Truprojat si tregues të strukturës kriminale

Nga Habjon Hasani December 25, 2013 14:08

Truprojat si tregues të strukturës kriminale

Ndodh shpesh që agjencitë e inteligjencës së vendeve të fuqishme perëndimore, sa herë marrin në shqyrtim situatat apo elitat e vendeve të tjera, i kushtojnë një kapitull të veçantë “rrethit të ngushtë të liderit”. Pjesë delikate dhe tepër e rëndësishme e këtij kapitulli janë sidomos rrethi i sigurisë së liderit, sidomos truprojat e tij. Mënyra si përzgjidhen  dhe  punët që u besohen truprojave në thelb janë tregues i filozofisë që ka lideri për të bërë drejtimin e punëve të vendit.

Dje u arrestua për gjobëvënie Fatos Skeja, një ndër njerëzit më të besuar të familjes Berisha dhe së fundmi me funksionin “shef i sigurisë së deputetit Berisha” . Ky arrestim nuk do të kishte merituar në asnjë rrethanë kopertinën e DITA-s në rast se një truprojë e Berishës do ishte gjetur në një rrethanë kriminale krejt papritur, por konteksti i ngjarjeve që lidhin personazhet është shumë më i thellë dhe shumë më serioz se kaq. Berisha gjithnjë ka pasur disa problem të përsëritura me truprojat e veta.  Probleme të njohura botërisht. Një ndër njerëzit më besnikë dhe truprojë personale e Berishës ishte dhe Izet Haxhia, I cili në vitet e vrullshme dhe të trazuara 92-97 paradite shoqëronte Berishën ndërsa pasditeve ekspozohej me figura të njohura të nëntokës kriminale shqiptare. Haxhia më pas u bë një personazh me një rol “delikat” në organizimin dhe vrasjen e deputetit demokrat Azem Hajdari. Prokuroria dhe hetimi e gjeti atë të implikuar në këtë vrasje. Ky konkluzion i hetimit mbi Haxhinë, hodhi hije të thella dyshimi edhe për implikimin e vetë Berishës, pasi dihej mirë, se Haxhia ishte një besnik i pakushtëzuar i tij.

Truproja i dytë që na shërben si tregues nga Berisha është Agron Kuliçaj. Pasi erdhi në pushtet në vitin 2005, Berisha e emëroi Zv. Drejtor të Përgjithshëm të Policisë. Kuliçaj nuk ishte një kontigjent me të kaluar kriminale, por… Një kabllogram e ambasadës amerikane në Tiranë, zbuloi se Shtetet e Bashkuara e kishin skeduar atë si një njeri që kishte lidhje të drejteëpërdrejta me nëntokën e krimit dhe të dyshuar si i përfshirë në disa aktivitete të rënda kriminale.

Rasti i tretë është Fatos Skeja. Ai është i skeduar jo vetëm për këtë gjobëvënie, por edhe për plagosje nëpwr lokale për çështje të tipit: “pse nuk ma sole tavllën”, për intimidimin e familjes së Aleks Nikës të vrarë në 21 Janar nga garda qeveritare e Berishës si dhe për një sërë episodesh të tjera. Nga ky përshkrim i shkurtër i 3 precedentëve me truprojat një pyetje lind natyrshëm: Përse ka nevojë Berisha që bashkëpunëtorët më të afërt të rrethit të sigurisë t’i ketë me prirje të tilla kriminale? Përgjigja nuk do laps e kalem. Nëse një lider politik vendos të punojë ngushtë dhe t’u besojë jetën individëve me prirje të tilla, ai pa pritur na jep një tregues të rëndësishëm për veten e tij: Nuk ndihet dhe nuk vepron si kryetar i një grupimi politik por si kreu i një bande. Kur banda kap rangjet më të larta të shtetit  atëherë helmon me kriminalitet të gjithë shoqërinë.

