Sa është thellësia maksimale e Adriatikut?

November 10, 2018 00:55

Sa është thellësia maksimale e Adriatikut?

Deti Adriatik është pjesë e detit Mesdhe, në jug të Europës, midis Gadishullit Ballkanik në lindje e Gadishullit të Apenineve në perëndim.

Në jug nëpërmjet kanalit të Otrantos lidhet me detin Jon e detin Mesdhe. Sipërfaqja e detit Adriatik është 130.000 km2, gjatësia maksimale 850 km dhe gjerësia 203 km.

Thellësia më e madhe është 1590 m, në vijën Shëngjin (Shqipëri)-Monopol (Itali). Bregdeti shqiptar i Adriatikut në përgjithësi është i ulët dhe i sheshtë.

Gjiret më kryesore në brigjet shqiptare të detit Adriatik janë gjiri i Vlorës, i Durrësit, i Rodonit dhe i Drinit, ndërsa kepet më kryesore janë kepi i Treporteve, i Semanit, i Selitës, i Rodonit etj.

k.a. / dita

November 10, 2018 00:55
Komento

1 Koment

  1. MH November 10, 14:08

    Siperfaqja e detit Adriatik po thuej e barabart me siperfaqen e etnike shqiptare 110 mije km/2.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*