ndodhet drejtësia sot, kanë frikë të thonë nëse kjo është apo jo një shpifje”, tha Berisha.

Djali i ish-kryeministrit Berisha akuzoi deputetin socialist se fshihet pas imunitetit.

Berisha u shpreh se Taulant Balla ka bërë një shpifje kur ka thënë se për 3 vite nuk ka paguar taksa, ndërsa tha se ka paguar 50 milionë lekë për dy vite.

“Kjo është një shashkë politike, pa asnjë fakt e provë. Asnjë e ardhur e imja nuk ka lidhje as me privatizimin dhe aktivitetin e CEZ.

Unë dua të dalë e vërteta. Taulant Balla ka dalë e ka thënë se unë nuk kam paguar taksa për 3 vite. Unë kam dokumentet nga tatimet që kam paguar 50 milionë taksa për dy vite.

Balla është i vetmi kryetar i grupit parlamentar në Europë që nuk zbaton një vendim të Gjykatës së Apelit. Ai është dënuar si shpifës dhe fshihet pas imunitetit”, tha Berisha.

Ndërsa kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla i bëri thirrje prokurorisë që të hetojë me seriozitet atë që ai e quan aferën e privatizimit të CEZ, me një dëm sipas Ballës prej 414 mln euro dhe që pas kësaj afere sipas socialistëve qëndron djali i ish-kryeministri Sali Berisha, Shkëlzen Berisha.

Pas daljes nga Gjykata e Krimeve të Rënda, Balla tha se djali i ish-kryeministri nuk ka firmosur asnjëherë në ndonjë punë.

“Të gjithë e dimë që kjo është një çështje që duhet hetuar. I bëj thirrje Prokurorisë që ta hetojë këtë dosje me seriozitetin më të madh, të zbatojë vendimin e Gjykatës e Krimeve të Rënda që i ka kërkuar Prokurorisë që të marrë në pyetje të personave si Shkëlzen Berisha, Genc Ruli, Sali Berisha, sikur Nue Nikalaj. I bëj thirrje prokurorisë që ky person të gjendet. Ndoshta komisionit hetimor ju shmang. Ky person duhet gjetur.

Ditën për diell ka tërhequr 6.8 mln euro, para të vërtetuara që kanë qenë pagesë komisioni, e thënë shqip pagesë seksesi për një privatizim më i dështuari dhe më i rëndi për shpinën e varfër të shqiptarëve, 414 mln euro dëmi i shkaktuar shqiptarëve. Për sa i përket llokoçitjeve të të birit të babait, se paska punuar me punë të ndershme, një njeri që nuk i ka thënë një herë mirëmëngjesi punës. Një njeri që nuk ka firmosur një herë në një vend pune dhe të vetmet të ardhura i ka deklaruar si komisione merrja këtij dhe çoja këtij. Merrni librin e deklarimit të kontrollit të pasurisë, të vetmen punë me të ardhura marramendëse”, tha Balla.

a.s/dita

February 15, 2018 16:27
Komento

14 Komente

  1. Ne Burg qenin e birin e qenit madje si familje February 15, 16:42

    kta kan pervetesuar Miljarda ,
    kjo e CEZ-it eshte vetem Maja qe doli mbi ujin e Detit te zullumeve nga kjo familje ndyre kriminelash antishqiptare ,qe nuk kan len te huaj pa bashkpunuar ,
    per shkaterrimin e shpartallimin e Shqiperise .

    kta jane Fatkeqesia e Shqiperise dhe shkaku kryesore i mjerimit te atij populli .

    cpritet me ?
    ARRESTOJENI FAMILJEN E DAJLLIT ME TE BIR

    qe Shiperia te filloj te marri frym lirishte e zhvillohet drejt Europes .Boll me me bandat kriminale te salih rrahman brrishes . ne Gijotine tradhetia kombetare

    Reply to this comment
    • Katundari digital February 15, 20:26

      50 milone taksa per dy viteSa para ka fituar i biri i Saliut per dy vite pa bere ndonje pune.Te paguash taksa dmth te paguash nje perqindje mbi fitimin.E kuptoni shqiptare te varfer se sa lehte eshte te behesh kaq i pasur vetem per dy vite.Ja shembullin ku e keni ndiqeni.Eshte aq budalla sa po tregon shifra maramendese se sa para ka fituar ne dy vjet✌️✌️✌️ Pa pune.