Arrestimi i Skejës si individ jashtë kontekstit Berishian, është një ngjarje që meritonte maksimumi një shkrim 20 radhë. Por në kontekstin e “sindikatës kriminale” dhe filozofisë kriminale të drejtimit klanor, ky arrestim merr rëndësi të dorës së parë. Nëse drejtësia jonë do të funksiononte si drejtësia e një vendi normal, prokurorët nuk do linin gur pa lëvizur për ta kthyer Skejën në një të penduar, truproja besnike e kapobandës di shumë më shumë se të tjerët.

Prej pasdites së djeshme në duart e drejtësisë ka rënë “thembra e  Akilit” të gjithë klanit të ndërtuar nga Berisha, nëse drejtësia do funksionojë si e tillë, sindikata kurrë nuk mund të jetë më e paprekshme si më parë. Koha do e tregojë.

 

Nga Habjon Hasani December 25, 2013 14:08
Komento

16 Komente

  1. Euro Maloku December 25, 15:22

    JU FALEMINDERIT SHUME JUVE GAZETAREVE SE SA PER PARUKERINE SKIPETARE NUK KA DETE EPERRUA QE E LAN.
    DHALLA ESHTE PRODUKTI I FUNDIT THUAJSE SKARCO I QUMESHTIT!

    Reply to this comment
  2. VLORA December 25, 16:36

    Kush eshte Skilja apo Skeja pak rendesi ka llagapi, FANTOMASI i filmave? sepse me kaq precedent penal qe ka, ne nje shtet ku drejtesia quhet me plot gojen drejtesi dhe jo alabakeri dhe pisllekeri , ai do vuante denimin qe meriton, keshtu qe vet organet e drejtesise kane krijuar rreth tij nje mburoje anti plumb.
    “Drejtesi te kam dhjere
    nuk te mora vesh njehere”

    Reply to this comment
  3. LORA December 25, 17:13

    Dergimi i letres me plumba tek familjaret e zotit Hima eshte e ngjashme ,si dy pika uji,me letren me dy plumba ne deren e shtepise se gazetarit Artan Hoxha qe dokumentoi ,me xhirim te plote pushkatimin e Ziver Veizit dhe Hekuran Dedes,me 21janar 2011.
    Ky banditi skeja duhet te jete i njejti autor.Ky bridhte naten ,me nje cante mbushur me para,qe te blinte nje vizite te brekedhjerit te historise ne familjen e helmuar te Hekuran Dedes.Ja nga keto mekate duhet te kete ngrene buken e mutit familja e f.skejes.
    Pafshin ferrin derisa te qerrohen nga bota e te gjalleve!

    Reply to this comment
  4. shelegura December 25, 17:15

    krimineli sali edhe kafe kurpi pi, kafe me kriminelin skili ,DREJTESI,DREJTESI ,DREJTESI,O,EDI ,O EDI O EDI,

    Reply to this comment
  5. N.VJOSA December 25, 17:25

    Rezymeja, apo permbledhja konkludive qe behet ne fillim nga redaksia i thote te gjitha.
    Nuk ka nevoje per koment.
    Sali Baca i Krimit, ka mbledhur rreth vehtes vetem D O R Ë N E Z E Z Ĕ, te Krimit…
    Kaq shume vrasje, implikime, vrasje tipike mafjoze, kerkojne dbe njerez te inkriminuar….
    Ky Skeja duhet hetuar ne baze te fakteve dhe te deshmive, deri sa Zinxhiri i pohimeve te tij te jete i plote….
    Nuk duhet te nxirret nga Hetimi pa sqaruar çdo lidhje mafjoze te tij…
    Policia shqiptare i ka te gjitha mundesit te sqaroje nepermjet komunikimit elektronik gjithe aktivitetin e ketij te dyshuari si kriminel dhe aq me teper qe mund te jete “thembra e Akilit”, per te zberthyer Bacĕn…
    n e Krimit….
    Po ngushtohet rrethi….Dhe poshtersit qe u ka bere Morri i Viçidolit shqiptareve, do te faktohen nje dite….
    Prandaj Sali Mortja eshte çmendur dhe sillet si i tille dhe ne Parlament….
    Futja e Bacës ne Daren e Hetuesis , do vulos perfundimisht futjen e Shqiperise ne dyert e Europes….
    Pergezime Dita, po punoni me nje perkushtim prej Heroi per ta çuar Doktor Mortjen atje ku e ka vendin, shtepine e vertet te Kriminelit!…
    Syrit te shqiptareve, SYRIT TE SHQIPONJES NUK KA SE SI TI SHPETOJE NJE KRIMINEL ORDINER, MASHTRUS PRIMITIV…
    Ne se qeveria Rama Meta nuk do çojne ne biruc Doktor Mortjen , qeveria e tyre do te pesoje fatin e qeveris se Nolit, te 1924-ĕs.
    Mendoni per nne moment se çfare parajse do ta priste Shqioerine po te qeverisej nga nje mendje e ndritur si FanNoli!…
    Eshte rasti i art, per ti faktuar krimet
    dhe per ti veshur Kemishen e Forces, Varrmihsit te Shqiperise!…

