Çfarë di unë për Teme Sejkon

July 31, 2016 11:56

Çfarë di unë për Teme Sejkon

 

Nga Seit Jonuzaj*

E nderuara DITA bën mirë që boton shkrime me fakte e të vërteta që hedhin dritë mbi ngjarje të ndryshme, siç është edhe rasti lidhur me gjyqin e grupit çam dhe Teme Sejkon. Por lexojmë dhe gjëra të pavërteta. Si ish-një nga kuadrot e Forcës ushtarake-detare, në të cilën komandant flote kam pasur edhe Teme Sejkon, i kam ndjekur e i ndjek të gjitha shkrimet që janë bërë për të. Kam edhe librin me përmbajtje të plotë të procesit gjyqësor. Jam edhe dëshmitar i faktit se kur anijet tona minaheqëse po punonin për çminimin e ngushticës së Korfuzit më 1958, Temja, me cilësinë e komandantit të Flotës, vinte shpesh në Sarandë për të parë si shkonin punimet çminuese. Por për të fjetur shkonte në Konispol te miku i tij nënkryetar i kooperativës së Konispolit. Në një dhomë me Temen flinte edhe shoqëruesi i tij. Dhe këtij i bënte përshtypje largim pandier i Temes në mesnatë dhe kthimi i tij pas një ore.

Ku shkonte në mesnatë, vriste mendjen personi që flinte në një dhomë me të?! Siç doli nga zhvillimet e mëvonshme, ai shkonte të takohej me tradhtarin Haki Rushiti, që ishte vënë në shërbim të zbulimit grek. Ky ishte një episod i treguar nga njeriu që flinte në një dhomë me të. Por të shkruash se Teme sejko shkoi në shkollën e instruksionit të detarëve në Pashaliman, siç shkruan Pjetër Bubaj, dhe komandanti i kësaj shkolle i tha se “nuk të raportoj se je tradhtar”, kjo është një gjepur. Kush i tha komandantit të shkollës se Komandanti i flotës ishte tradhtar, kur ai ishte në krye të detyrës dhe komandanti i shkollës ishte i detyruar ta priste me të gjitha nderimet e raportimet ushtarake, duke ndenjur gatitu pra tij?! Si do lihej komandant Flote ai, po qe se dihej që ishte tradhtar?!

Në shkrime të ndryshme ka pasur edhe aludime se gjyqi i grupit të çamëve ishte farsë, i sajuar nga Enver Hoxha se nuk i donte çamët. Edhe ky, për mendimin tim, është një absurditet. Po të ishte i vërtetë ky mendim, lind pyetja: Nëse i kishte inat çamët, pse Enveri do t`i vinte ata në detyra shumë të rëndësishme e delikate shtetërore, siç ishte Teme Sejko drejtor i një drejtorie të rëndësishme  të zbulimit në Ministrinë e Mbrojtjes Popullore apo komandant i një force me peshë në atë kohë, siç ishte Flota ushtarako-detare. Kështu edhe pjesëtarët e tjerë të grupit çam.

Nëse ka qenë farsë apo me baza gjyqi i grupit çam, këtë e sqaron  më së miri studiuesi Auron Tare me botimin e dokumenteve të deklasifikuara të CIA-s amerikane. Prandaj, duhet parë e peshuar gjërat me këmbë në tokë, pa supozime e fantazime, por në bazë të fakteve e dokumenteve, pa pasion e mllef. Sa për simpatitë, simpati për x apo y, kam pasur edhe unë për komandantin tim, por faktet e dokumentet janë gjë tjetër, dhe nuk mund të shpërfillen.

 

*Ish ushtarak në FLD, drejtues i Kom. Veteranëve, Vlorë

July 31, 2016 11:56
Komento

30 Komente

  1. Kallarati,Bogonica July 31, 14:14

    Pershendetje Dita,

    Ne dokumentat e deklasifikuara te CIA-s lehte mund te nenkuptohet Haki Rushiti dhe familja Plaku.
    Nuk nenkuptohet nje njeri me pozite aq te larte ne diktaturen e kohes.

    Konsiderate,
    Kallarati

    Reply to this comment
  2. Tung-tung July 31, 14:36

    Drejt.

    Reply to this comment
  3. intelektuali July 31, 16:02

    KJO QE SHKRUAN O SEIT DUDUMI I ENVERIT ESHTE KREJT ARKAIKE DHE E PABESUESHME

    Auron Tare ne shkrimin e tij aludon se camet e Konispolit me Teme Sejkon ne krye nuk ishin spiuna te Grekut, por ishin ne sherbim te CIA-s me emerat RNDOLLARO, IDENTIT 1 e keshtu me radhe.

    prandaj:

    Mengadale ne vleresimet qe jep si te verteta bolshevike ketu ne DITA se lexuesit e kesaj gazete nuk jane halabake dhe debila fanatike si puna jote o Seit Jonuzaj, qe krekosesh ketu si spiuni i Sigurimit te Shtetit, si nje REZIL i medias sone kombetare qe jashteqitjen e xhelateve te Enverit e konsideron si liri e shtypit ne Demokraci.

    Mire Teme Sejko ka qene spiun i Grekut, po Mehmet Shehu dhe Kadri Hazbiu agjente te kujt ishin o enveristi fanatik Seit DUDUMI?

    sepse:

    Duke lexuar kete shkrim REZILI te nje fanatiku enverist na duket sikur eshte kthyer prapa Koha e Qepes e Partise se Punes dhe Zeri i Popullit kur shpallnin ARMIQTE E KLLASES ne cdo plenium te Byrose Katile te Enverit dhe Nexhmijes.

