Çfarë dihet për kështjellën e Paleokastrës?

June 10, 2016 16:36

Çfarë dihet për kështjellën e Paleokastrës?

I nderuar lexues!

Kështjella e Paleokastrës i përket periudhës së antikitetit të vonë. Ndodhet në provincën e Epirit të Vjetër, aty ku bashkohet lumi Drino me lumin e Kardhiqit. Sipas mbishkrimit dedikues, u ndërtua më 311-314 nën mbikëqyrjen e presidit të provincës. Shërbente për njësinë ushtarake, që kontrollonte lëvizjen në rrugët gjatë luginës së të dy lumenjve. Kështjella ka trajtë trapezi, përfshin 1 ha sipërfaqe, hyrja kryesore është në perëndim. Brenda ruhen gjurmë të fjetoreve të ushtarëve. U shkatërrua më 378 nga gotët. U rindërtua në shek.V, kur u ngritën edhe dy bazilika paleokristiane. Jeta dëshmohet deri në fund të shek.VI.

 

June 10, 2016 16:36
Komento

1 Koment

  1. Bertranio June 11, 20:22

    Palokaster nuk mund te jete emri fillestar i kertij qyteti sepse perberesi i dyte i ketij emri KASTER (nga latinishtja castrum – ‘keshtjelle’) sepse keshtjella u ndertua ne shekullin e katert kurse qyteti ekszistinte 7 shekuj para ndertimit te keshtjelles romake.
    Ne vitin 1938, duke u mbeshtetur edhe ne pershkrimte e koloneit anglez Leale, historiani gjerman Eugen Oberhummer provoi se, para nderimit te keshtjelles romake, emri i i qytetit, ishte Panote (Phanote).
    Me ndertimin e keshtjelles qyteti u quajt Panotkaster, nga i cili emer ne baze te regullave fonetike te shqipes (nderimi r > l) doli emri i sotem Palokaster (sic ka ndodhur edhe me portin e Panormos ne Himare qe sot quhet Palermo),
    Te mos ngaterohet me fjalen greke paleos ‘i vjeter’

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*