Çfarë dihet për bazilikën e Butrintit?

August 2, 2015 09:25

Çfarë dihet për bazilikën e Butrintit?

I nderuar lexues! Bazilika e Butrintit është monument e i periudhës paleokristiane, ndërtuar në fund të gjysmës së parë të shek.VI e.s. Ndodhet pranë portës me kulla në anën verilindore të qytetit antik të Butrintit. Është një bazilikë me transept e ndarë në tre anijata nga arkada mbi pilastra. Ka qenë e mbuluar me çati druri, duke pasur anijatën qendrore në nivel të lartë. Nga ajo ruhen gati të plota muret rrethuese dhe dyshemeja e shtruar me pllaka guri. Në gjysmën e dytë të shek.IX pjesa qendrore e arkadave është rindërtuar sipas formës së vjetër, ndërsa në shek.XIII-XIV u ndërtua një kapelë në transeptin jugor. Vlerat e përmasat e bazilikës së Butrintit dëshmojnë për nivelin e ndërtimeve paleokristiane në Shqipëri.

August 2, 2015 09:25
Komento

1 Koment

  1. Fabiola May 30, 22:22

    I mirë por pak por sakt

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*