“Çfarë bëni kështu?!”/ Vrasja e informatorit të policisë, e shoqja dëshmitare e ekzekutimit

September 7, 2018 11:06

“Çfarë bëni kështu?!”/ Vrasja e informatorit të policisë, e shoqja dëshmitare e ekzekutimit

 

Policia ka shoqëruar 6 persona lidhur me vrasjen e 43-vjeçarit, Alket Muho.

Vrasja e informatorit të policisë së Tiranës për parcelat me kanabis në Tepelenë dyshohet të jetë kryer nga profesionistë, teksa në trupin e tij janë gjetur 7 plumba.

Në vendin e ngjarjes janë gjetur gëzhoja.

Viktima është qëlluar me automatik model 56.

Burime nga hetimet bëjnë me dije se “në momentin që është qëlluar, Muho po fliste në telefon me bashkëshorten e tij e cila ka dëgjuar 43-vjeçarin t’u thoshte disa personave: Çfarë bëni kështu?!”

Pas këtyre fjalëve, bashkëshortja ka dëgjuar krisma në telefon dhe menjëherë ka lajmëruar të afërm të tij.

Viktima do të përcillet sot në banesën e fundit në qytetin e Patosit.

Viktima u gjet i vrarë në pyll nga një bari

Alket Muho u gjet i vrarë mëngjesin e 6 shtatorit në mes të pyllit të fshatit Rabie Tepelenë nga një bari i zonës, i cili lajmëroi më pas policinë.

Viktima jetonte në fshatin Rabie bashkë me gruan dhe me dy fëmijët, ndërsa prindërit e tij jetonin në Patos të Fierit.

Muho, informator i policisë për kanabisin

Sipas burimeve jo zyrtare, Muho informonte strukturat në Tiranë në lidhje me parcelat, pasi nuk gjente më mbështetjen e policisë lokale të Tepelenës.

Disa kohë më parë, Muho ka informuar SHÇKB-në e Tiranës lidhur me disa parcela me hashash.

Pas kësaj, SHÇKB e Tiranës, më 4 shtator, ka informuar policinë lokale për të ndërhyrë në vendin e sinjalizuar.

Këta të fundit kanë ndërhyrë dhe kanë asgjësuar 8 parcela me lëndë narkotike, me rreth 4.800 bimë.

Aksioni u ndërmor në fshatin Gllave, shumë pranë fshatit Rabije ku u gjet i vrarë 43-vjeçari.

a.s/dita

September 7, 2018 11:06
Komento

8 Komente

  1. Arben September 7, 12:17

    Per kete fol o artan byth hoxha, Jo te mbulosh trafikantet ne qeverri duke hapur tema per te larguar vemendjen nga hallet e verteta te ketij vendi.

    Reply to this comment
  2. Mark .U.K September 7, 15:26

    SHC KB:Dine vrasesit mos u lodhni.

    Reply to this comment
  3. info analitike September 7, 15:38

    Policia qe deshet shoke! E gezofshi! Ore si shkoi puna e vettingut ne polici dini gje ju bedrinjte e Dites? Dihet gje kush e dekonspiroi kete te shkretin apo Xhafaj mban vetem statistikat. Kur do te hyhet edhe ne Tepelene me autoblinda si ne Shkoder per te bere njecike show se ka goxha efekt mediatik pavaresisht se nuk kapet asnje kriminel apo bandit.

    Reply to this comment
  4. Kol Brana i Mokres September 7, 17:00

    Te dekorohet i ndjeri, ti jepet pension familjes, si dhe te ndeshkohen autoret, por edhe punonjesit e policise qe e kane perdorur e nuk e mbrojten.

    Reply to this comment
    • Arben September 7, 18:13

      Cfare vlere ka me dekorimi, Tani e sigurt por policia nuk do te let me kurre informator ne ate zone, e kam fjalen nga at qe japin information, se keshtu vjen ndonjeri merr rrogen e shtetit dhe eshte qe eshte merr edhe nje shtese te vogel.rroge nga ata miqte, sa per mire.

      Reply to this comment
  5. Arben September 7, 17:32

    U ekzekutua sepse raportoi parcelat e hashashit.

    Rrofte shqiperia qirilindjote.

    Reply to this comment
  6. DINGO September 7, 18:38

    Berisha i vriste diten,Rama i vret naten.Te gjithe Derrat nje turi kane dhe quhen poltikane moterqire pa dallim.Policia eshte si ato Policite ne Meksike ku gjysma e saj jane me kriminela se kriminelet…Mos u beni Gomar te besoni te hapni gojen ne Polici se i shesin te gjitha informacionet …

    Reply to this comment
  7. katarakti September 7, 20:04

    Lajm i rende. Te shohim çfare do te beje qeveria?! Do te marr hak apo do e “shesi” ate qe u vra?! Duhen gjendur vrasesit, mundesisht jo te kapen te gjalle(!), dhe kush ka denoncuar bashkepunetorin e policise. “Dora e zeze” e shtetit duhet te vihet ne levizje. Ndryshe puthuni me Milon. Nuk do te kete kurre shtet te vertet.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*