    Reply to this comment
  6. b.kanani December 25, 17:40

    ky robi do pyetur nje cik ku ishte naten qe u vra KOLI.

    Reply to this comment
  7. Ilir December 25, 18:05

    LLAFET E TEPERTA JANE FUKARALLEK,

    DHALLA DUHET TE PERGJIGJET PER MINIM NGA BRENDA TE DOSJEVE DHE DUHET TE SHKOJE PRAPA HEKURAVE SI GJITHE HAJDUTET E KETIJ VENDI.

    Reply to this comment
  8. Nikolaj December 25, 18:07

    Nuk e morèm vesh se ç’far u bè me kètè kriminel?
    Nga dèshmia konstatoj se nuk èshtè vetèm nè kèto aksione kriminale.Bashkpuntor èshtè dhe nipi i tijè i cili ka tèrhequr parat nga viktima.
    Gjykatat tona qè kryesojnè krimin e organizuar ,kan pèr ta liruar me motivin “Munges provash”
    Duhet njè operacion i thell nè Drejtèsi se infeksioni ka shkuar deri nè kockè.
    Filloni qè nga Presidenti,KLD-ja,gjykatat e tè gjitha niveleve shkarkimin e tyre ,nèse duani SHTETIN E SE DREJTéS.

    Reply to this comment
  9. Ballshi December 25, 18:52

    Mjer ky popull qe eshte “qeverisur” nga nje bande kriminale per 8 vjet rresht !

    Reply to this comment
  10. VLORA December 25, 19:13

    Lexojini komentet dhe mendimet e ndryshme te njerezve, ministra te qeverise, prokurore ,gjyqtare sepse jane mendime qe mund tju vlejne shume, bile aq shume, sa leksionet qe kini mare ne bangat e auditoreve jane shume pak ne krahasim me auditorin e madh te jetes, packa se mendimet e tyre nuk ju vine per shtat, sepse ju jini mesuar keto 20 vjet ti merni neper kembe njerezit e pa koruptuar dhe te pa fuqishem ,kur them te pa fuqishem e kemi fjalen ekonomikisht , sepse ju te ashtuquajtur vendoses te drejtesise, jeni alfa dhe omega e krimit te organizuar te mos genjejme veten dhe te mos ju genjej mendja te fshihemi prapa gishtit se nuk ju mbulon dot. Shkallmoje z kryeminister kete lloj “drejtesie” te kultivuar nga parardhesi yt LUI de FINE i politikes shqiptare, njeriu me qesharak, njeriu me meskin i shekullit, vreses , hajdut ,i pa pergjegjshem nga ana mendore, shkallmoj z kryeminister, perpara se ata te te zene prite dhe tju shkallmojne dhe juve politikisht, vepro ne emer te atyre qe te besuan dhe jam i mendimit qe ata nuk do tju tradhetojne kurre

    Reply to this comment
  11. Pordhitika shqiptare December 25, 19:50

    Te gjithe poltikanet i kane patur dhe i kane halabakë, trafikant e kriminele dhe hajdute shoqeruesit duke nisur nga Nano, Meksi, Berisha, Gazidede, Arbnori, Meta, Olldashi, Majko, Ruci, Fino, Noka, Lulush Basha, Nishani e kompani plehrash te poltikes shqiptare, pa llogaritur te gjithe politikanet deputete e ministra qe mbajne nga pas vetes si shoqerues e trima individ rrugace qe i paguajne me rroga krimesh, trafiqesh e korrupsioni, pastaj i bejne deputet e drejtora te larte ne qeveri si rasti i Kulicit, Fidelit dhe se fundi rasti i Qifes.