    Reply to this comment
    • Raimond vlonjati August 1, 01:44

      po nqs ja qene spiun i CIA-s , atehere ka qene edhe spiun i grekut sepse atehere CiIA bashkepunonte me sherbimin sekret grek per te rezuar qeverine e Shqiperise

      Dmth Temja na oasja qene spiun , pike .. Dhe ky Seit Januzaj paska plotesisht te drejte dhe po thote nje te vertete

      Reply to this comment
      • intelektuali August 1, 10:35

        Teme Sejko ka mbaruar ne Moske tek KGB-ja ruse me nota te shkelqyera sepse ishte nje djale inteligjent dhe ambicioz ashtu sic jane camet ne pergjithesi, ne dallim Nga Enver Hoxha qe ishte dinak por shume i trashe dhe nuk mbaroi dot asnje shkolle megjithe financimin bujar qe kishte nga kunati i tij pasanik Bahri Omari.

        prandaj:

        AMAN DHE DERMAN ME ARMIQ DHE SPIUNA TE IMPERIALIZMIT NE NJE KOHE QE SHQYPNIA ESHTE ANTARE E NATOS DHE PO I PUTH BYTHEN SHBA VAZHDIMISHT.

        Edhe BOLL se na plaset shpirtin dhe na hoqet qetesine me aludimet dallkauke dhe pa llogjike ne DITA te Auronit, por edhe te spiuneve te Enverit, qe Teme Sejko ka qene agjent i CIA-s dhe qe ketej agjent i dyfishte edhe i grekeve qe ishin historikisht armiq te perbetuar te cameve, banore denbabaden te Vorioepirit nga Konispoli e deri ne Preveze, ne nje kohe qe shtetin shqyptar e drejtonin me shume se 3 mije agjente te KGB-se ruse me miratimin e Enver Hoxhes dhe servileve komuniste pas tij qe ja kishin shitur Vatanin Moskes ate kohe per dy aspra.

        Reply to this comment
        • arbereshi August 1, 13:51

          O INTELEKTUAL, pse o derezi do te nxjeresh me zorr qe je nje BOLE kunder rregjimit te Enverit. Ai e beri punen e vet per 50vjet, sado inot qe ta kesh ti nuk ja cben dot ate qe ai ka bere qofte per mire qofte per keq. Por duke u krahasuar me te tjere qe kane patur pushtet ai ka qene me burri do apo nuk do ti dhe une. Persa ju perket te tjereve mbas tij ta them une qe nuk jane shume larg teje, prandaj emrat verua ose verja vete po jo shume larg nga emri qe te kam vu une ty.

          Reply to this comment
        • labi 100% August 1, 16:56

          Ti qe na i nxjer çamet si intelligente dhe ambicioze dhe Enverin (lab) si te trashe qe nuk mbaroi asnje shkolle. Ne leberit kemi edhe nje thenie. …Qe kur hyri çameria, na u prishe laberia. .. ne laberi nuk njihej rryshfeti prepara se te vinin çamet.

          Reply to this comment
  4. Udhetari i drejte July 31, 16:04

    Brockulla. Jeni te zgjuar shume , po cedo jeni pasi puna ka mbaruar. Ata intdlektuale came ishin te shkolluar dhe dinin te dallonin tradhetaret e kombit, si te tille Biroja jote kishte frike se si budallenj do te nxireshin jashte loje prandaj i duheshin kpllotet qe te vrisnin te zvjuarit dhe fisniket- famoljet me emer ne Shqiperi etj etj.

    Reply to this comment
    • labi 100% August 1, 22:08

      Se sa te zgjuar jane çamet e dime te gjithe, ne fshatin tim i vetmi njeri qe gruan e ka edhe çup teze eshte çame.. ne vend qe te jini mirnjohes leberve po na beni dhe pordhe ,mire qe na erdhen çamet ne laberi dhe na nxoren ne drite se kush e di si do na kish vajtur halli…
      e Dine mire çamet se si perdorej fjala “çam” ne laberi. Po une them Mos t’a ngasim me se ne jemi ne vendin Tone dhe çamet erdhen nga çameria dhe prune edhe “pronat” me vete ne mes te vlores. .

      Reply to this comment
  5. demo July 31, 16:36

    Tradhetia e vertete e Teme Sejkos ishte se perktheu Nikita Sergejevic Hrushovin ne Korce,kur ju drejtua popullit te Korces:-I hiqni keto mbeturina te fundit te Stalinizmit! E kishte fjalen per Enver Hoxhen. E perktheu fjale per fjale,pa ju dridhur qerpiku.Enveri i buzeqeshi shokut Hrushov,e puthi me dashuri ne aeroportin e Rinasit,e pershendeti me dore avionin qe po nisej,por ne ato caste ne koken e tij po shkruhej dosja e Teme Sejkos.

    Reply to this comment
  6. Beni July 31, 17:42

    Enverin dhe diktaturen e tij e kam urryer, por karrjeristat qe i vinin gjys opinge dhe kerkonin me vone ti hanin koken me pabesi duke u lidhur me lloj lloj Agjenturash u tregonte vendin. Enveri ka shume te keqia por ka bere edhe shume shume gjera pozitive ne favor te kombit….

