Çfarë dihet për kishën e Shën Mërisë në Labovën e Kryqit?

August 16, 2014 14:23

Çfarë dihet për kishën e Shën Mërisë në Labovën e Kryqit?

I nderuar lexues! Kisha e Shën Mërisë në fshatin Labovë e Kryqit, në rrethin e Gjirokastrës, është ndërtuar në fundin e shek.XIII. Përbën një ndërtim të veçantë nga pikëpamja planimetrike e vëllimore. Në plan kisha është e tipit me sallë qendrore, mbuluar me kupolë mbi tambur. Është e ndërtuar me gurë e tulla në pjesën e poshtme dhe e zbukuruar vetëm me tulla në pjesën e sipërme, të vendosura me forma nga më të ndryshmet, si në asnjë nga kishat e vendit tonë. Monumenti shquhet për vlerat e arkitekturës e përmasat e veta (17 m lartësia), dëshmon për lidhjet me arkitekturën e Kostandinopojës dhe i përket shkollës së Shqipërisë së Jugut në arkitekturën bizantine.

 

 

August 16, 2014 14:23
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*