    Reply to this comment
  12. Eri December 25, 19:52

    Mos harroni te fusni ne skeden e truprojave te Berishes dhe Sali Lushen…edhe ai goxha djale eshte me nje CV te pasur kriminale.

    Reply to this comment
  13. Pëllumb zaimi December 25, 22:14

    Nga të gjitha këto komente me vlerë, kineastet kanë rastin dhe lënden e skenarit për filmin “oktapodi shqiptar”. Skenarit do t’i mungojë vetem personazhi i silvia kontit sepse llalla nuk eshtë i denjë për përfaqësim por sidoqoftë s’ka pse te jeté imitim perfekt. Llalla mund te zvëndesohet nga “komentuesit” sepse janë prokurorë me te mirë se ai. Llalla mund te luajë ndoshta ndonje rol “prokurori brekëdhjerë” siç thotë “lora”? Personazhet e tjere jane te gjithe dhe aktorët i kanë rolet. Kineastet nuk janë gati. Çashku po meret me token e zëne te kinostudios ose me firmosjen e ndonjë peticioni, ndersa të tjerët s’dihet ku janë? Shëtisin për të sharë të kaluarën kur e tashmja ka më shumë për të sharë e për të shurrosur! Ku jini regjizorë apo ju ka vënë gjobë Skeja? S’kini para ë…ë…ë? Jo,jo s’kini bythë për temat aktuale! Paratë gjenden ,bytha nuk gjendet!?

    Reply to this comment
  14. Pëllumb zaimi December 25, 22:15

    VR !!! Nga të gjitha këto komente me vlerë, kineastet kanë rastin dhe lënden e skenarit për filmin “oktapodi shqiptar”. Skenarit do t’i mungojë vetem personazhi i silvia kontit sepse llalla nuk eshtë i denjë për përfaqësim por sidoqoftë s’ka pse te jeté imitim perfekt. Llalla mund te zvëndesohet nga “komentuesit” sepse janë prokurorë me te mirë se ai. Llalla mund te luajë ndoshta ndonje rol “prokurori brekëdhjerë” siç thotë “lora”? Personazhet e tjere jane te gjithe dhe aktorët i kanë rolet. Kineastet nuk janë gati. Çashku po meret me token e zëne te kinostudios ose me firmosjen e ndonjë peticioni, ndersa të tjerët s’dihet ku janë? Shëtisin për të sharë të kaluarën kur e tashmja ka më shumë për të sharë e për të shurrosur! Ku jini regjizorë apo ju ka vënë gjobë Skeja? S’kini para ë…ë…ë? Jo,jo s’kini bythë për temat aktuale! Paratë gjenden ,bytha nuk gjendet!?

    Reply to this comment
  15. MARKO December 25, 22:56

    M… t i zoti,k… ke truprojat

    Reply to this comment
  16. Ericson December 26, 09:52

    Nuk ka race me e urryer se truprojat,sidomos te Salahudin Berishes!

    Ai udheheqes qe eshte trim e i drejte nuk ka nevoje t’a ruajne si zagare ca gorilla prehistorike te cilat jane me afer njeriut te Neandertalit se sa njeriut
    “homo sapiens” te sotem.

    Po te jete per “force” ,sot t’a ben gropen edhe nje cilimi me nje kobure te ndryshkur,kupton apo jo, more Salahudin i dashur!

    Te zente mallkimi i nje plake te shkrete ,me djalin ne emigrim,po aq fatkeq sa nena e tij e cila psheretin e mbledhur kruspull ndane vatres pa zjarr e pa djalin e saj e qe mermerit me vete:

    “Kromen e zgjeben ju dhente Perendia,..jarebi o Zot!…,Kujtim, o bir,me dergo parate e varrimit!”!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*