Çfarë dihet për afresket e Rubikut?

March 24, 2014 16:23

Çfarë dihet për afresket e Rubikut?

I nderuar lexues! Afresket e Rubikut janë pjesë të një ansambli të vitit 1272, me piktura bizantine në stil komnen në kishën e Rubikut. Afresket kanë ngjyra të çelëta të harmonizuara, kontur të theksuar dhe figura që spikatin nga sfondi prej së largu. Skena e kungimit me apostujt dallohet për ndërtimin origjinal të kompozimit. Afresket e Rubikut formojnë një grup me pikturën e vjetër të kishave në Vaun e Dejës dhe në Kallmet të Lezhës. Ato janë shumë afër nga stili dhe cilësia e lartë me afresket e kishës së manastirit të Shën Pandelimonit në Nerez të Shkupit (viti 1164). Mbishkrimet latine dhe hollësi të tjera, dëftejnë për lidhjet e afreskeve të Rubikut me Italinë e Jugut.

March 24, 2014 16:23
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*