Çfarë dihet për kryengritjen e shtatorit 1913?

February 5, 2015 23:26

Çfarë dihet për kryengritjen e shtatorit 1913?

I nderuar lexues! Kryengritja e shtatorit 1913 ishte kryengritja e parë e armatosur kundër pushtuesve serbë. Shpërtheu më 20 shtator në Dibër, përfshiu Gollobordën, Strugën, u përhap në Kosovë, në rrethet e Pejës, Gjakovës, Prizrenit, Drenicës e deri në afërsi të Prishtinës. U shkaktua nga vendimet e padrejta të Fuqive të Mëdha mbi kufijtë e Shqipërisë, si dhe nga terrori i egër i ushtrisë serbe në trevat e pushtuara shqiptare. Numri i kryengritësve arriti në disa mijëra veta. Ata arritën të çlironin Peshkopinë, Ohrin, Strugën, Gostivarin. Por kryengritja shpërtheu para kohe dhe nuk arriti të bashkërendonte veprimet luftarake të trevave të ndryshme e të siguronte municionet e nevojshme. Pas përleshjesh të ashpra kryengritja u shtyp. Kryengritja pati jehonë të madhe në të gjithë vendin dhe në mjaft vende të botës.

 

February 5, 2015 23:26
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*