      Reply to this comment
  2. Aliu nga Selenic February 15, 17:25

    Borxhet e ketyre nuk i lan asgje.Keta e moren ne qafe ket popull.NMje hetim i drejte dhe i paanshem do ti bente shum mire shqiperise dhe kombit shqiptare. Zullumet e familjes Berisha me kryefamiljare Berishen i dine e gjith shqiperia fshahja e tyre ose mose dokumentimi i tyre eshte shkelje e rende e intersave te shqiptarve.Veprat qe bien ndesh me kushtetuten jane me dhjetra e qindar.!

    Reply to this comment
    • Syrja Qarri February 15, 17:52

      Mund te jete edhe keshtu si thua ti, dhe atehere Berisha, i biri dhe te gjithe ata qe e bene te shkojne pas hekurave.
      Por mund te jete e vertete edhe ajo qe thote Berisha qe i falem Cekise mbi 600 milione per te marre voten pro.
      Drejtesia jone edhe po te reformohet nuk e ben dot kete. Mire do te ishte qe kete ceshtje ta hetonte dhe gjykonte nje trupe e huaj.
      Une per vete nuk i besoj as Shkelzenit as Balles.
      Te dy bejne politike, kjo nuk i intereson asnje shqiptari. Ne duam qe te gjendet fajtori dhe te rikthehen milionat qe ky popull i ka paguar me mund, djerse dhe gjak.

      Reply to this comment
      • Qeni dhe biri i qenit February 15, 20:31

        O qorr nuk e kupton qe te paguash 50 milione taksa ne dy vjet duhet te kesh nje fitim te papare.E kupton o qorr se edhe gjeni ne fushen e biznesit te ishte dhe jo i papune nuk fiton dot aq shume sa te paguash nje perqindje mbi fitimin=50 milon lek.
        Kaq budallenj nuk jane shqiptaret o qorr.Hesapi behet lehte.

        Reply to this comment
      • Xhimi February 15, 22:15

        O Syrja,
        Shiko se padashur ke shkruajtur gabim shkronjen e pare te mbiemrit. Duhet te jete K(jo Q) dhe K e madhe.

        Reply to this comment
  3. Nuk ka dyshim February 15, 17:42

    Kazani po zien shpresojme qe nga catia te bien drejte e ne Kazan me uje te perveluar te gjithe ata qe kane lyer dyert me parate e taksave te shqiptareve sidomos te pensionisteve grave, me shume femije, pleqeve, njerzeve me aftesi te kufizuar, te pastreve, dhe te gjithe pjeses me te dobet te shoqerise shqiptare, qe kane vuatur dhe vuajne nga mbeshtetja financiare dhe kujdesi I shtetit qe e ka per detyre! Pra jane miliona miliona miliona para te vjedhura nga abuzuesit ne pushtet te cilet kane lene ne gjendje te mjeruar, pjesen me ne nevoje !
    Ky eshte nje akt komedie dhe tragjike njekohesisht, kur disa si ky birbo, luan rrolin e budallait te zgjuar me akuza dhe muabete te pa justifikuara !
    Dhe eshte super milioner, por nuk eshte I vetmi !

    Si ky jane edhe ne PS PD dhe LSI nuk ka dyshim !

    Reply to this comment
  4. Aliu nga Selenic February 15, 18:31

    O syri nuk eshte vetem ceshtje e Cezite. Jo jan me qindra vepra te renda qe nuk ka peshe ti mbaje. Po te ishte vetem ceshtja e Cezit hajde halla po thejmi, por nuk eshte vetem ajo. Jane te num,eruera me qindra here nga ekspert te te gjith fushave.!

    Reply to this comment
  5. ROBERT CEMCAKIZI February 15, 18:56

    Keto monstra jane pjelle e ulkonjes se pasi i poli tani bene detyren e biresimit te tyre !Lexoni se deri ne cmase e kane prostituuar kete vend kur deklaron se une kam paguar 50 MILION per dy vite!Per ke keto taksa per sarajet e kryekrimit apo per punet e pista e kriminale 28 vjecare te te atit,,,,,??????Ku e mbi cfare baze e kane vene kete pasuri si Zeni edhe Legeni,,,???Mjerr ky popull sa pacivilizuar qe eshte kur nje minister i jashtem Hollandez jepdoreheqjen pse ka genjyer nje here e jo me te akuzohen apo te kapen me vjedhje e krime te pafunda si ky perbindesh me kelushet qe perpiqen ti argumentojne keto shuma maramendese sikur iua ka dhuruar zoti !A hyne edhe Zeni ne etiketimin Burr shteti apo jo!!!!!Nuk e di se cfare mendimi ka ulkonja qe i polli keto monstra per te na perdhunuar te gjitheve si popull nen vezhgimin e kryekrimit Sali,te Toto Likes e te yllit ne ngjitje Lulke lulekuqja!

