Çfarë dihet për historinë e Vlorës?

February 16, 2016 14:40

Çfarë dihet për historinë e Vlorës?

I nderuar lexues!

Vlora njihej në lashtësi me emrin Aulon. Gjurmët më të hershme i përkasin shek.VI p.e.s. Duke qenë një nyje e rrugëve tokësore e detare, u bë porti kryesor i Ilirisë pas rënies së Apolonisë e Orikumit. Në mesjetë fatet e qytetit lidhen me kështjellën e Kaninës. Më 1081 u pushtua nga normanët, më 1205 nga Venediku, pastaj kaloi nën sundimin e Hohenshtaufëve gjermanë dhe më 1272 u përfshi në mbretërinë e Arbërisë. Vlora u bë një qendër e lulëzuar tregtare e zejtare, si despotat më vete. Kaloi në shek.XIV nën sundimin e Balshajve. Osmanët e pushtuan më 1417, ishte i pari port i pushtuar prej tyre në Adriatik. Në shekujt e mëpasëm ishte qendër e sanxhakut. Në shek.XVII-XVIII qyteti u bë përsëri një qendër e rëndësishme ekonomike-tregtare dhe port eksporti e importi. Ali Pashë Tepelena e mori më 1812.

February 16, 2016 14:40
Komento

2 Komente

  1. vjeshta February 17, 08:17

    Ça ka me u ditë?!
    Nuk ka histori e pikë!
    Labë hesapi, vrasje për një dorë bar dhe vjedhje. Kjo eshte hostoria e tyre.
    Se mos na i pershkruani këta si djepi i kulturës???!!!

    Reply to this comment
  2. soll lili July 6, 20:04

    Po or malok vjeshtuk ashtu eshte,shko futi i kar dhis tani se e nxorre dufin me lapt.Bole!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*