    Reply to this comment
  7. BRIKLONA July 31, 17:57

    Po, e verteta eshte keshtu si thote Seiti.
    Edhe une e kam jetuar dhe perjetuar kete histori qe as fillon dhe as mbaron ketu.
    Megjithate, faleminderit DITA!

    Reply to this comment
  8. Briklona July 31, 17:59

    Bravo Seit !!!!!!!!

    Reply to this comment
  9. Mark uk July 31, 21:06

    Si mund te shkruajn ndryshe zagart e Enverit vetem ta mbrojn sa te munden.Me siguri ke qene kryetar i mbrojtjes se figures se Enverit.

    Reply to this comment
  10. gjermani i fundit July 31, 22:20

    Po cfare thua o nastradin i nderuar imperialist. Sipas teje, RaNDollar qenka i amerikaneve dhe jo i grekut, por i shoqeruar nga ushtaret greke. Ne kete pershkrim te detajuar, ku Ran’Dollari kalon tek objekti Baxho apo Fiku i Shemes dhe Shkarpa pa gjethe, sipas teje vinte per verim imperialist apo si? Kujto se ne ’49 greku na sulmoi me qellime te qarta shoviniste dhe te badhkpunoje me grekun ishte tradhti e larte. Antikomunizmi ishte pretekst o mik imperialist, dhe eshte akoma pretekst. Eshte pretekst per ta mjele boten ashtu si imperializmi di ta mjele, duke futur ne kauze edhe budallenj te dobishem si zotrote dhe ata miqte e tu properendimore qe duhet ta dine se pa Leka ne Perendim edhe morrat nuk ti hedhin qurret. Meqe ti do ta dish se a ishin agjente Mehmet Shehu apo Hasbiu, bejme nje shkembim; me thuaj ti kush u vrau Kennedyt dhe perse? He o imperialisto intelektualist i nderuar, qe e bere vilen e Omarit sikur te ishte Neverland e Majkell Xheksonit, po Aldo Moron kush e vrau dhe kush sherbim inteligjent ishte mpleksur? Po Gladio cfare ishte o kapitalist i nderuar kafenesh? Kur kapitalizmi qenka kaq sheqer, pse kapi(s)tallistet e nderuar i fshehin dollaret dhe eurot ne parajsat fiskale?

    O nastro per koken tende
    Ndale vrullin se u cmende.
    Mos ia fut me kot katundit
    Po degjo gjermane e fundit.

    Se gjermani s’te la kot
    Por ti mik s’luftove dot,
    Edhe Kthesen nga gjirizi
    Prite te ta beje Ramizi

    Reply to this comment
  11. legjenda e enverit..edhe i vdekur i kall daten hijenave July 31, 22:55

    Per ca komentues “kakrroca” me siper i ftoj te lexojne ca fakte qe tregojne madheshtine e Enver Hoxhes..ka ardhur koha qe vete amerika ta njohe kete udheheqes te kombit shqiptar si Gjergj Kastriotin te shekullit 20′