    Reply to this comment
  6. Adih February 15, 19:09

    Duhet ketij fshatari nga vicidolli , ti miret pashaporta ,se nuk i dihet, ku mund te fshihet jashte shqiperise ,se para ka me thase .Tani rreklamo fotot ,nga plazhet me te bukura e me te shtrenjta ne te gjithe boten, ne vere e ne dimer , me parate vjedhur popullit te varfer ,o fshatar i babazitur ,o rigon ,e sado te ujitesh ti , nuk behesh kurre lis , nuk ke shanc .E mos harro se yt tate ,ne moshen 19 vjec , per here te pare ,ne jeten e tij i habitur pa detin me sy . .E ty te pelqen deti ,o kellire e Tropojes..Bukur e thone Tironsit ,po ta perseris ,nuk behet rigoni i gjate sa lisi ,sado ta vadidesh .

    Reply to this comment
  7. alphade February 16, 00:39

    Shifra 50 milion taksa te paguara nga i biri Sali Berishes,
    ma do mendja se as djemt e Sadam Hyseinit,apo ata te
    Kadafit, nuk kane paguar kaq taksa marramendese sa
    Shkelzeni i Vicidolit. Vetem kjo deklarate tregon se cfare
    kerdie ka bere ky rrugac mafioz qe del qarte se keto para
    jane siguruar me rruge te pista kriminale. Edhe pse jo
    permes droges qe i ka transportuar me ” valice diploma-
    tike”. A ju kujtohet vite me pare ore shqiptare,qe u fol per
    2-3 valice qe i coi ne aeroportin e Rinasit ,Shkelzen Beri-
    sha dhe pa kaluar ne kontroll fluturuan drejt Zvicres,ne mos gaboj, ndoshta edhe ne ndonje vend tjeter. Keto ka-
    ne qene ose droge ose para ne valute: euro-dollare. Di-
    het se ajo koha eshte ” koha e arte e Berishajve” , ku u
    kendoheshin hosana e ditirambe. Tash kemi nje kohe tje-
    ter ,ku klanit berisha u kane rene “breket ne uje”. Kane
    dy vjet qe nuk po lene gure pa levizuar per te shpetuar
    pasurine dhe burgun. Umka hyre frika ne kocke nga ve-
    ttingu dhe cdo nate shohin endrra te lemeriseshme : bur-
    gun,investigimin e pasurise, sekuestrimin e pasurise se
    grabitur. Sot , ne parlament Berisha, megjithese perpiqej
    ta mbante veten, nuk arrinte te artikulonte sipas llogjikes
    por fliste simkodra pas bregut. Ne cdo fjali qe leshonte
    mendjen e kishte te Zeni, i cili po perballohet me drejtesi-
    ne.Ne fotografi babe e bire duken te shperfytyruar ,gje qe
    tregon se unka ardhur fundi. Lajmi tjeter i “keq” per Beri-
    .oeshte se DASH dhe vete Sekretari i Shtetit Amerikan ,Ti
    llerson, deklaroi se Adriatik Llalla eshte futur ne “Listen
    e Zeze” , ” Black List”, qe e ndalon hyrjen ne SHBA fami-
    ljarisht. Kjo me siguri do te pasohet me ” peshkaqene te
    medhenj” duke filluar nga numur njeshi: Sali Vicidoli,krye-
    krimineli,kryehajni,kryemafiozi , shkaktari me i madh i gji-
    the fatkeqesive te kombit shqiptar. Numur dyshi eshte
    Ilir Meta, i demostruar me ze e figure per hajni. Tash po
    bindem se Tom Doshi paskish pasur te drejte kur foli per
    organizimin e kompllotit per likudimin fizik te personit Tom
    Doshi. Sinqerisht atehere nuk i besova deklaraten e Tom
    Doshit, por me c’pashe me qendrimin e presidentit aktual
    te Shqiperise ne fushaten e zgjedhjeve ne Lezhe dhe sidomos , me intervisten e dhene ne TV – Klan, ne mos gaboj deklaroi si mburravec se s’ka per te padur asnje
    ne kete toke e jashttokesor qe ta fute ne burg kete myte-
    ber ” trimosh” e arrogant te bindin se ky njeri perben nje
    rrezik social,ashtu si Berisha,prandaj duhen izoluar ne Rec. Per t’i bere fresk dy te pareve dhe per t’i sherbyer si
    “kamarier” zanat qe e ka ne origjine eshte Lulezim Basha
    qe ende nuk eshte paraqitur ne gjyq, duke u justifikuar si
    i “semure” per 240 milion te Rruges se Kombit, nenshkri-
    min e faljes se detit fqinjit tone jugor, 21 Janarin, etj. Ky,
    per keto “merita” meriton vendin e trete ne Rec. Presi-
    denti ,ashtu si edhe ish- presidenti, me siguri do t’i nen-
    trohen vettingut per pasurine marramendese qe kane vene pergjate 27 vjeteve te pkackitjes se pasurise se shqiptareve. Afati kohor per te dhene llogari po skadon.
    Kalendari shenon regresivin. Fundi i krimineleve,hajnavr,
    mafiozeve ka arritur cakun perfundimtar dhe pas ketij caku vjen gremins,zoterinj. Cdo fillim ka nje fund dhe me
    mire nje fund i tmerrshem se sa nje tmerr pafund. Tash
    ne shqiptaret anonime, njerezit e zakonshem deri me sot
    ishim skeptike, zoti LU , ambasador i nderuar i shtetit me
    te fuqishem ne bote, citonim me dyshim nje refren shqip-
    tar: ” Selanik e tatepjete,sic ka qene do te jete”, mirpo
    sot , i dashur ambasador,shpresa e 96 perqind e shqip-
    tareve, kur personalisht Sekretari Depatamentit te Shtetit
    te SHBA deklaroi se ish-Prokurori famekeq i Pergjith-
    shem ,Adriatik LLalla eshte futur ne “Black List” ,sebash-
    ku me familjen e tij . Me siguri kjo do te materializohet edhe ne BE-ne . “Listen e Zeze” duhet te ndiqet edhe nga figura te tjera te drejtesise e poltikes te diskretitura
    faqe popullit shqiptar. Mirenjohje te pakufishme amba-
    sadoreve : LU dhe VLLAHUTIN qe i deshen shqiptaret
    me shume se qeveritaret tane. Thank You ………..!!!!

