Çfarë dihet për historinë e Gjirokastrës?
I nderuar lexues! Gjurmët e vendbanimit të hershëm të Gjirokastrës u përkasin shekujve të parë të erës së re. Duke pasur një pozitë më të mbrojtur nga vendbanimet e fushës dhe me rëndësi në rrugët nga brendësia e vendit dhe drejt jugut e drejt detit Jon në perëndim, u kthye në një kështjellë, që u bë bërthama e zhvillimit të mëtejshëm. Mori pamjen e një qendre qytetare në shek.XIII. Përmendet në kronikat bizantine më 1336 me emrin Argyropolihne (qyteza e Argjiros). Në këtë kohë nisi edhe ndërtimi i lagjeve të para. U përfshi në Despotatin e Epirit dhe më pas u bë qendër e feudalëve shqiptarë Zenebishë në shek.XIV. U pushtua nga osmanët më 1417 dhe më 1432 në kushtet e vështira të pushtimit kishte 163 banesa. Qyteti e rimori veten në shek.XVI dhe ishte qendër e sanxhakut të Delvinës. Tiparet kryesore si qytet me rëndësi Gjirokastra i mori në shek.XVII dhe lulëzoi sidomos në vitet 1800-1830.
Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.
Komento