    ***

    Shërbimi sekret amerikan, bashkë me Greqinë dhe Jugosllavinë përgjatë viteve 1949-1954, bënë një sërë tentativash për të rrëzuar regjimin komunist në Shqipëri. Marrëdhëniet e asaj kohe me Bashkimin Sovjetik shiheshin me sy kritik nga amerikanët, pasi Shqipëria kishte një pozicion strategjik në rast lufte dhe për ta mund të shërbente si një bazë ushtarake e rusëve.
    Për këtë arsye ka pasur shumë tentativa për rrëzimin e Enver Hoxhës. Gazeta po publikon më poshtë të gjithë planin që CIA kishte për krijimin e një grushti shteti më 1 korrik 1954. Bëhet fjalë për një dokument të datës 6 shkurt 1953, ku baza e CIA është informuar mbi tentativat e agjentëve të saj për të rrëzuar Enver Hoxhën nga pushteti. Plani ishte i sofistikuar dhe në të përfshiheshin Jugosllavia, SHBA, Greqia, si dhe Italia me Francën e Anglinë, por që këto të fundit do kishin një rol më të kufizuar. Sipas asaj që tregohet në dokument, rreth 10 mijë forca greke, amerikane dhe jugosllave do të futeshin në kufi dhe do të godisnin të gjitha bazat ushtarake. Ndërsa më pas do të niste rebelimi për rrëzimin e qeverisë.
    Plani tjetër ishte që të kapeshin të gjithë drejtuesit e pushtetit dhe qeveria të përbëhej nga anëtarë të Komitetit Kombëtar për Shqipërinë e Lirë. Bëhet fjalë për një organizatë që mblidhte të gjithë intelektualët e emigracionit, që punonin kundër regjimit si dhe mbështeteshin nga CIA. Në dokument theksohet se palët i trembeshin dhe një sulmi të mundshëm nga jugosllavët, dhe këtu më pas do ndërhynin aleatët e tjerë për të shmangur çdo lloj incidenti.
    Plani i grushtit të shtetit në Shqipëri
    1. Situata e përgjithshme: Është marrë vendimi për të kryer një grusht shteti të fshehtë në Shqipëri, të mbështetur multilateralisht nga SHBA, Mbretëria e Bashkuar dhe aleatët e Jugosllavisë, për të përmbysur regjimin aktual të Enver Hoxhës dhe zëvendësimin e tij me një qeveri shqiptare të lirë e të pavarur. Ndër forcat mike listojmë grupet e mëposhtme, sipas negociatave të kryera nga Departamenti Amerikan i Shtetit:
    a. Lidhja e Prizrenit, e cila është shkrirë me Komitetin Kombëtar të Shqipërisë së Lirë sipas udhëheqjes së përbashkët amerikane e jugosllave. NCFA do të jetë më tej instrumenti i krijimit të qeverisë së përkohshme në Shqipëri.
    b. Jugosllavia do të lejojë operacionet e nevojshme paramilitare të nisin dhe të mbështeten nga bazat brenda territorit të saj, nën mbikëqyrjen e selisë kryesore të përbashkët të drejtimit.
    c. Jugosllavia do të furnizojë operacionin me forcat e refugjatëve shqiptarë dhe të vullnetarëve, për kompletimin e fazës paramilitare të grushtit të shtetit, dhe do të japë asistencë të mëtejshme për zhvillimin e planit të detajuar.
    d. Forcat e armatosura greke dhe jugosllave do të punojnë për të mos lejuar përforcimin e forcave armike shqiptare, nga sovjetikët apo satelitët e tyre, duke ndaluar fluturimet mbi territorin e tyre derisa grushti i shtetit të jetë siguruar.
    e. Shtetet e Bashkuara dhe Britania do të japin mbështetje ushtarake për Jugosllavinë dhe Greqinë, në rast të një pushtimi të mundshëm nga forcat sovjetike apo satelitët e tyre.
    f. Forcat detare amerikane do të nisin manovrat ushtarake në Detin Adriatik që prej nisjes së sulmit deri në sigurimin e grushtit të shtetit, për të dekurajuar një afrim të forcave sovjetike apo të satelitëve të tyre.
    Hipoteza të tjera
    Me anë të negociatave që kanë nisur nga Departamenti Amerikan i shtetit, Franca, Turqia dhe Italia do të njihen deri në një farë mase me qëllimet e Aleatëve për nisjen e grushtit të shtetit dhe do të aprovojnë grushtin e shtetit moralisht. SHBA, Britania, Franca, Italia e Turqia do të njohin qeverinë e re të përkohshme shqiptare sapo ajo të vendoset. Aleatët do të marrin të gjitha masat e deklaruara për të ruajtur pavarësinë e plotë të Shqipërisë së çliruar.
    Misioni dhe koncepti
    Misioni është përmbysja e regjimit të Hoxhës dhe vendosja e regjimit të një qeverie të lirë e të pavarur në Shqipëri, me anë të një grushti të fshehtë të shtetit gjatë një periudhe ende të pacaktuar, me ditë të parashikuar të nisjes së sulmit 1 korrik 1954. Me anë të sulmit synohet të kapet dhe të sigurohet zona e Tiranës dhe të neutralizohen apo të sigurohet kontrolli i forcave kryesore kundërshtare në zonat rrethuese. Të kapet çdo lider i rëndësishëm qeveritar dhe të vendosen zyrtarë të qeverisë së përkohshme në vend të tyre. Të reklamohet çlirimi i Shqipërisë. të konsolidohet kontrolli i qeverisë qendrore.
    Llojet e operacioneve
    a) Operacionet paraprake – Zhvillimi, organizimi, pajisja dhe trajnimi në Jugosllavi, Greqi e vende të tjera të huaja i forcave të përbashkëta që nevojiten për fazën paraprake të grushtit të shtetit. Zhvillimi i njësive të forta të rezistencës brenda Shqipërisë, që do të mbështesin dhe do të shtojnë numrin e forcave që vijnë nga jashtë Shqipërisë. Përfitimi i të gjithë inteligjencës operacionale që nevojitet për kryerjen e suksesshme të grushtit.
