Çfarë dihet për Kodikët e Beratit?

May 7, 2014 09:07

Çfarë dihet për Kodikët e Beratit?

I nderuar lexues! Kodikët e Beratit janë libra të dorëshkruar në pergamenë me përmbajtje fetare. Në vendin tonë dorëshkrime të tilla janë ruajtur sidomos në Berat. Nga më të rëndësishmit midis tyre janë Kodiku i Purpurt dhe Kodiku i Artë. Kodiku i Purpurt është shkruar në gjuhën greke, përmban pjesë nga ungjijtë e Mateut e të Markut dhe është shkruar në shek.VI me ngjyrë të kuqe, prej nga ka marrë dhe emrin “i purpurt”. Është zbuluar në vitin 1868. Kodiku i Artë është dorëshkrim i shek.X në gjuhën greke, përmban pjesë nga ungjijtë të shkruara në pergamenë me shkronja të vogla të arta. Ekzistenca e këtyre dorëshkrimeve dhe bibliotekës ku ato ruheshin, dëshmohet që nga viti 1346.

May 7, 2014 09:07
Komento

1 Koment

  1. ina May 30, 15:43

    per kodiket e beratit duhet te postohet me shume

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*