Çfarë dihet për Gjirin e Lalëzit?

January 26, 2013 12:15

I nderuar lexues!

Gjiri i Lalëzit (njihet ndryshe edhe si Gjiri i Shën Pjetrit) shtrihet në bregdetin shqiptar të Adriatikut midis Kepit të Rodonit (Muzhlit të Skënderbeut) në veri dhe Bishtit të Pallës në jug. Emrin e ka marrë nga fshati Lalëz që gjendet pranë bregut verilindor të gjirit. Është i hapët nga ana e detit. Gjerësia e hyrjes është 20 km, gjatësia e vijës bregdetare 35 km. Bregdeti me përjashtim të pjesëve që i përkasin Kepit të Rodonit dhe Bishtit të Pallës është i ulët, me laguna e vende-vende moçalor (laguna e Bishtarakës). Në gji derdhen Erzeni, përroi i Tarinit dhe ai i Vorbës. Ata depozitojnë sasi të mëdha materialesh të ngurta dhe janë shkaku i ndryshimit të vazhdueshëm të vijës bregdetare të gjirit (e cila përparon në kurriz të detit) dhe e cektësisë së tij. Gjiri mbrohet mirë nga erërat veriore, por është i hapët ndaj erërave të drejtimeve të tjera.

January 26, 2013 12:15
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*