Çfarë dihet për historinë e Gjakovës?

August 27, 2016 10:17

Çfarë dihet për historinë e Gjakovës?

I nderuar lexues! Burimet dëshmojë se Gjakova ka qenë e banuar nga ilirë dardanë. Deri më 1582 ka qenë një vendbanim i vogël. Më 1662, në kronikat e udhëpërshkruesve të huaj përmendet si një qytet me 2000 shtëpi dhe 300 dyqane, ndërsa gjatë Rilindjes Kombëtare ishte qendër e rëndësishme  e tregut të brendshëm shqiptar me rreth 1000 dyqane. Në Lidhjen Shqiptare të Prizrenit u shquan figura të kësaj treve, si Sulejman Vokshi, Mic Sokoli etj. Edhe pas shtypjes së Lidhjes qyteti dhe malësia përreth mbetën vatra të kryengritjeve antiosmane. Në vitet 1912-1913, pas pushtimit të Kosovës e viseve të tjera nga ushtritë serbo-malazeze dhe pas vendimeve arbitrare në Konferencën e Londrës, Gjakova u shkëput nga trungu amtar.

August 27, 2016 10:17
Komento

1 Koment

  1. Korabi August 27, 12:24

    Emri Gjakove vjen nga Jak Vula i cili ishte pronari i tokes ne shek XVI. Pra emri dmth Jak- ove, fusha e Jakut.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*