Çfarë dihet për kulturën e Matit?

October 29, 2014 14:54

Çfarë dihet për kulturën e Matit?

I nderuar lexues! Kultura e Matit është kulturë ilire e varrezave tumulare të ngritura gjatë luginës së mesme të lumit Mat nga periudha e bronzit deri në shekujt e parë të e.s. Janë hapur 54 tuma të ndërtuara me dhe. Varret janë me gropë ose të rrethuara e të mbuluara me gurë, në trajtë drejtkëndëshi ose elipsi. Më mirë është përfaqësuar kultura materiale e shek.VII-V p.e.s. që përkon me periudhën e lulëzimit të kulturës së Matit dhe të formimit më të plotë të tipareve të saj. Varret e kësaj periudhe kanë inventar shumë të pasur, që përbëhet nga vegla pune e armë hekuri. Kultura e Matit është e përhapur gjerësisht në Shqipërinë e Veriut, si në Mirditë, Lezhë, Shkodër e deri jashtë kufijve të Shqipërisë, në Mal të Zi.

October 29, 2014 14:54
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*