    b) Operacionet sulmuese nga pikat e selektuara në Jugosllavi e Greqi dhe pikat e përbashkëta të komandës, të nisin lëvizjet operacionale të natës, drejt objektivave në Shqipëri bashkë me dërgesat e furnizimeve. Forcat e përbashkëta në terren të sulmojnë gjatë natës për të kapur dhe siguruar zonat e synuara. Elementët e sulmit të neutralizojnë ushtarët e kufirit dhe të marrin kontrollin e instalacioneve ushtarake, të ndërpresin komunikimet dhe të shkaktojnë dezertimin ose izolimin e forcave kundërshtare ushtarake dhe të sigurisë. Të gjitha fushat ajrore dhe avionët bashkë me qendrat e transportit të sigurohen. Më tej të kapen dhe të mbahen të gjithë liderët e rëndësishëm të qeverisë. Qeveria e përkohshme të përbëhet nga liderët e NCFA( Komiteti për Shqipërinë e Lirë). Ata të njoftojnë publikisht krijimin e qeverisë së lirë e të pavarur të Shqipërisë, dhe të detyrojnë liderët e regjimit Hoxha të pranojnë publikisht largimin nga pushteti, në mënyrë që të nxitet mbështetja për qeverinë e përkohshme. Me anë të qelizave të organizuara paraprakisht dhe me grupet e terrenit të bëhet ngritja e grupeve të rezistencës vendase për kompletimin e grushtit të shtetit.
    c) Konsolidimi i operacionit. Të eliminohen elementët e mbetur të opozicionit. Të riorganizohen e të forcohen forcat e qeverisë së përkohshme dhe agjencitë e forcat e tjera mike.
    Detyra për njësitë dytësore
    Forcat e përbashkëta të terrenit të zhvillojnë, organizojnë dhe të trajnojnë forcat e jashtme operacionale me një fuqi të përgjithshme prej 10.400 si më poshtë:
    Në bazat e zgjedhura në Jugosllavi forcat arrijnë në numrin 4800, duke përfshirë task-force me 2500, dhe komandën veriore operacionale me fuqi prej 1300 njerëz, rezervat e përgjithshme prej 1000. Në bazat e Greqisë, forcat operacionale arrijnë në 5600, duke përfshirë komandën e terrenit me 2500 forca dhe rezervat e përgjithshme e task-force. Sulmi simultan i tre fronteve do të nisë natën në ora 01 00, me neutralizimin dhe marrjen nën kontroll të njësive ushtarake dhe të forcave të sigurisë. Të kapen dhe të sigurohen objektivat e përcaktuar në Tiranë, Durrës dhe Elbasan nga komanda qendrore e terrenit. Komanda veriore të sulmojë për kapjen e Shkodrës, Kosovës, Dibrës dhe zonën lindore të Elbasanit, me objektiva kryesorë neutralizimin e opozicionit në zonat rreth Shkodrës. Komanda jugore të kapë zonat e Beratit, Korçës, Vlorës dhe Gjirokastrës, me objektiva kryesore neutralizimin e forcave armike në rrethinat e Vlorës, Korçës e Gjirokastrës.
    Forcat e brendshme të rezistencës. Nën kontrollin e komandantit të tyre, forcat e përbashkëta dhe ato të terrenit të bashkëpunojnë për arritjen e objektivave të mësipërme, me një masë të përafërt të zgjerimit të elementëve të armatosur nga 1000 në ditën e parë, në 5000 në ditën e tretë duke arritur në 10 000 në ditën e 30-të. Zgjedhja e bazave të përshtatshme, zhvillimi, organizimi, pajisja dhe trajnimi i të gjithë njësive të mbështetjes së jashtme, mbështetja logjistike, transportimi i forcave të terrenit drejt zonave të shënjestruara.
    Forumi i Komitetit Kombëtar për Shqipërinë e Lirë (NCFA)
    Në një përpjekje për të bashkuar të gjithë elementët shqiptarë të emigracionit në një front të bashkuar kundër terrorit komunist, u formua Komiteti Kombëtar i Shqipërisë së Lirë dhe selia ndërkombëtare u hap në Nju Jork më 17 korrik 1950. NCFA u krijuar për të tejkaluar linjat e ndarjeve politike mes shqiptarëve dhe për të përfaqësuar të gjithë shqiptarët që dëshirojnë të mbajnë lart të drejtat e njeriut në vendin e tyre. Aktivitetet e Komitetit drejtohen nga selia e tij e Nju Jorkut. Ne mbajmë gjithashtu një zyrë në Romë e cila përpiqet të qëndrojnë në kontakt me bashkë-atdhetarët tanë që vuajnë brenda Shqipërisë. Aktiviteti kryesor i NCFA është koordinimi i përpjekjeve të rezistencës së shqiptarëve në emigracion që luftojnë kundër komunizmit.
    Përbërja e Komitetit për Shqipërinë e Lirë
    Hasan Dosti- president. Zoti Dosti është një anëtar i njohur i Lëvizjes Balli Kombëtar dhe përpara Luftës konsiderohej si juristi më i aftë në Shqipëri. Ai vjen nga një origjinë e thjeshtë, por pati mundësi të studiojë në Francë dhe u kthye në Shqipëri për t’u bërë një prej qytetarëve kryesorë të saj.
    Abaz Kupi – aktualisht ndihmon aktivitetet e NCFA në Rome. Kupi konsiderohet si një prej heronjve të luftës për drejtimin e tij të përpjekjeve guerile kundër pushtuesve italianë. Në vitin 1943 ai krijoi Partinë e Legalitetit, që kishte si qëllim të ruante legjitimitetin e ish-mbretit Zog. Megjithë mungesën e shkollimit formal, Kupi krijoi emrin e tij si një nga mbrojtësit më të ashpër të lirisë së Shqipërisë.
    Said Kryeziu – I emëruar në degën e NCFA në Romë, Said Kryeziu është gjithashtu president i Partisë Agrare Shqiptare. I arsimuar në Paris, Kryeziu ka punuar shumë për të vënë nën një flamur grupet shqiptare të emigracionit për të luftuar kundër pushtuesit. Për këtë ai ka luftuar kundër gjermanëve dhe italianëve gjatë luftës dhe u bë një prej anëtarëve të Komitetit të Parisit, i cili ishte pararendësi i NCFA.
    Zef Pali – Anëtar i komitetit të NCFA në Rome dhe aktualisht në Nju Jork për konsultime. Pali është një lideri i njohur dhe aktiv i Ballit Kombëtar, i arsimuar në Kolegjin e Mësuesve në Elbasan. Ai respektohet si një njeri i letrave dhe i idealeve demokrate. Pali u detyrua të largohej nga vendi gjatë luftës dhe u bë një prej anëtarëve të parë të NCFA.
    Nuçi Kotta- është një zyrtar i NCFA në New York, dhe anëtar i partisë së Legalitetit. Ai ka qenë prej kohësh në shërbim të mbretit shqiptar në emigracion, Zog, dhe ka studiuar për drejtësi në France. Kotta u kthye në Shqipëri për të shërbyer si kryeministër i Zogut për disa vjet. Edhe ai është një prej anëtarëve të parë të Komitetit të Parisit në gusht l949. Ai është përgjegjës për publikimin e gazetës së komitetit, Shqipëria.

