Çfarë dihet për historinë e Lezhës?

June 26, 2016 12:15

Çfarë dihet për historinë e Lezhës?

U nderuar lexues!

Lezha u formua si qytet ilir me emrin Lis në fund të shek.IV p.e.s. mbi bazën e një vendbanimi protourban dhe ishte qendër e rëndësishme ekonomike e politike e sundimtarëve të fundit të mbretërisë ilire. Për të parën herë përmendet historikisht më 385 p.e.s. Muret e ndanin në tre pjesë: Akropolin, qytetin e sipërm dhe në pjesën fushore nga rrëza e kodrës deri në bregun e Drinit. Zhvillimin e tij më të madh Lisi e arriti në gjysmën e dytë të shek.III dhe në fillim të shek.II p.e.s. Ishte qendër zejtare e tregtare dhe port detar. Në vitin 213 u pushtua përkohësisht nga Filipi V i Maqedonisë, ndërsa më 168 nga romakët. Më pas u përfshi në provincën e Ilirikut. Lisi e vazhdoi jetën qytetare dhe në mesjetën e hershme (shek.VII-VIII). Në shek.IX bën pjesë në themën e Durrësit. Qyteti ishte qendër e rëndësishme ekonomike.

 

June 26, 2016 12:15
Komento

2 Komente

  1. skifteri June 26, 18:39

    1-Lisus ose Lezha e sotme ,beslidhja e Skenderbeut.
    2-Nimfë.,porti shëngjinit .. ,femër e bukur ,pagëzim i pushtimit Grekë shekulli IV -porti-detar i shëngjinit në formën e një gjysëm harku.
    3-Rëra e hedhur një mrekulli e pa shfrytëzuar .
    4-Laguna e ishullit me lloi lloi shpendësh
    5-Kalaja madhështore e Lezhës e shekullit IV-të etj

    Reply to this comment
    • Mimi June 8, 13:58

      Te verteta o skifter, vlera te medha por te gjitha po i shkaterron injoranca e pushteteve, Nimfeum i Shengjinit qe gjithe jeten nje qytet pa nje shkolle te mesme, Rana e Hedhun qe po parcelizohet nga pronaret e rinj, Kalaja qe tenton te behet me motele dhe fusha golfi dhe lagunat qe nuk jane me te tilla….per te ardhur keq….

      Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*