Çfarë dihet për historinë e Kaninës?

September 10, 2016 09:02

Çfarë dihet për historinë e Kaninës?

I nderuar lexues! Kanina është fshat në rrethin e Vlorës, në shpatin verior të malit të Lungarës. Bën pjesë në fshatin e bashkuar Sherishtë.

Gërmimet arkeologjike e dëshmojnë si vendbanim që në gjysmën e parë të mijëvjeçarit të fundit p.e.s. Në shek.IV p.e.s. u shndërrua në qytet të fortifikuar me mure. Brenda kështjellës së Kaninës janë zbuluar rrënoja banesash, rrugë me kalldrëm, sterra uji etj.

E vijoi jetën si kështjellë dhe qytet mesjetar mbi bazën antike duke u rindërtuar disa herë. Emri i Kaninës përmendet për herë të parë në shek.XI. Për shkak të pozitës së saj strategjike, ajo u gjet shpesh herë e përfshirë në ngjarjet e mëdha luftarake të kohës.

Që nga shek.XIII Kanina përmendet si seli e një peshkopate të rëndësishme. Emri i Kaninës deri në shek.XV del gjithmonë i bashkuar me Vlorën.

September 10, 2016 09:02
Komento

1 Koment

  1. Terbaq September 10, 18:34

    A e ka ripushtuar xhamia osmane kalane e Kanines?

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*