    ***
    Nuk e kuptoj se ndersa presidenti me popullore per te gjithe kohrat Barak Obama muajt e fundit “u pajtua ” me Kuben dhe Vietnamin ndersa ca kapterra te dipllomacise amerikane dhe europjane akoma vazhdojne te hane supen me kockat e varrit te enver hoxhes.

    E.H ishte burre shteti i ashper dhe here brutal..por kjo ishte e detyruar nga nje rrethim anti-human i armiqve te Shqiperise.

    Periudha 1991-2013 qe eshte masakrimi i shtetit dhe dinjitetitt shqiptar tregoi sa i kishte 101% te drejte qe u tregua i pameshimershem me armiqte e tij spiuna ,tradhetare te huaj apo te jashtem

    Reply to this comment
  12. alphade August 1, 00:44

    Qe Teme Sejko, Tahir Demi , etj. etj. kane qene spiune , kete vetem antishqiptaret e vene ne dyshim ! Ka nje mal
    me dokumenta per kete ,ashtu si edhe agjentet e tjere si
    Kapllan Resuli e deri tek M. Shehu, K. Hazbiu, etj.
    Por personalsht nuk jam dakort kurre , nga materialet qe
    kam lexuar nga deshmitaret okulare , me torturat qe i kane
    bere T. Sejkos ne vilen e vetmuar andej nga Vora ,sadistet
    R. Kolli, M.Zecishti, etj.etj. Kadriu shkoi nje here e pa ske-
    nen e torturave dhe iku. Ndersa mbytja me litar ne gryke
    .Sejkos mbetet nje akt me se makaber , si dhe varrosja ne
    Lince .!!!

    Reply to this comment
  13. agroni August 1, 08:45

    Kush hedhe balte mbi Temo Sejkon,eshte nje njeri i vogel ne krahasim me Sejkon.Qeshtja eshte keshtu,fronti i jugut ka ra,qekur ka ra Qameria,dhe depertimi Grek,nuk mund te ndalet.Sa ishte gjall Enveri,ja vuri nje fare kufiri tek thana,Grekut,dhe aq ishte takati i Tije,por pas vdekjes se Tije,depertimi Grek ne Shqiperi nuk ka te ndalur,dhe kush eshte per kate depertim,ka fituar nje Beteje,por lufta vazhdon,dhe nuk do te ndalet,edhe pse Greqiaka miq te forte siq eshte Rusia dhe gjermanoia,mos u habisni te nderuar lexues,sepse lidhjet e vjetra dhe te reja te greqise jane te shtrira ne krejt Globin.dhe depertimi grek,ka kap politiken,ekonomine,telekomin,me nje fjale,krejt qeshtjet qe kane te bejne me sovranitetin e nje shteti t epavarur,Greqiq e lidhur, me organizazta latente ,siq eshte tti,fefta ne kanada,po ben qeshte e mundur oer nenshtrimin e Shqiperise,dhe opsionet jane te hapura,opsioni i pare eshte rikthimin e Qamerise,me kryeqytetin e Saje Janinen,dhe bashkengjitjen e Kosoves Shqiperise,me kryeqytet Tiranen,duke qene se eshte nje metropol,dhe ne qender te Shqiperise,pas rikthimit te Qamerise,dhe te jeni te sigurte te nderuar lexues,te gjthe Shqiptaret Nacionalist,kudo qe ndodhen do te marrin Pushket,dhe me nje taktike te parashikuar do te rikthehet Qameria,dhe tradhetaret e Nacionit,Glabalistet e korruptuar dhe te sterngopur nga paraja,do te turperohen,pra ne fund te komentit do te shtoja te hiqet dore nga denigrimi i Figures se Temo Sejkos,nga globalistet me kollare e me barkun plot.

    Reply to this comment
  14. K2 August 1, 09:13

    E turpshme!
    Nje gazete kombetare ne funksion te linçimit, perçarjes, urrejtjes krahinore dhe histerise kolektive.

    Reply to this comment
  15. LORA August 1, 12:09

    Seit Jonuzi eshte brezi i pare i oficereve detare qe u arsimuan ne Bashkimin Sovjetik.
    E njoh personalisht dhe besoj ne cdo fjale qe thote,,,,sepse e ka te jetuar dhe provuar vete.
    Nastro efendiu,mark ujku me kompani kane ngrene tere jeten buken e dhjere te antishqiptarizmes,, prandaj edhe u dhemb e verteta e paprekshme qe sjell Seit Jonuzi.

    Reply to this comment
    • intelektuali August 1, 15:36

      Kjo verteton se Jonuzi i DITES ka qene nje nga spiunet e pare te KGB-se sovjetike ne vendin tone qe i kishte shitur Bythen dhe Vatanin Internacionales Komuniste dhe se Teme Sejko neqoftese ka kundershtuar kete bythashitje enveriste, sot duhet te jete HERO KOMBETAR duke patur parasysh se Shqypnia eshte ne NATO dhe po kerkon shume te behet pjese e BE-se antisovjetike dhe demokratike.

      PRANDAJ:

      Thirri trunit te fanatikut se ke dale totalisht jashte shinave te llogjikes aktuale.

