Çfarë dihet për Bazilikën e Arapajt?

August 31, 2015 12:48

Çfarë dihet për Bazilikën e Arapajt?

I nderuar lexues! Bazilika e Arapajt është bazilikë paleokristiane e shek.VI, një nga më të mëdhatë e vendit, e zbuluar në një kodër të fshatit Arapaj. Gërmimet e bëra më 1983 dëshmuan se ka qenë një ndërtim monumental me përmasat 60×28 m. Në jug të bazilikës është zbuluar mozaiku i dyshemesë së një salle me përmasa 6×9 m. Brenda një kornize të gjerë janë vizatuar dy emblema, të zbukuruara me figura të ndryshme. Në qendër të emblemës së parë është një krater, prej të cilit del një hardhi që përhapet në tërë fushën. Në të dy anët qëndrojnë dy drerë. Emblema e dytë ka një kompozim të lirë të marrë nga natyra. Mozaiku shquhet për kompozimin, realizimin e figurave dhe ngjyrat e pasura. Ka shumë mundësi që Bazilika e Arapajt të jetë kisha e Sh.Mëhillit, e përmendur nga Ana Komnena në luftën e bizantinëve kundër normanëve në shek.XI.

August 31, 2015 12:48
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*