Çfarë dihet për ishullin e Sazanit?

March 25, 2015 17:59

Çfarë dihet për ishullin e Sazanit?

I nderuar lexues! Ishulli i Sazanit është ishulli më i madh i Shqipërisë me një sipërfaqe 5.5 km2. I njohur që nga antikiteti me emrin Sason, ishulli ka një pozitë të rëndësishme strategjike në hyrje të gjirit të Vlorës dhe në skajin lindor të kanalit të Otrantos. Sazani ndahet nga Karaburuni me ngushticën e Mezokanalit ose Ngushtica Jugore dhe nga istmi i Treporteve me Ngushticën Veriore. Nga skela e Vlorës është 16 km larg. Vija bregdetare e ishullit është e lartë, shkëmbore, vende-vende me gremina. Gjiri më i rëndësishëm dhe i mbrojtur është ai i Shënkollës, ku gjendet edhe skela e ishullit dhe qendra e banuar e Sazanit. Si reliev formon një bllok malor të vetëm me lartësi deri në 342 m (pika më e lartë e ishullit).

March 25, 2015 17:59
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*