Çfarë dihet për kështjellën e Durrësit?

January 13, 2016 10:34

Çfarë dihet për kështjellën e Durrësit?

I nderuar lexues! Kështjella e Durrësit i përket mesjetës së hershme. U ndërtua në shek.V-VI në periudhën e Anastasit I, kur qyteti u rrethua me tri radhë muresh prej tulle. Më 1225 despoti i Epirit Teodor Komneni ndërtoi një kryekullë në murin verior. Më 1274-1280 anzhuinët rindërtuan akropolin dhe ngritën lartësinë e mureve e të kullave. Në mesjetë akropoli cilësohet si “Kështjella e sipërme” dhe aty kishte selinë duka i Durrësit, ndërsa në shek.XIV feudalët shqiptarë Karl e Gjergj Topia. Gjatë shek.XV venedikasit e rindërtuan kështjellën e poshtme, që ruhet sot, duke ngritur kulla në këndet dhe në mesin e mureve. Më 1501 kështjella u pushtua nga osmanët, të cilët më 1502 ndërtuan një mur ndarës, e zvogëluan në një të pestën e sipërfaqes dhe e kthyen në kështjellë garnizoni.

January 13, 2016 10:34
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*