Çfarë dihet për gadishullin e Ksamilit?

July 17, 2015 12:36

Çfarë dihet për gadishullin e Ksamilit?

I nderuar lexues! Gadishulli i Ksamilit shtrihet midis detit Jon në perëndim, liqenit të Butrintit në lindje dhe kanalit të Butrintit në jug. Në veri një istëm shumë i ngushtë (350 m) e lidh me Sarandën. Ka shtrirje nga veriu në jug 8 km dhe gjerësi (nga lindja në perëndim) nga 350 m në veri në afër 5 km në jug, si dhe sipërfaqe të përgjithshme rreth 15 km2. Vija bregdetare është e thyer, e lartë dhe shkëmbore. Gjiri kryesor është ai i Ksamilit, në të cilin ndodhen katër ishuj. Relievi i gadishullit është kodrinor me pjerrësi nga perëndimi. Lartësitë luhaten nga 187.6 m në 144 m dhe 234 m (kodra e Sotirës në juglindje). Në skajin juglindor, në një kep të vogël ndodhen rrënojat e qytetit të lashtë të Butrintit.

July 17, 2015 12:36
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*