Çfarë dihet për betejën e Akelout?

February 27, 2015 17:16

Çfarë dihet për betejën e Akelout?

I nderuar lexues! Beteja e Akelout (1358) ishte ndeshja vendimtare ndërmjet forcave shqiptare të udhëhequra prej Gjin Bue Shpatës dhe pinjollit të fundit të despotëve bizantinë të Epirit, Niqiforit II. Feudalët bizantinë të Epirit të dëbuar nga pronat e tyre gjatë pushtimit serb, përfituan nga përçarja e dobësimi i sundimtarëve serbë në Epir pas vdekjes së Stefan Dushanit. Niqifori II mundi të vendoste sundimin e vet në Thesali; prej andej në krye të një ushtrie ku merrnin pjesë edhe mercenarë turq selxhukë, u fut në Epir për të rivendosur sundimin e feudalëve bizantinë. Ai hasi me qëndresën e fortë të popullsisë shqiptare që mbulonte gjerësisht tokat e Epirit. Nën udhëheqjen e Gjin Bue Shpatës, forcat shqiptare u ndeshën me bizantinët në vendin e fortifikuar Akelou në breg të lumit Aspropotam dhe e asgjësuan ushtrinë kundërshtare, kurse vetë Niqifori mbeti i vrarë.

February 27, 2015 17:16
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*