      Reply to this comment
  16. Mark ramy uk scotland irland August 1, 16:10

    Sheme tejko e ka ngrene gjysmen e lekut 60 vjet me pare per cfare beri. Ai sistem ibprovonte gjerat pa te vriste. Nuk vriste kor nje admiral. Kisjte Bulim e kunderzbulim. Kishte njerez ne zbulimin gewk.
    Ste vriste njeri me hamendje. Sa deshmitare okulare ka pasur? Sa te tjere qe tradhetonin nga frika

    Reply to this comment
  17. mos e ndyeni Diten ?! August 1, 16:41

    dy fjale per moderatoret dhe lexuesit:

    Eshte bere tani e njohur qe komentuesi intelektuali (nastradin) ka kaluar cdo lloj llogjike njerzore.

    Ok ! po pranojme qe enveri ka qene keshtu si thote intelektuali..por…ME POR TE MADHE ai ka qene I miljard here me pak I keq se monstra berishe dhe tradhetar&kurvarii Ahmet Zoogoli:

    Pra shtrohet pyetja:

    ky mender me thene intelektuali eshte me semundje mentale apo I paguar nga segmente antishqiptare ??

    Nje gabim te madhe bejne dhe moderatoret qe I lene hapsire pa kufi dhe ofendime nga ky fare intelektuali>

    Ne nje debat me pare me nastradin intelektualin ai quante Avni Rustemin si kriminel dhe esat pashen si atdhetar..pra ky intelektual eshte kunder 95 shqiptareve qe njohin AVNI RUSTEMIN SI HERO KOMBETAR:

    Pse gazeta Dita po ben nje tolerim krimian si Ilir META NE KUVEND QE I LE HAPSIRE SALIKRIMINELIT TE URINOJE MBI JETIME DHE VIKTIMAT E TIJ

    PER KENAQSI TE LEXUESVE NDIQNI CA DEKLARIME TE INTELEKTUALIT DHE LLOGJIKONI ::
    ………………………

    intelektuali
    “VALSI I LUMTURISE” NE KOHEN E KOLERES.

    “Valsi i Lumturise” ishte terrori enverist per antikomunistet ne Shqypni dhe ishte njesoj si kenga e Hitlerit “Detuschland uber alles” qe kendonte kengetarja fashiste Marlen Dietrich per ushtrine fanatike gjermane gjate Luftes se Dyte Boterore. Per ironi te fatit Vace Zela e kendoi kengen e saj famoze ne kohe paqe per afro 50 vjet me radhe.

    #######################
    12 Shkurt, 2014…….E verteta e vrasjes Vasil Shantos

    intelektuali
    VASIL SHANTO ISHTE NJE KILLER ME PAGESE, SIC ESHTE SOT KILLERI SINANAJ.

    Po cfare flet more Shyqo Djali, por meqe ke studiuar ne gjymanzim e Shkodres, mesiguri e njeh profesorin Arshi Pipa dhe vellane e tij intelektual Muzafer Pipa, por mbase nuk ke harruar edhe Zoi Fundon, por edhe Qazim Turdiun. Mos krahaso o Shyqo shkodrani killerin psikopat bolshevik Vasil Shanto, qe e vrau Enver Hoxha me urdherin e tij duke e spiunuar nga shtepia e kunatit te vet fashist Bahri Omari dhe mire beri qe e hoqi qafe, se do te kishte shuar dynjane ne Shkoder, mos e krahaso kete CUB mali, njesoj si CUBI tjeter psikpoat Avni Rustemi kohe me pare me Manush Alimanin e vorfen qe vinte dhe hante nje pjate me supe tek shtepia e familjes se nastradinit shpesh dhe qe kishte rene pre e demagogjise komuniste jugosllave, por qe nuk vriste dot edhe nje pule ne rruge.

    15 Shkurt, 2014

    Debilizëm masiv – i quan Lubonja reagimet për Vaçen
    intelektuali
    “VALSI I LUMTURISE” NE KOHEN E KOLERES.

    “Valsi i Lumturise” ishte terrori enverist per antikomunistet ne Shqypni dhe ishte njesoj si kenga e Hitlerit “Detuschland uber alles” qe kendonte kengetarja fashiste Marlen Dietrich per ushtrine fanatike gjermane gjate Luftes se Dyte Boterore. Per ironi te fatit Vace Zela e kendoi kengen e saj famoze ne kohe paqe per afro 50 vjet me radhe.

    Par duhet te vazhdoje gazeta Dita per ca klikime me shume te bej pis faqet e kesaj gazete me diarrene e ketij me then intelektuali te cartun ?!

    doni te dini si eshte e verteta e grupit cam:

    botoni gjyqin e bere ne ato vite..pse keni frike dhe I bini larg e larg nga kina e Donald lulushit ??

    Reply to this comment
    • intelektuali August 2, 14:00

      Eja tek Tajvani qe te mesosh se

      “VALSI I LUMTURISE”

      qe kendonte Vace Zela ne Kohen e Koleres te Partise se Punes me kompozitor Avni Mula, spiun i sigurimit te shtetit qe kallezoi tek xhelatet e Enverit shoqet e huaja ruse te gruas se tij,

      pra eja tek Tajvani qe te mesoj se kjo kenge famekeqe e Avniut prej Shkodre

      sihte njesoj si kenga

      “LILI MARLEEN”

      qe transmetonin altoparlantet e Hitlerit ne llogoret e Luftes per te ngritur moralin e ushtareve gjermane.

