Çfarë di Ambasada Amerikane për raportet brenda PD dhe Damir Fazlliçin

February 9, 2016 04:06

Çfarë di Ambasada Amerikane për raportet brenda PD dhe Damir Fazlliçin

Pikat kryesore

  • Kabllogrami tregon edhe për një telefonatë të zotit Basha në nëntor me zëvëndës ambasadoren, ku “me një ton gati histerik”, Basha përcolli shqetësimin se rivalët brënda PD-së i kanë dërguar medias të dhëna për lidhjet e tij me biznesmenin boshnjak, Damir Fazlliç. Emri i këtij të fundit përmendet në të paktët 14 kabllograme të Ambasadës Amerikane përfshi tentativat e kryeministrit Berisha për ta shpëtuar boshnjakun nga hetimet e prokurorisë shqiptare.

Në një prej kabllogrameve secrete të ambasadës amerikane në Tiranë për DASH flitet për marrëdhëniet brenda PD-së, sidomos ato të Lulzim Bashës me kolegët e tij.

Një nga këto kabllograme bën fjalë për kohën kur Basha akuzohej për abuzimet në rrugën Durrës-Kukës, kohë në të cilën ai ishte ministër i Transporteve.

“Telashet e zotit Basha janë komplikuar së tepërmi nga pozicioni në të cilin ndodhet në Partinë Demokratike, me një rivale siç është kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, e cila është duke pritur me gëzim se çfarë mund t’i ndodhë atij”, – thuhet në kabllogramin e Ambasadës Amerikane për shefat në DASH, botuar nga DITA.

Kabllogrami tregon edhe për një telefonatë të zotit Basha në nëntor me zëvëndës ambasadoren, ku “me një ton gati histerik”, Basha përcolli shqetësimin se rivalët brënda PD-së i kanë dërguar medias të dhëna për lidhjet e tij me Damir Fazlliç.

Emri i këtij të fundit përmendet në të paktët 14 kabllograme të Ambasadës Amerikane përfshi tentativat e kryeministrit Berisha për ta shpëtuar serbo-boshnjakun nga hetimet e prokurorisë shqiptare.

Një nga kabllogramet hedh dritë se cili ishte qëllimi i daljes në një televizon të Damir Fazlliç:

“…Berisha organizoi fluturimin e Fazlliç për të ardhur në Tiranë dhe të jepte një intervisë televizive në television Klan. Prokurorët që kishin nisur hetimin për pastrim parash ndaj Fazlliç kur mësuan për ardhjen në Tiranë formuluan një kërkesë për ta marrë në pyetje. Fazlliç u njoftua nga policia e cila e shoqëronte nëpër qytet…”.

Ambasada e Tiranës ia komenton Uashingtonit këtë ngjarje bazuar në disa burime, se “sulmet ndaj Prokurores së Përgjithshme janë tentativë për nxjerrë nga binarët e hetimit një mori çështjes korruptive si Gërdeci dhe akuzat ndaj Lulzim Bashës për rrugën Durrës-Kukës. Duke ndjerë natyrën shpërthyese prej të tilla investigimeve, Berisha ka arsye përse ta shtojë presionin ndaj Prokurores së Përgjithshme” – thuhet në kabllogram. / Dita /

February 9, 2016 04:06
Komento

10 Komente

  1. nathanail February 9, 04:07

    i dine o i dine te gjitha
    po kur vjen puna te “reforma ne drejtesi” dhe “dekriminalizimi” bejne gam gam vetem per ate pjese qe prish koalicionin e majte.
    kurse per krimet e Saliut me lulet e tij nuk ndihen

    Reply to this comment
  2. alphade February 9, 06:19

    Horri i Vicidolit nuk ka lene gje pa bere ne kete vene duke
    i sherbyer me fanatizem prej spiuni te Serbise se Millo-
    shevicit per shkaterrimin e Shqiperise dhe sabotimin e
    luftes se Kosves . Ky eshte dhe do te mbetet ne histori si
    tradhetari me i madh i kombit shqiptar …!!

    Reply to this comment
  3. drini February 9, 07:59

    Ajo i di te gjithz pasi informacionet i merr nga tre burime e jane mese te sigurta.Raporton Beri,pasketij Lu-ja dhe pas Lu-se eshte Selami!A kemi thene qe kur informacioni merret nga tre burime eshte mese i sigurte!Titulli do te qe me i pershtateshem :C’FARE NUK DI AMBASADA MEME PER PJELLEN E SAJ”!

    Reply to this comment
  4. spata February 9, 09:40

    Nese shqiptaret nuk ckulin cibanet ska per tju qeshur kurre buza .

    Reply to this comment
  5. Ardiani February 9, 11:45

    Damir Fazllic eshte njeriu i amerikaneve. Ai erdhi me Tom Ridge, ish-sekretar per Sigurine Kombetare te USA ne presidencen e G. W. Bush. Kur ikte, Ina Rama e kerkonte, kur vinte Fazllic Ina Rama fshihej. Edhe qeveria Rama ja di lidhjet me amerikanet Fazllicit dhe kompanise tij i dha tenderin e Interkonjeksionit te energjise. Besoj i kujtohet dhe Mero Bazes.

    Reply to this comment
  6. Trumcaku February 9, 12:47

    SALIU POLIVALENT.

    saliu per te sunduar sa me shume, u lith me shume koka shtetesh,te cilat midis tyre kishin edhe armiqesira, por seicili shtet e dinte saliun mik te tij.
    Nderkohe saliu per fronin e tij personal, krijonte lidhje te shume fishta,kjo spjegon qe sliu nuk cohet ne gjyq.E mbrojne shtetet qe ju sherbeu.

    Reply to this comment
  7. MH February 9, 19:04

    Fotoja ma siper me figurat boss te politikes te Partise Demokratike tregon dite zije.Nji para stuhi parashikuese e rreformes ne drejtesi.Te gjithe qendrojne aspak drejt por shtrember ne kete dite zie me shikim perdhese qe pret te ekzekutohen shkallet richter nga 6 balla deri ne katastrofe 12 ballshe.
    I vetmi qe mund te shptoje nga kjo katastrofe dyshoj dhe shpresoj te jete populli.

    Reply to this comment
  8. Gjovalini February 10, 01:11

    Por edhe heshtja e Jozefina Topallit eshte plotesisht e pajustifikueme dhe e panatyreshme per ate qe ajo nuk i nenshtrohet lehte askujt. Jozefina ka kontribute te medha ne PD dhe elektorati i djathte ne Shkoder gjithnje ka besue askush tjeter pervecse Jozefines nuk i takonte te udhehiqte PD-ne. Pse Jo? Familje e madhe dhe me tradita patriotike, historikisht e djathte, e perndjekur politike, me integritet, ardhe ne PD ne momentet me te veshtira qe kalonte kjo parti, femet e guximshme dhe e vendosur, e pa perfolur per korrupsion dhe asnjehere e akuzuar nga drejtesia. Nuk e dime. Jozefina duhet te na i shpjegoje keto ose te mos kerkoje me mbeshtetje nga e djathta ne Shkoder.

    Reply to this comment
  9. info analitike February 10, 14:03

    Nga keto kabllograme evidentohet edhe pse Mero sekseri i Temes u prish me Berishen.
    http://www.civitas.al/al/politike/ambasadori-withers-mero-baze-mori-500-mije-euro-nga-beso-i-tajvanit

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*