    Reply to this comment
  8. alphade February 16, 00:45

    Komenti im,please…

    Reply to this comment
  9. MH February 16, 01:28

    Gici Berisha deklaron me pompozitet:
    drejtësia sot, kanë frikë të thonë nëse kjo është apo jo një shpifje”, tha gici.
    Si ta pranojme vertete qe kane frike.Paksi veshtire.Mbasi ne kohen e thiut derr derrit Berisha kryeminister.Gicat e tij Zeni dhe Argita nga drejtesia e asjo kohe drejtesine e kthyne ne biznes.Kushdo qe ndeshesh me keto dy gica humbisnin prej drejtesise se guximeshme qe e garantone ky pra thiu i Vicidolit.
    Tashti nuk i dihet sepse kane frike dhe nga kush kane frike keto te drejtesise sot.Gici asht kameleon nga ma te cuditeshmit e natyres sepse ndryshon komplet specien.Kthehet edhe ne peshkaqen kur ia lyp nevoja.
    Ne spketatoret jemi ne pritje te “mrekullinave” te drejtesise sot.Se me ate te kalumen drejtesia mbahesh e pa tundun nga mareshalli i vicidolit.
    D.V. Sali Berisha.

    Reply to this comment
  10. K. R. Shtari February 16, 04:37

    Balla thote se Shkelzeni nuk ka paguar taksa ne 3 vite. Shkelzeni thote se ka paguar ne 2. Por Balla i thote se nuk ke paguar ne 3 (por vetem ne 2 nuk mjafton). Pra Balla ka te drejte!
    Pyetje: Cfare jane keto 50 milione taksa? Leke te rinj, te vjeter, qindarka, dollare amerikane, sterlina apo euro?
    Qe te me veje dita mbare pyeta.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*