      EJA TEK TAJVANI QE TE MESOSH TE VERTETEN

      Reply to this comment
    • intelektuali August 2, 14:01

      Eja tek Tajvani qe te mesosh se

      “VALSI I LUMTURISE”

      qe kendonte Vace Zela ne Kohen e Koleres te Partise se Punes me kompozitor Avni Mula, spiun i sigurimit te shtetit qe kallezoi tek xhelatet e Enverit shoqet e huaja ruse te gruas se tij,

      pra eja tek Tajvani qe te mesoj se kjo kenge famekeqe e Avniut prej Shkodre

      ishte njesoj si kenga

      “LILI MARLEEN”

      qe transmetonin altoparlantet e Hitlerit ne llogoret e Luftes per te ngritur moralin e ushtareve gjermane.

      EJA TEK TAJVANI QE TE MESOSH TE VERTETEN

      Reply to this comment
  18. mos August 1, 16:42

    intelektuali
    “VALSI I LUMTURISE” NE KOHEN E KOLERES.

    “Valsi i Lumturise” ishte terrori enverist per antikomunistet ne Shqypni dhe ishte njesoj si kenga e Hitlerit “Detuschland uber alles” qe kendonte kengetarja fashiste Marlen Dietrich per ushtrine fanatike gjermane gjate Luftes se Dyte Boterore. Per ironi te fatit Vace Zela e kendoi kengen e saj famoze ne kohe paqe per afro 50 vjet me radhe.

    #######################
    12 Shkurt, 2014…….E verteta e vrasjes Vasil Shantos

    intelektuali
    VASIL SHANTO ISHTE NJE KILLER ME PAGESE, SIC ESHTE SOT KILLERI SINANAJ.

    Po cfare flet more Shyqo Djali, por meqe ke studiuar ne gjymanzim e Shkodres, mesiguri e njeh profesorin Arshi Pipa dhe vellane e tij intelektual Muzafer Pipa, por mbase nuk ke harruar edhe Zoi Fundon, por edhe Qazim Turdiun. Mos krahaso o Shyqo shkodrani killerin psikopat bolshevik Vasil Shanto, qe e vrau Enver Hoxha me urdherin e tij duke e spiunuar nga shtepia e kunatit te vet fashist Bahri Omari dhe mire beri qe e hoqi qafe, se do te kishte shuar dynjane ne Shkoder, mos e krahaso kete CUB mali, njesoj si CUBI tjeter psikpoat Avni Rustemi kohe me pare me Manush Alimanin e vorfen qe vinte dhe hante nje pjate me supe tek shtepia e familjes se nastradinit shpesh dhe qe kishte rene pre e demagogjise komuniste jugosllave, por qe nuk vriste dot edhe nje pule ne rruge.

    15 Shkurt, 2014

    Debilizëm masiv – i quan Lubonja reagimet për Vaçen
    intelektuali
    “VALSI I LUMTURISE” NE KOHEN E KOLERES.

    “Valsi i Lumturise” ishte terrori enverist per antikomunistet ne Shqypni dhe ishte njesoj si kenga e Hitlerit “Detuschland uber alles” qe kendonte kengetarja fashiste Marlen Dietrich per ushtrine fanatike gjermane gjate Luftes se Dyte Boterore. Per ironi te fatit Vace Zela e kendoi kengen e saj famoze ne kohe paqe per afro 50 vjet me radhe.

    Reply to this comment
  19. xyz August 1, 21:45

    Teme Sejkon pasi e perdori Enveri per te shkaterruar nacjonalistat e Camerise mbas ardhjes se tyre ne Shqiperi, u perdor me shume ustallik nga Sherbime anti-Shqiptare. Pasi e baltosen mire e mire e futen ne lojra edhe me te thella, ku iu kerkua te merrte ne qafe shume nga bashkepatriotet e tij qe nuk ishin baltosur dot deri ne ate kohe si nacjonalista.
    Pasi u arrit qe neper mjet Temes te krijohej ideja e 1 grupi Cam, qe ne kete menyre te varrosej CESHTJA Came akoma e me shume.
    Enveri, duke qene 1 lojtar i pazevendesueshem i po ketyre Sherbimeve , iu dhurua kjo DHURATE per te konsoliduar pozitat e tija te brendshme dhe raportet me Greqine.
    Prandaj duhet qe keto lojra te ndyra ne kurriz te popullit martir Shqiptare te Camerise te behen mesim, qe te tilla kurthe mos te gjejne me viktima, sikurse ajo loja me UCC. Rrofte populli SHQIPTAR.
    ZOTI i bekofte Shqiptaret.

    Reply to this comment
  20. VM August 2, 03:47

    Camet dhe greket e urrenin dhe e urrejne njeri tjetrin per vdekje; pse T.Sejko duhej te behej spiun grek.

    Reply to this comment
    • Beni August 2, 21:29

      Ne te gjithe historine e Njerzimit do te gjesh spiune ne te gjitha grupimet qe kane urryer njeri tjetrin.
      Nuk ishte as rasti i pare dhe as rasti fundit. Jam i sigurt qe T. Sejko kurre nuk ka dashur me shpirt te perfundonte ashtu…….

      Reply to this comment
  21. Mark uk August 2, 09:38

    Ne shekullin 21 te ket injorant te till qe u shkon mendja te krahasoj me Gjergj Kastrioti me nje diktator qe e gjith bota prendimore e thot.Apo disa te tjer qe thon se nuk te vriste kote.Po pyes kta te shkret ish sekretar partie fshati me kater klase 73 kantidat e antar te byros politike te gjith armiq ishin.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*