Çfarë dihet për betejën e Maricës?

November 1, 2014 23:00

Çfarë dihet për betejën e Maricës?

I nderuar lexues! Beteja e Maricës ishte ndeshja e parë e armatosur e një koalicioni sundimtarësh ballkanas me invazorët osmanë. Një ushtri feudalësh serbë, maqedonas dhe bullgarë u doli përballë osmanëve në luginën e lumit Marica në Traki; midis tyre ishte edhe sundimtari i Vlorës, Aleksandri me forcat e veta. Ushtria e koalicionit arrinte në një forcë prej afro 60.000 vetash, ndërsa ajo osmane deri në 15.000 veta. Osmanët, duke përfituar nga taktika e sulmeve të papritura kundër ushtrisë së rëndë feudale të ballkanasve, e zunë atë në befasi. Beteja u zhvillua më 25-26 shtator 1371 dhe mbaroi me disfatën e sundimtarëve ballkanas, shumë prej të cilëve u vranë, midis tyre edhe Aleksandri i Vlorës.

November 1, 2014 23:00
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*