Çfarë dihet për fshatin Tërbaç

September 26, 2016 10:12

Çfarë dihet për fshatin Tërbaç

I nderuar lexues!

Fshat i dëgjuar në rrethin e Vlorës. Në periudhën e socializmit u bashkua me Vranishtin në një kooperativë bujqësore. Tërbaçi ka qenë i banuar që në lashtësi. E vërtetojnë këtë gjetjet e shumta arkeologjike, por edhe  zbulimi u varrezave ilire. Është një fshat me tradita të kahershme patriotike, burrat e të cilit janë dalluar për trimëri. Banorët e këtij fshati kanë marrë pjesë gjallërisht në kryengritjet kundër Tanzimatit, ku u dallua Lulo Abazi dhe Miro Tërbaçi. Është vendlindja e patriotit të shquar demokrat revolucionar, Halim Xhelo, Heroi i Popullit. Gjatë Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare i gjithë fshati u hodh me Lëvizjen. Në gusht të vitit 1942 u krijua Ceta partizane e Tëbaçit, në tetor 1942 u ngrit Këshilli Nacionalçlirimtar i fshatit dhe në nëntor të këtij viti u ngrit celula e parë komuniste. Në Barmyshje të Tërbaçit në janar 1944 u krijua Brigada e Pestë Sulmuese, Heroinë e popullit, një nga më të mëdhatë dhe më ta lavishmet e Luftës Antifashiste Nacinalçlirimtare shqiptare. Fshati ka 52 dëshmorë dhe tre Heronj Populli. Tërbaçi është vendlindja e Hysni Kapos, udhëheqës i lartë në Luftë dhe në periudhën socialiste. Fshati i Tërbaçit tradicionalisht është marrë me bujqësi dhe blegtori, por më shumë me blegtori të imët. Cilësia e mishit dhe të bulmetrave këtu janë të një niveli të pakrahasueshëm me shumë zona të tjera të Vlorës. Nga Tërbaçi kanë dalë shumë kuadro me arsim të lartë që kontribuojnë në të gjithë Shqipërinë. Vetëm oficerë Tërbaçi ka patur 252 veta. Tani, pas viteve ’90, fshati është zvogëluar nga largimet e shumta të banorëve të tij nëpër qytete dhe vende të tjera jashtë Shqipërisë.

(Fjalori Enciklopedik Shqiptar)  

September 26, 2016 10:12
Komento

3 Komente

  1. Vloniat September 26, 20:22

    Fshati ku jugosllavet para luftes dhe gjate saj rekrutuan agjentet (Halim Xhelo, Hysni Kapo, etj.) dhe mercenaret e tyre per te miren ….. e tyre (jo te hqiperise). Fshati ku kishte bazen Dushan Mugosha.

    Reply to this comment
  2. shashica September 26, 20:26

    Kam lexuar diku se nga Terbaçi ka qene edhe Hysni Kapo. Rshte e vertete ? Ne se eshte keshtu pse nuk permendet se ka qene edhe hero i popullit dhe udheheqes i luftes.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*